Shko te përmbajtja

UEFA Kampionati Evropian i Futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
UEFA Kampionati Evropian i Futbollit
Kupa Henri Delaunay i Kampionatit Evropian
Themeluar1958; 68 vite më parë (1958)
RajoniEvropa (UEFA)
Numri i skuadrave24 (finale)
55 (ka të drejtë të hyjë në kualifikim)
Kampioni aktual Spanja (titulli i 4të)
Skuadra më e suksesshme Spanja
(4 tituj)
UebfaqjaOfficial website
UEFA Euro 2028 dhe kualifikues

UEFA Kampionati Evropian i Futbollit është garimi kryesor futbollistik i kombëtareve Evropiane në futbollin e meshkujve organizuar nga UEFA. Ky garim mbahet çdo katër vite që nga viti 1960. Fillimisht ky garim u emërua si Kupa e Nacioneve Evropiane, duke ndërruar në emrin Kampionati Evropian i Futbollit në vitin 1968. Garimi llogaritet i dyti më i rëndësishmi mes kombëtareve bazuar në famën Evropiane dhe botërore pas FIFA Kampionati Botëror i Futbollit.

Përveç kësaj është edhe UEFA Kamionati i Femrave inaguruar në vitin 1984 dhe që nga viti 1997 mbahet çdo katër vite sikurse edhe Kampionati Evropian për Nën-21, kampionat ky për meshkuj që mbahet çdo dy vjet.

Para vitit 1980, vetëm katër kombëtare kualifikoheshin për në garimin final. Që nga viti 1980 tetë ekipe garonin, kurse që nga viti 1996 garimi u zgjerua përsëri në numrin nismëtarë prej 16 kombëtareve në garimin final. Ekipet garuese zgjidhen pas një serie të garimit kualifikues. Në vitin 1960 dhe 1964 zgjidheshin përmes lojërave vendas/nikoqir, kurse nga viti 1968 përmes kombinimit; garimit në grupe dhe mysafir/nikoqir ndeshjeve. Ekipi/ekipet organizues zgjedhet direkt për në garimin final.

Kampioni i fundit asnjëherë nuk ka kaluar direkt në garimin final, por ka marr pjese në garimin kualifikues sikur dhe ekipet tjera.

Henri Delaunay Trophy (lexo: Henri Deloinai Trofi, sq.: Trofeu Henri Deloinai), që i jepet fituesit të garimit (Kampionit Evropian) është emëruar për nderë të sekretarit të parë gjeneral të UEFA, Henri Delaunay, i cili e dha idenë e Kampionatit Evropian, por vdiq pesë vite para zhvillimit të garimit të parë në vitin 1960. Djali i tij Pierre Delaunay ishte përgjegjës për ndërtimin e trofeut.[1] Ky trofe, me të njejtat përmasa, është dhuruar që në Kampionatin Evropian të vitit 2004.

Për Kampionatin Evropian të vitit 2008 trofeu u rimodelua duke iu ndërruar përmasat, në një trofe më të madhë. Trofeu u ndërtua me përmasa 18 centimetra më i lartë dhe 2 kilogram më i rëndë duke arritur peshën totale në 8 kilogram dhe gjatësinë në 60 centimetra.[2] [3]

Për tu kualifikuar në garimin final ekipet duhet të jenë fituese ose të zënë vendet e dyta në garimin kualifikues.Ekipet ndahen në 7 grupe kualifikuese. Pas përzgjedhjes ekipet vazhdojnë në garimin final, fillimisht garimin gruporë, në vendin/vendet nikoqir/e i cili vend (ose vende) është kualifikuar direkt në garimin final përshkak se është organizues i garimit. Garimi kualifikues fillon në vjestë menjëherë pas mbarimit të Kampionatit Botëror dhe zgjat gati dy vite para garimit final.

Grupet kualifikuese përzgjidhen nga komiteti i UEFA-së duke marr parasyshe disa kritere.

Gjashtëmbëdhjetë ekipet e kualifikuara për garimin final mblidhen përsëri në katër grupe të garimit final grupor si dhe ekipi/ekipet nikoqire, grupet përzgjidhen duke përdorur metodën e tërhqjes nga ana e komisionit të UEFA-s. Ekipet e këtyre katër grupeve luajnë ndeshje të formatit të ligave, secili me secilin. Pas zhvillimit të secilit ekip nga një ndeshje me secilin ekip në grupin përkatës, i pari dhe i dyti i grupit kualifikohen për në çerekfinale.

Garimi eliminues
Çerek finalja
A1 - B2 (Fituesi E1)
B1 - A2 (Fituesi E2)
C1 - D2 (Fituesi F1)
D1 - C2 (Fituesi F2)
Gjysëm finalja
Fituesi E1 - Fituesi F1 (Fituesi G1)
Fituesi E2 - Fituesi F2 (Fituesi G2)
Finalja
Fituesi G1 - Fituesi G2
Viti Nikoqir Finalja Vendi i tretë
Fitues Rezultati I Dyti I Treti Rezultati I Katërti
1960 Franca Bashkimi Sovjetik2 - 1
shtesë
Jugosllavia Çekosllovakia2 - 0 Franca
1964 Spanja Spanja2 - 1 Bashkimi Sovjetik Hungaria3 - 1
shtesë
Danimarka
1968 Italia Italia1 - 1
shtesë
2 - 0 përsëritur
Jugosllavia Anglia2 - 0 Bashkimi Sovjetik
1972 Belgjika Gjermania3 - 0 Bashkimi Sovjetik Belgjika2 - 1 Hungaria
1976 Jugosllavia Çekosllovakia2 - 2
shtesë
(5 - 3)
penalti
Gjermania Holanda3 - 2
shtesë
Jugosllavia
1980 Italia Gjermania2 - 1 Belgjika Çekosllovakia1 - 1
(9 - 8)
penalti
Italia
Viti Nikoqiri Fituesi Rezultati I Dyti Gjysmëfinalistët — nuk luhet më ndeshja për vendin e tretë
1984 Franca Franca2 - 0 Spanja Danimarka dhe Portugalia
1988 Gjermania Holanda2 - 0 Bashkimi Sovjetik Italia dhe Gjermania
1992 Suedia Danimarka2 - 0 Gjermania Holanda dhe Suedia
1996 Anglia Gjermania2 - 1
goli i artë
Çekia Anglia dhe Franca
2000 Belgjika
Holanda
Franca2 - 1
goli i artë
Italia Holanda dhe Portugalia
2004 Portugalia Greqia1 - 0 Portugalia Çekia dhe Holanda
2008 Austria
Zvicra
Spanja1 - 0 Gjermania Rusia dhe Turqia
2012 Polonia
Ukraina
Spanja4 - 0 Italia Gjermania dhe Portugalia
2016 Franca Portugalia1 - 0
shtesë
Franca Uellsi dhe Gjermania
2020 Azerbajxhani
Danimarka
Anglia
Gjermania
Hungaria
Italia
Holanda
Rumania
Rusia
Skocia
Spanja
Italia1 - 1
shtesë
(3 - 2)
penalti
Anglia Danimarka dhe Spanja
2024 Gjermania Spanja2 - 1 Anglia Franca dhe Holanda

Statistikat finale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekipi Tituj I Dyti I Treti Gjysmëfinalist I Katërti
Spanja4: (1964, 2008, 2012, 2024)1: (1984)-1: (2020)-
Gjermania3: (1972, 1980, 1996)3: (1976, 1992, 2008)-3: (1988, 2012, 2016)-
Franca2: (1984, 2000)1: (2016)-2: (1996, 2024)1: (1960)
Italia2: (1968, 2020)2: (2000, 2012)-1: (1988)1: (1980)
Bashkimi Sovjetik1: (1960)3: (1964, 1972, 1988)--1: (1968)
Çekosllovakia1: (1976)-2: (1960, 1980)--
Holanda1: (1988)-1: (1976)4: (1992, 2000, 2004, 2024)-
Danimarka1: (1992)--2: (1984, 2020)1: (1964)
Greqia1: (2004)----
Portugalia1: (2016)1: (2004)-3: (1984, 2000, 2012)-
Jugosllavia-2: (1960, 1968)--1: (1976)
Anglia-2: (2020, 2024)1: (1968)1: (1996)-
Belgjika-1: (1980)1: (1972)--
Çekia-1: (1996)-1: (2004)-
Hungaria--1: (1964)-1: (1972)
Suedia---1: (1992)-
Turqia---1: (2008)-
Rusia---1: (2008)-
Uellsi---1: (2016)-
MikpritësNacioniViti/e
tre herë Franca1960, 1984, 2016
tre herë Gjermania1988, 2020, 2024
tre herë Italia1968, 1980, 2020
dy herë Belgjika1972, 2000
dy herë Anglia1996, 2020
dy herë Holanda2000, 2020
dy herë Spanja1964, 2020
një herë Austria2008
një herë Azerbajxhani2020
një herë Danimarka2020
një herë Hungaria2020
një herë Polonia2012
një herë Portugalia2004
një herë Rumania2020
një herë Rusia2020
një herë Skocia2020
një herë Suedia1992
një herë Zvicra2008
një herë Ukraina2012
një herë Jugosllavia1976

Paraqitje në finale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
ParaqitjeShteti
14 Gjermania[4]
12 Spanja
11 Franca
Italia
Anglia
Holanda
Çekia[5]
10 Rusia[6]
Danimarka
9 Portugalia
7 Suedia
Kroacia
Belgjika
6 Rumania
Zvicra
Turqia
5 Jugosllavia[7]
Polonia
Hungaria
4 Greqia
Skocia
Ukraina
Austria
3 Irlanda
Sllovakia
2 Bullgaria
Shqipëria
Uellsi
Sllovenia
1 Letonia
Norvegjia
Serbia dhe Mali i Zi
Irlanda e Veriut
Islanda
Finlanda
Maqedonia e Veriut
Serbia
Gjeorgjia
  1. Michael Harold, 'S'mund të gjesh trofe superior' Arkivuar 14 mars 2007 tek Wayback Machine, UEFA.com, 27 janar, 2006
  2. Trofe i ri për UEFA EURO 2008 Arkivuar 14 dhjetor 2007 tek Wayback Machine, UEFA.com, 23 janat, 2007 -
  3. http://www.uefa.com/competitions/EURO/news/Kind=1/newsId=389177.html Arkivuar 14 mars 2007 tek Wayback Machine
  4. Duke përfshirë paraqitjet si Gjermania Perëndimore.
  5. Duke përfshirë paraqitjet si Çekosllovakia.
  6. Duke përfshirë paraqitjet si Bashkimi Sovjetik.
  7. Kualifikimi i vitit 1992 nuk përfshihet për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]