Juliani
| Juliani | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Perandor romak | |||||||||
| Augustus | 3 nëntor 361 – 26 qershor 363 (shpallur në shkurt 360) | ||||||||
| Predecessor | Konstanci II | ||||||||
| Successor | Joviani | ||||||||
| Caesar | 6 nëntor 355 – 360 | ||||||||
| Born | 331 Kostandinopojë, Perandoria Romake | ||||||||
| Died | 26 qershor 363 (31–32 vjeç) Samarra, Mesopotami, Perandoria Sasanide | ||||||||
| Burial | Tarsus, pastaj Kisha e Apostujve të Shenjtë | ||||||||
| Spouse | Helena (m.v. 355, vdekur në vitin 360) | ||||||||
| |||||||||
| Dinastia | Konstantiniane | ||||||||
| Father | Julius Konstantini | ||||||||
| Mother | Basilina | ||||||||
| Religion | Paganizmi helenistik, më parë Krishtërimi | ||||||||
Juliani[a][2][3][4] (Flavius Claudius Julianus; Ἰουλιανός Script error: The function "transl" does not exist.; 331 – 26 qershor 363) ishte perandor romak nga viti 361 deri në vitin 363, si dhe një filozof dhe shkrimtar i shquar në greqisht. [5] Refuzimi i tij i krishtërimit dhe promovimi i helenizmit neoplatonik në vend të tij, bëri që në traditën e krishterë ai të kujtohej si Julian Apostati.[6][7]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nip i Kostandinit të Madh,[8] Juliani ishte një nga të paktët në familjen perandorake që i mbijetoi spastrimeve dhe luftërave civile gjatë mbretërimit të Konstantinit të II, Konstansit dhe Kostancit II, kushërinjve të tij. Babai i tij, Julius Konstantini, gjysmë-vëllai i vogël i Kostandinit I, ndërsa mamaja ishte një fisnike bitiniane e quajtur Basilina, vajza e një zyrtari të lartë, të quajtur po Julian, i cili kishte shërbyer si prefekt pretorian dhe kreu i qeverisë nën perandorin e mëparshëm, Licini. Nëna e tij vdiq pak pas lindjes së tij dhe ai e kaloi fëmijërinë e tij në Kostandinopojë, duke formuar një lidhje të fortë me qytetin. Juliani me gjasa u rrit me greqishten si gjuhë të parë.[9] dhe duke qenë nipi i perandorit të parë të krishterë, Kostandinit, ai u rrit nën besimin e krishterë.[10]
Në trazirat pas vdekjes së Kostandinit I në vitin 337, në mënyrë që të siguronte sundimin e tij dhe të vëllezërve të tij, kushëriri i Julianit, Konstantini II, duket se ka drejtuar një masakër ndaj shumicës së të afërmve të Julianit. Thuhet se Konstantini II urdhëroi vrasjet e shumicës së pasardhësve nga martesa e dytë e Konstanc Klorit dhe Theodorës, duke lënë vetëm Julius Konstantinit dhe vëllezërit e tij, Konstancin II dhe Konstansin, si dhe kushërinjtë e tyre, Julianin dhe Konstant Galin (gjysmë-vëllai i Julianit), si meshkuj të mbijetuar të afërm të perandorit Kostandin. Konstantini II, Konstanci II dhe Konstansi u shpallën bashkë-perandorë, duke sunduar secili një pjesë të territorit romak. Juliani dhe Gali u përjashtuan nga jeta publike, u mbikëqyrën në mënyrë strikte gjatë rinisë së tyre dhe iu dha një edukim i krishter. Me gjasa ata u shpëtuan nga mituria e tyre. Nëse shkrimet e mëvonshme të Julianit duhet të besohen, Konstantini më vonë do të vuante nga fajësia në masakrën e vitit 337.[11]
Juliani mbeti jetim si fëmijë pasi babai i tiju ekzekutua në vitin 337 dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij nën mbikëqyrjen e ngushtë të Konstantinit.[12] Fillimisht u rrit në Bitini, nga gjyshja nga nëna. Megjithatë, perandori e lejoi Julianin të ndiqte lirisht një arsim në lindjen greqishtfolëse, me rezultatin që Juliani u bë jashtëzakonisht i kulturuar për një perandor të kohës së tij.[13] Në moshën shtatë vjeçare ai qe nën mbrojtjen e Eusebit, peshkopi gjysmë-arian i Nikomedisë dhe u mësua nga Mardoni, një eunuk got, rreth të cilit më vonë ai shkroi me ngrohtësi. Pasi Eusebi vdiq në vitin 342, si Juliani ashtu dhe Gali u zhvendosën në pronat perandorake të Macellum-it në Kapadoki. Aty Juliani u njoh me peshkopin e krishter Xhorxhin e Kapadokisë, i cili i huazoi atij libra nga tradita klasike. Në moshën 18 vjeçare ekzili u hoq dhe ai banoi shkurtimisht në Kostandinopojë dhe Nikomedi.[14] Ai u bë një lektor, një zyrë e vogël në kishën e krishterë dhe shkrimet e tij të mëvonshme tregojnë një njohuri të hollësishme të Biblës, me gjasa të marë në jetën e hershme.
Konvertimi i Julianit nga Krishtërimi në paganizëm ndodhi në moshën 20 vjeçare. Duke kujtuar jetën e tij në vitin 362, Juliani shkroi se ai kishte kaluar 20 vjetë në mënyrën e Krishtërimit dhe 12 në mënyrën e vërtetë. d.m.th. mënyrën e Heliosit. Juliani e filloi studimin e tij të Neoplatonizmit në Azinë e Vogël në vitin 351, fillimisht nën Aedesiusin, filozof dhe pastaj studentin e Aedesiusit, Eusebin e Mindit. Ishte nga Eusebi që Juliani mësoi idetë e Maksimit të Efesit, të cilin Eusebi e kritikonte për formën e tij më tepër mistike të theurgjisë neoplatonike. Eusebi e raporton takimin e tij me Maksimin, në të cilin ai e ftoi atë në tempullin e Hekatës dhe duke kënduar një hymn, bëri që statuja e hyjneshës së buzëqeshte dhe pishtari i saj të ndizej. Eusebi thuhet se i tregoi Julianit se ai Nuk duhet të mrekullohet nga këto gjëra, madje as siç u mrekullova unë, por beso se gjëja me rëndësinë më të lartë është purifikimi i shpirtit që arrihet nëpërmjet arsyes. Megjithë paralajmërimin e Eusebit në lidhje me mashtrimet e shtriganerisë dhe magjisë që mashtrojnë ndjesitë dhe veprat e komplotistëve që janë njerëz të marrë i përhumbin ushtrimet e fuqisë tokësore dhe materiale, Juliani u intrigua dhe kërkoi Maksimin si mentorin e tij të ri. Sipas historianit Eunapius, kur Juliani u largua nga Eusebi, ai i tha mësuesit të mëparshëm mirupafshim dhe kushtoja veten librave të tu. Më ke treguar njeriun për të cilin isha në kërkim.[15]
Konstantini II vdiq në vitin 340, kur ai sulmoi vëllain e tij, Konstansin. Konstansi nga ana tjetër ra në vitin 350 në luftë me uzurpatorin Magnetius. Kjo e la Konstancin e II si perandorin e vetëm të mbetur. Në nevojë për mbështetje, në vitin 351 ai e bëri gjysmë-vëllain e Julianit, Galin, çezar të Lindjes, ndërsa Konstanci II vetë e ktheu vëmendjen nga perëndimi te Magnetiusi, të cilin ai e mundi vendosmërisht atë vit. Në vitin 354 Gali, i cili kishte imponuar një sundim terrori mbi territoret nën drejtimin e tij, u ekzekutua. Juliani u thirr në oborrin e Konstancit në Mediolanum në vitin 354 dhe e mbajti për një vit, nën dyshimin e intrigave tradhëtare, në fillim me vëllain e tij dhe pastaj me Klaud Silvanin; ai u pastrua, pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së perandores Eusebia në anën e tij dhe iu lejua të studionte në Athinë (Juliani ia shpreh mirënjohjen e tij perandores në oracionin e tij të tretë).[16] Ndërsa ndodhej aty, Juliani u njoh me dy njerëz që më vonë do të bëheshin peshkopë dhe shenjtorë: Grigor Teologun dhe Vasilin e Kajserit. Në të njëjtën periudhë, Juliani u iniciua në Misteret Eleuzine, të cilat më vonë do të përpiqej ti restauronte.
Sundimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi u përballë me rrebelimet e Magnentiusit dhe Silvanit, Konstanci II ndjeu nevojën për një përfaqësues permanent në Gali. Në vitin 355, Konstanci II e thirri Julianin në Mediolanum dhe më 6 nëntor e bëri atë çezar të perëndimit, duke e martuar atë me motrën e tij, Helenën. Konstanci, pas përvojës së tij Galin, synonte që përfaqësuesi i tij të ishte më tepër kre figurativ, sesa një pjesëmarrës aktiv në ngjarje, kështu ai e dërgoi Julianin në Gali me një shpurë të vogël, duke menduar se prefektët e tij aty do ta mbanin atë nën kontroll. Në fillim refuzues për ta shkëmbyer jetën e tij studiuese për luftën dhe politikën, në vijim Juliani shfrytëzoi çdo mundësi për ta përfshirë veten në çështjet e Galisë.[17] Në vitet në vazhdim ai mësoi se si të drejtonte dhe pastaj menaxhonte një ushtri, nëpërmjet një serie fushatash kundër fiseve gjermanike që ishin vendosur në të dyja anët e Rinit.
Megjithë papërvojën e tij, Juliani tregoi sukses të papritur në kapacitetin e tij të ri, duke mposhtur dhe kundërsulmuar sulmet gjermane nëpër Rhine dhe duke inkurajuar kthimin në prosperitet të provincave të shkatërruara.[12] Gjatë fushatës së tij të parë në vitin 356, Juliani drejtoi një ushtri në Rin, ku ai sulmoi banorët dhe rekuperoi mjaft qytete të rëna në duart e frankëve, duke përfshirë Colonia Agrippina (Këlni). Nën brezin e tij, ai u tërhoq me sukses për dimërim në Gali, duke i shpërndarë forcat e tij për të mbrojtur qytete të ndryshme dhe duke zgjedhur qytetin e vogël të Senonit, afër Verdunit për të pritur pranëverën.[18] Ky doli të ishte një gabim taktik, pasi ai ishte lënë me forca të pamjaftueshme për tu mbrojtur kur një kontigjent i madh frankësh e rrethuan qytetin dhe Juliani u mbajt virtualisht rob aty, për mjaft muaj, derisa gjenerali i tij, Marcellus denjoi ta lironte. Marrëdhëniet midis Julianit dhe Marcellusit duket se kanë qenë të dobëta. Konstanci pranoi raportimin e Julianit për ngjarjet dhe Marcellusi u zëvendësua si magister equitum nga Severi.[19][20]
Viti pasues pa një operacion të përbashkët të planifikuar nga Konstanci për të rifituar kontrollin e Rinit nga fiset gjermanike që ishin ndarë përgjatë lumit. Nga jugu magister peditum-i i tij, Barbatio do të vinte nga Milanoja dhe ti grumbullonte forcat në Augst, pastaj të nisej drejtë veriut me 25,000 ushtarë; Juliani me 13,000 trupa do të lëvizte drejtë lindjes nga Durocortorum-i (Reimsi). Megjithatë, ndërsa Juliani po marshonte, një grup Laeti do të sulmonte Lugdunumin (Lioni) dhe Juliani u vonua në mënyrë që të merej me ta. Kjo e la Barbation të pa mbështetur dhe thellë në territorin aleman, kështu që ai u ndje i detyruar të tërhiqej mbrapa. Në këtë mënyrë operancioni i koordinuar kundër fiseve gjermanike dështoi.[20][21]
Me Barbation jashtë kuadrit, mbreti Knodomarius drejtoi një konfederatë forcash alemane kundër Julianit dhe Severit në Betejën e Argentoratit. Romakët ishin shumë më të paktë[20] dhe gjatë nxentësisë së betejës një grup prej 600 kalorësish në krahun e djathtë dezertuan,[22] megjithatë, duke përfituar nga kufizimet e terrenit, romakët arritën një fitor vendimtare. Armiku i ndoq dhe u drejtua për te lumi. Mbreti Knodomarius u kap dhe më vonë u dërgua te Konstanci në Mediolanum.[23][24] Amian Marcelini, i cili ishte pjesëmarrës në betejë, e portretizon Julianin në krye të zhvillimeve të betejës[25] dhe përshkruan se si ushtarët, për shkak të këtij suksesi, e brohoritën Julianin duke u përpjekur ta bënin atë august, por që ai e refuzoi. Më vonë ai i shpërbleu ata pë trimërinë e tyre.[26]
Në vend që të ndiqte armiqtë përgjatë Rinit, Juliani tani përparoi për të ndjekur Rinin nga veriu, itinerari që ai ndoqi vitin e mëparshëm gjatë rrugës së kthimit në Gali. Në Moguntiacum (Majnci), gjithësesi, ai e kapërceu Rinin në një ekspeditë që depërtoi thellë në atë që tashmë është Gjermania dhe detyroi tre mbretëri vendore të nënshtroheshin. Ky aksion u tregoi alemanëve se Roma ishte prapë e pranishme dhe aktive në zonë. Gjatë rrugës së tij të kthimit në zonën e dimërimit në Paris ai u përballë me një bandë frankësh që kishin marrë kontrollin e disa fortesave të braktisura përgjatë lumit Meuse. [27][23]
Në fund të vitit 257 Juliani, me prestigjin e fitores së tij ndaj alemanëve, që i dha atij vetëbesim, parandaloi një rritje taksash nga prefekti pretorian gal Florentius dhe mori vetë përsipër provincën e Belgica Secunda. Kjo ishte përvoja e parë e Julianit me administrimin civil, ku pikëpamjet e tij ishin ndikuar nga edukimi i tij liberal në Greqi. Ngushtësisht ai ishte një rol që i përkiste prefektit pretorian. Megjithatë, Florentiusi dhe Juliani u përplasën shpesh mbi administrimin e Galisë. Përparësia kryesore e Julianit, si çezar dhe komandant i përgjithshëm i Galisë, ishte të dëbonte barbarët që depërtonin kufirin e Rinit. Ai kërkoi të fitonte mbështetjen e popullsisë qytetare, e cila ishte e nevojshme për operacionet e tij në Gali dhe gjithashtu të tregonte ushtrisë së tij gjerësisht gjermanike, avantazhet e sundimit perandorak romak. Në këtë mënyrë Juliani e ndjente të nevojshme të rindërtonte kushte stabile dhe paqësore në qytetet dhe fshatrat e rrënuara. Për këtë arsye, Juliani u përplas me Florentiusin mbi përpjekjen e këtij të fundit për rritjen e taksave dhe burokracinë e korruptuar të tij.
Në vitin 358, Juliani do të arrite fitore mbi frankët salianë në Rinin e Poshtëm, duke i vendosur ata në Toksandria në Perandorinë Romake, në veri të qytetit të tanishëm të Tongerenit dhe mbi çamavit, që u dëbuan prapë në Hamaland.
Konstanci II u përpoq të mbante disa mënyra kontrolli mbi çezarin, që shpjegon largimin e këshilltarit të ngushtë të Julianit nga Galia, Saturninius Secundus Salutius. Largimi i tij nxiti shkrimin e oracionit të Julianit Ngushëllim pas largimit të Salutiusit.[28]
Në vitin e katërt të qëndrimit të Julianit në Gali, perandori sasanid Shapuri II, pushtoi Mesopotaminë dhe mori qytetin e Amidës pas një rrethimi 73-ditësh. Në shkurt 360, Konstanci II urdhëroi më shumë se gjysmën e trupave galike të Julianit ti bashkoheshin ushtrisë së tij lindore, urdhëri e anashkalonte Julianin dhe u drejtohej drejtpërdrejtë komandantëve. Megjithëse Juliani në fillim u përpoq ta zbatonte urdhërin, ai provokoi një kryengritje nga trupat e petulantëve, të cilët nuk kishin dëshirë të largoheshin nga Galia. Sipas historiani Zosimos, oficerët e ushtrisë ishin përgjegjës për shpërndarjen e një trakti anonim që ankohej kundër Konstancit, duke iu frikësuar fatit të Julianit. Në mënyrë të shquar mungonte Florentiusi, i cili ishte rrallë nga Juliani, megjithëse tani mbahej i angazhuar duke organizuar furnizime në Vjenë dhe largë nga ndonjë përplasje që mund të shkaktonte urdhëri. Më vonë Juliani do të fajësonte atë për mbërrijten e urdhërit nga Konstanci II. Amian Marcelini sugjeron madje se frika se mos Juliani fitonte më shumë popullaritet se vetja bëri që Konstanci të dërgonte urdhërin me kërkesën e Florentiusit.[29]
Në vitin 360, trupat e shpallën Julianin august në Lutetia (Paris), duke shkaktuar një luftë me Konstancin. Megjithatë kjo çoi në një përpjekje shumë të zhdërvjelltë ushtarake për të siguruar ose fituar mbështetjen e të tjerëve. Por lufta civile do të shmangej nga vdekja e e Konstacit më 3 nëntor, i cili, në dëshirën e tij të fundit, disa burime thonë se ai e njohu Julianin si pasuesin e tij legjitim.
Në vitin 363, Juliani filloi një fushatë ambicioze kundër Perandorisë Sasanide. Ai u nis nga Antiokia, me një ushtri prej rreth 65,000–83,000 ose 80–90,000 vetash[30] dhe u drejtua në veri drejtë Eufratit. Fushata ishte fillimisht e suksesshme, duke siguruar një fitore jashtë Ktesifonit në Mesopotami.[31] Megjithatë, ai nuk u përpoq të rrethonte kryeqytetin. Në vend të kësaj, Juliani u zhvendos në zemrën e Persisë, por shpejt u përball me probleme furnizimi dhe u detyrua të tërhiqej drejt veriut, ndërsa ngacmohej pandërprerë nga sulmues persianë. Gjatë Betejës së Samarrës, Juliani u plagos për vdekje në rrethana misterioze. [32][13] Ai u pasua nga Joviani, një oficer i lartë në gardën perandorake, i cili ishte i detyruar të dorëzonte territorin, përfshirë Nisibis, për të shpëtuar forcat romake të bllokuara. [33]
Juliani ishte një njeri me karakter jashtëzakonisht kompleks: ai ishte "komandant ushtarak, teozof, reformator social dhe njeriu i letrave".[34] Ai ishte sundimtari i fundit jo i krishterë i Perandorisë Romake dhe ai besonte se ishte e nevojshme të rivendoseshin vlerat dhe traditat e lashta romake të Perandorisë në mënyrë që të shpëtohej nga shpërbërja. [35] Ai spastroi burokracinë shtetërore të rëndë dhe u përpoq të ringjallte praktikat tradicionale fetare romake në kurriz të krishterimit . Përpjekja e tij për të ndërtuar një Tempull të Tretë në Jerusalem, ndoshta kishte për qëllim të dëmtonte krishterimin sesa t'i kënaqte hebrenjtë.[13] Juliani gjithashtu i ndaloi të krishterët të mësonin dhe të mësonin tekste klasike. [36]
Juliani, emri i plotë i të cilit ishte Flavius Claudius Julianus, lindi në Kostandinopojë, ndoshta në vitin 331, në familjen e perandorit në fuqi, Kostandinit I.[8] Babai i tij ishte Julius Constantius, gjysmë-vëllai më i vogël i Konstandinit, dhe nëna e tij ishte një fisnike bitiniane e quajtur Basilina, e bija e një burokrati të rangut të lartë, Julianus, i cili kishte shërbyer si prefekt pretorian dhe kreu i qeverisë nën perandorin e ndjerë Licinius.[9] Nëna e Julianit vdiq pak pasi ai lindi dhe ai e kaloi fëmijërinë e tij në Konstandinopojë, për të cilën ndihej gjithmonë i lidhur.[10] Juliani ndoshta u rrit me greqishten si gjuhë të tij të parë,[9] dhe, duke qenë nipi i perandorit të parë të krishterë të Romës, ai u rrit nën besimin e krishterë.[10]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Juliani shkroi mjaft vepra në greqisht, disa prej të cilave kanë mbijetuar deri në kohët e tanishme.
| Budé | Data | Vepra | Koment | Wright |
|---|---|---|---|---|
| I | 356/7[37] | Panegjerik në nder të Konstancit | Shkruar për të siguruar Konstancin se ai ishte në anën e tij. | I |
| II | ~Qershor 357[37] | Panegjerik në nder të Eusebias | Shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Eusebias. | III |
| III | 357/8[38] | Veprat Heroike të Konstancit | Tregon mbështetjen e tij për Konstancin, ndërsa ishte kritik. (ndonjëherë i quajtur "panegjeriku i dytë për Konstancin".) | — |
| IV | 359[39] | Ngushëllim pas largimit të Salutiusit[40] | Vuajtja për heqjen e këshilltarit të ngushtë në Gali. | VIII |
| V | 361[41] | Letër Senatit dhe Popullit të Athinës | Një përpjekje për të shpjeguar veprimet që çuan në rrebelimin e tij. | – |
| VI | Fillimi i v. 362[42] | Letër Themistius Filozofit | Përgjigje për një letër nga Themistiusi, duke nënvizuar leximin politik të Julianit. | – |
| VII | Mars 362[43] | Për Herakleos Cinikun | Përpjekje për të përcaktuar përgjegjësitë fetare të cinikëve. | VII |
| VIII | ~Mars 362[44] | Për Nënën e zotave | Një mbrojtje e traditave helene dhe romake. | V |
| IX | ~Maj 362[45] | Për cinikët e paedukatë | Një tjetër sulm mbi cinikët të cilit ai mendonte se nuk ndiqnin parimet e cinizmit. | VI |
| X | Dhjetor 362[46] | Çezarët[47] | Satirë që përshkruan një garë mes perandorëve romakë se kush është më i miri. Tepër kritik ndaj Kostandinit. | – |
| XI | Dhjetor 362[48] | Për Mbretin Helios | Përpjekje për të përshkruar fenë romake si ai e shihte. | IV |
| XII | Fillimi i v. 363[49] | Misopogon, ose Mjekërr-urryesi | Shkruar si një satirë mbi veten, ndërsa sulmonte popullin e Antioisë për mungesë mbështetjeje. | – |
| – | 362/3[50] | Kundër Galileasve | Polemikë kundër të krishterëve, që tashmë mbijeton vetëm si fragmente. | – |
| – | 362 | Fragment i një letre ndaj një prifti | Përpjekje për të kundërbalancuar ndaj aspekteve që ai mendonte se ishin pozitive te Krishtërimi. | – |
| – | 359–363 | Letra | Letra personale dhe publike gjatë kohës së gjatë të karrierës së tij. | – |
| – | ? | Epigrame | Një numër i vogël veprash në vargje të shkurtra. | – |
Budé tregon numrin e përdorur nga Athanassiadi në botimin Budé (1963 & 1963) të Veprës së Julianit. Wright tregon numrin e oracionit të caktuar në botimin e W. C. Wright të veprave të Julianit.
Pema familjare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandorët paraqiten me kënde të rrumbullakosura me datat si augusti, emrat me një vijë kufizuese më të trashë paraqiten në të dy seksionet.
1: Prindërit dhe gjysmë-vëllezërit dhe motrat e Kostandinit
| Klaudi II, 268–270, prejardhje e fabrikuar | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Helena | Konstanc Klori, 305–306 | Flavia Maximiana Theodora | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Konstantini I, 306–337 | Flav Dalmati | Hanibaliani | Flavia Julia Konstantina | Licini, 308–324 | Anastasia | Basiani | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Galla | Julius Konstantini | Basilina | Licini II | Eutropia | Virius Nepotiani | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Hanibaliani | Konstantina | Konstant Gali | Juliani, 360–363 | Helena | Nepotiani | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
2: Fëmijët e Kostandinit
| Minervina | Konstantini I, 306–337 | Fausta | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Krispi | Konstantini II, 337–340 | Konstansi, 337–350 | Hanibaliani | Konstantina | Konstant Gali | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Faustina | Konstanci II, 337–361 | Helena | Juliani, 360–363 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Graciani, 367–383 | Konstantia | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e Perandorëve Romakë
- Feja romake
- Feja e lashtë greke
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Filozofia e lashtë greke
- Filozofia e lashtë romake
- Neoplatonizmi
- Akademia e Platonit
- Mark Aureli
- Julius Konstantini
- Konstantini II
- Konstansi II
- Konstansi
- Luftërat romako-perse
- Luftërat romako-parthiane
- Perandoria Sasanide
- Julius Konstantini
- Krishtërimi i hershëm
- Arti Paleokristian
- Heliosi
- Grigor Teologu
- Vasili i Kajserit
- Klaudi II
- Graciani
- Arkadi
- Teodosi I
- Maksimiani
- Licini
- Konstanc Klori
- Kostandini i Madh
- Dinastia e Konstandinit
- Flav Dalmati
- Flav Jul Dalmati
- Krispi
- Joviani
- Valentiniani I
- Valensi
- Antemiusi
- Teodosi II
- Anastasi I
- Marciani
- Valentiniani III
- Justini I
- Justiniani i Madh
- Dinastia e Justinianit
- Lista e perandorëve ilirë
- Perandorët ilirë
- Lista e personaliteteve ilire
- Perandoria Romake Perëndimore
- Lista e Perandorëve Bizantinë
- Perandoria Romake
- Prefektura e Ilirikut
- Amian Marcelini
- Zosimosi
- Joan Malala
- Joan Zonara
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Rrallë Juliani II. Përcaktimi "Juliani I" përdorej ose për perandorin Didius Julianus (mb.v.v. 193), ose usurpatori Sabinus Julianus (mb.v. 283–285). Edhe më shpesh ai quhet Juliani III.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Browning, f. 103.
- ↑ David Sear (2014). Roman Coins and Their Values (në anglisht). Vëll. 5. Londër: Spink. fq. 267.
- ↑ D. Margetić, "Antoniani of Julian of Pannonia", Num. vijesti, broj 63., 2010
- ↑ Kunsthistorisches Museum Wien, "Evil Emperors", 2019
- ↑ Grant, Michael (1980). Greek and Latin authors, 800 B.C.–A.D. 1000, Part 1000 (në anglisht). H. W. Wilson Co. fq. 240. ISBN 978-0-8242-0640-6.
Julian Apostati (Flavius Claudius Julianus), perandor romak dhe shkrimtar grek, lindi në Kostandinopojë në vitin 332 dhe vdiq në vitin 363.
- ↑ Gibbon, Edward. "Kapitulli 23". The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht).
- ↑ Hans-Ulrich Wiemer; Stefan Rebenich, red. (20 janar 2020). A Companion to Julian the Apostate (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-04-41631-4.
- 1 2 Bowersock 1978, ff. 21–22.
- 1 2 3 Browning 1975, f. 32.
- 1 2 3 Bowersock 1978, f. 22.
- ↑ Juliani (2014). Wilmer Cave Wright (red.). Orations 6-8. Letters to Themistius, To the Senate and People of Athens, To a Priest. The Caesars. Misopogon (në anglisht). Vëll. 2. Harvard University Press. fq. 241–294. ISBN 978-067499032-6.
- 1 2 Oxford Dictionary of Late Antiquity, "Julian the Apostate", fq. 839
- 1 2 3 "Julian". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Marrë më 23 gusht 2018.
- ↑ Hunt 1998, ff. 44–45.
- ↑ Eunapi (1921). "Maximus". Lives of the Philosophers and Sophists (në anglisht). Tertullian.org. fq. 428–461.
- ↑ Browning 1975, ff. 74–75.
- ↑ Potter 2004, f. 499.
- ↑ Drinkwater 2007, f. 220.
- ↑ Hunt 1998, f. 49.
- 1 2 3 Potter 2004, f. 501.
- ↑ Hunt 1998, ff. 50–51.
- ↑ D. Woods (gusht 1997). "On the Standard-Bearers at Strasbourg: Libanius, or. 18.58-66". Mnemosyne (në anglisht). 50 (4): 479.
- 1 2 Hunt 1998, f. 51.
- ↑ Potter 2004, ff. 501–502.
- ↑ Amian Marcelini, Res Gestae, 16.12.27ff, 38ff, 55
- ↑ Amian Marcelini, Res Gestae, 16.12.64–65
- ↑ Drinkwater 2007, ff. 240–241.
- ↑ Antanassiadi & p69.
- ↑ Amian Marcelini, Res Gestae, 20.4.1-2
- ↑ Bowersock 1978, f. 108.
- ↑ Phang etj. 2016.
- ↑ "Ancient Rome: The reign of Julian". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Marrë më 23 gusht 2018.
- ↑ David Potter (2009). Rome in the Ancient World - From Romulus to Justinian (në anglisht). Thames & Hudson. fq. 289. ISBN 978-050025152-2.
- ↑ Glanville Downey, "Julian the Apostate at Antioch", Church History, Vol. 8, No. 4 (December 1939), pp. 303–315. See p. 305.
- ↑ Athanassiadi, p. 88.
- ↑ David Potter (2009). Rome in the Ancient World - From Romulus to Justinian (në anglisht). Thames & Hudson. fq. 288. ISBN 978-050025152-2.
- 1 2 Athanassiadi, p. 61.
- ↑ Athanassiadi, pp. 62–63.
- ↑ Athanassiadi, fq.69
- ↑ Tradita e dorëshkrimit përdor emrin "Sallustius", por shiko Bowersock, fq. 45 (futnota #12), dhe Athanassiadi-n, fq. 20.
- ↑ Athanassiadi, p. 85.
- ↑ Athanassiadi, p. 90.
- ↑ Athanassiadi, p. 131.
- ↑ Athanassiadi, p. 141, "at the same time" as To The Cynic Heracleios.
- ↑ Athanassiadi, p. 137.
- ↑ Athanassiadi, p. 197, shkruar për festën e Saturnalias, që fillon më 21 dhjetor.
- ↑ "Julian: Caesars – translation". www.attalus.org (në anglisht).
- ↑ Athanassiadi, p. 148, nuk jep një datë të qartë. Bowersock, fq. 103, e daton atë gjatë kremtimit të Sol Invictus, më 25 dhjetor, pak pasi kishte shkruar Çezarët.
- ↑ Athanassiadi, fq. 201, e daton atë "afër fundit të qëndrimit të tij në Antioki".
- ↑ Athanassiadi, fq. 161. – Kundër Galileasve
Bibliografiaa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet e lashta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Julian, Volume I — Loeb Classical Library, Harvard University Press
- Julian, Volume II — Loeb Classical Library, Harvard University PressJulian, Volume III — Loeb Classical Library, Harvard University Press
- Libanius, Monody – Funeral Oration for Julian the Apostate. Transl. C.W. King, 1888.
- Claudius Mamertinus, "Gratiarum actio Mamertini de consulato suo Iuliano Imperatori", Panegyrici Latini, panegyric delivered in Constantinople in 362, also as a speech of thanks at his assumption of the office of consul of that year
- Ammianus Marcellinus, Res Gestae, Libri XV-XXV (books 15–25). See J.C. Rolfe, Ammianus Marcellinus, Harvard University Press, Cambridge Mass., 1935/1985. 3 Volumes.
- Ammianus Marcellinus, The Roman History of Ammianus Marcellinus During the Reigns of the Emperors Constantius, Julian, Jovianus, Valentinian, and Valens. Translated by C. D. Yonge. Full text at Internet Archive at The Roman History of Ammianus Marcellinus During the Reigns of the Emperors Constantius, Julian, Jovianus, Valentinian, and Valens. Gutenberg etext# 28587.
- Julian the emperor: containing Gregory Nazianzen's two Invectives and Libanius' Monody : with Julian's extant theosophical works., Translated by C.W. King. George Bell and Sons, London, 1888. At the Internet Archive
- Gregor Nazianzeni, Orations, "First Invective Against Julian", "Second Invective Against Julian". Both transl. C.W. King, 1888.
Burime moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Athanassiadi, Polymnia (1992) [1981]. Julian: An Intellectual Biography (në anglisht). Londër: Routledge. ISBN 0-415-07763-X.
- Baker-Brian, Nicholas; Tougher, Shaun (2012). Emperor and Author: The Writings of Julian the Apostate (në anglisht). Suonsi: The Classical Press of Wales. ISBN 978-1-905125-50-0.
- Bowersock, Glen W. (1978). Julian the Apostate (në anglisht). Londër: Duckworth. ISBN 0-7156-1262-X.
- Bradbury, Scott (1995). "Julian's Pagan Revival and the Decline of Blood Sacrifice". Phoenix (në anglisht). 49 (4): 331–356. doi:10.2307/1088885. JSTOR 1088885.
- Browning, Robert (1975). The Emperor Julian (në anglisht). Londër: Weidenfeld and Nicolson. ISBN 0-297-77029-2.
- Conti, Stefano (2004). Die Inschriften Kaiser Julians. Franz Steiner. Stuttgart. ISBN 3-515-08443-6.
- Dodgeon, Michael H. & Samuel N.C. Lieu, The Roman Eastern Frontier and the Persian Wars AD 226–363, Routledge, London, 1991. ISBN 0-203-42534-0
- Drinkwater, John F. (2007). The Alamanni and Rome 213–496. Caracalla to Clovis (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-929568-5.
- Hunt, David (1998), Cameron, Averil; Garnsey, Peter (red.), The Cambridge Ancient History (në anglisht), vëll. XIII: the Late Empire AD 337–425, Juliani, Kembrixh: Cambridge University Press, ISBN 0-521-30200-5
- Loka, Nikollë (2003). Genivs Illvrici: Dyzet e dy perandorë ilirë të Romës. Tiranë: Mirdita.
- Murdoch, Adrian. The Last Pagan: Julian the Apostate and the Death of the Ancient World, Stroud, 2005, ISBN 0-7509-4048-4
- Potter, David S. (2004). The Roman Empire at Bay: AD 180–395 (në anglisht). New York: Routledge. ISBN 0-415-10057-7.
- Ridley, R.T., "Notes on Julian's Persian Expedition (363)", Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte, Vol. 22, No. 2, 1973, pp. 317–330
- Smith, Rowland. Julian's gods: religion and philosophy in the thought and action of Julian the Apostate, London, 1995. ISBN 0-415-03487-6
- Veyne, Paul. L'Empire Gréco-Romain. Seuil, Paris, 2005. ISBN 2-02-057798-4
- Wiemer, Hans-Ulrich & Stefan Rebenich, red. (2020). A Companion to Julian the Apostate (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-04-41456-3.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Roberts, Walter E. & DiMaio, Michael (2002), "Julian the Apostate (360–363 A.D.)", De Imperatoribus Romanis (në anglisht)
- Laws of Julian. Two laws by Constantius II, while Julian was Caesar.
- Imperial Laws and Letters Involving Religion, some of which are by Julian relating to Christianity.
- A 4th century chalcedony portrait of Julian, Saint Petersburg, The State Hermitage Museum.
- Julian's Spin Doctor: The Persian Mutiny, Article by Adam J. Bravo.
- Rowland Smith's "Julian's Gods", Review by Thomas Banchich.
- Excerpt from by Adrian Murdoch, The Last Pagan Arkivuar 26 qershor 2008 tek Wayback Machine at the California Literary Review.
- The Julian Society. A society of pagans who admire Julian.
- HellenicFaith.com. A neo-pagan group seeking to revive the form of Neoplatonic Hellenism that was promoted by Julian.
- The Emperor Julian, Paganism and Christianity, by Gerald Henry Rendall
- Julian the Apostate why he was important, and his place in world history, by Andrew Selkirk
- Letters in Epistolographi graeci, R. Hercher (ed.), Parisiis, editore Ambrosio Firmin Didot, 1873, pp. 337–391.
- Entry in The Encyclopedia of Ancient History, doi:10.1002/9781444338386.wbeah12217
- Gabime mungese shënjestrimi me stampat Harv dhe SFN
- Articles containing Latin-language text
- Articles containing Ancient Greek (to 1453)-language text
- Pages using div col with small parameter
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Lidhja për te Commons është në Wikidata
- Lindje 331
- Perandorë ilirë
- Perandorë romakë
- Shkrimtarë të lashtë grekë
- Shkrimtarë romakë
- Filozofë të lashtë grekë
- Filozofë romakë
- Vdekje 363
- Paganë
- Dinastia e Konstandinit
- Apostazi