Kobe Bryant

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kobe Bryant në aksion me LA Lakers.
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Kobe Bean Bryant
Nofka:                  Black Mamba, KB24.
Kombësia:                  Amerikan.
Gjatësia:                 1.93 cm.
Pesha:                 93 KG.
Pozita:                 Shooting guard.
Numri:                  24.
Ekipi:                     LA Lakers.
Trofe të rëndësishëm
NBA Kampion: 5 herë: (2000, 2001, 2002, 2009, 2010)
MVP i Finales: 2 herë: (2009,2010)
NBA All Star: 15 herë: (1998, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013)
NBA All Star Game MVP: 4 herë: (2002, 2007, 2009, 2011)
NBA Pikëshënuesi më i mirë: 2 herë: (2006, 2007)

Kobe Bean Bryant (lindur më 23 gusht 1978), me pseudonimin Black Mamba është një basketbollistë profesionist Amerikan që luan për skuadren e Los Angeles Lakers dhe Kombëtaren Amerikane të Basketbollit [1]. Ai hyri në NBA nga shkolla e lartë, dhe ka luajtur për Los Angeles Lakers që nga fillimi i karrierës se tij e deri tani. Deri tani Kobe Bryant ka fituar 5 Kampionate të NBA. Kobe Bryant është 15 here All-Star dhe është zgjedhur 15 herë në formacionin më të mirë pas cdo sezoni në NBA. Në mars të vitit 2013, Kobe Bryant u bë pikëshënuesi i katërt më i mirë në historinë e NBA.

Kobe Bryant është lojtari më i ri (34 vjeç 104 ditë) që arrin të shënoj 30.000 mij pikë në karrierën e tij. Bryant është lojtari që ka shënuar më shumë pikë në të gjithë historinë e Los Angeles Lakers.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Fëmirija dhe rinia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkolla e lartë[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera në NBA[redakto | redakto tekstin burimor]

NBA Draft 1996[redakto | redakto tekstin burimor]

3 Sezonet e para (1996–1999)[redakto | redakto tekstin burimor]

3 Sezonet e dyta (1999–2002)[redakto | redakto tekstin burimor]

2002–2004[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekordet dhe Play-Off (2004–2007)[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti i MVP dhe udhëtimi në finale (2007–2008)[redakto | redakto tekstin burimor]

Rikthimi si skuadra më e mirë (2008–2010)[redakto | redakto tekstin burimor]

Kobe Bryant në Madison Square Garden ku shënoi 61 pikë dhe vendosi rekordin e tij.

Në sezonin 2008–2009, Los Angeles Lakers e hapën Kampionatin e NBA duke fituar 7 ndeshjet e para [2]. Bryant e udhëhoqi skuadrën duke e çuar rekordin e fitoreve në fillim të sezonit 17 dhe humbjet 2 [3], dhe deri në mesin e dhjetorit ata e çuan rekordin 21–3. Kobe Bryant u vendos për herë të 11 si startues në ndeshjen All Star Game [4], dhe u emërua si lojtari më i mirë i Konferencës së Perëndimit për muajit dhjetor dhe janar, përveç të qënit lojtari i javës në Konferencen e Perëndimit 3 herë [5]. Në një ndeshje kundër Knicks më 2 shkurt 2009, Bryant shënoi 61 pikë, duke vendosur një rekord për pikë të shënuara në Madison Square Garden [6]. Gjatë ndeshjes së All Star, Kobe Bryant i cili numëroi 27 pikë, 4 assis, 4 ribaunt dhe 4 vjedhje topi, u shpall All Star MVP sëbashku me ish-shokun e tij të skuadrës Shaquille O'Neal [7]. Los Angeles Lakers e përfunduan sezonin e rregullt me rekordin 65–17 që ishte rekordi më i mirë në Konferencën e Perndimit. Bryant ishte finalist në votimin për MVP (Lojtarin më të mirë të sezonit), mbrapa LeBron James [8], dhe u vendos në formacionin e parë të skuadrës më të mirë të NBA, për herë të shtatë në karrierën e tij.

Në Play-Off, Los Angeles Lakers mundën Utah Jazz në 5 ndeshje dhe Houston Rockets në 6 ndeshje. Pasi mundën Houston Rockets në 6 ndeshje, Los Angeles Lakers shkuan në finale dhe mundën në 5 ndeshje Orlando Magic. Kobe Bryant u shpall lojtari MVP dhe fitoi trofeun e tij të katërt me Lakers [9]. Kobe Bryant kishte një mesatare 32.4 Pikë për Ndeshje, 7.4 Assis për Ndeshje, 5.6 Ribaunt dhe 1.4 Blloqe [10]. Kobe Bryant u bë lojtari i parë që nga Jerry West në finalen e NBA të vitit 1969 që kishte një mesatare me të paktën 32.4 pikë për Ndeshje dhe 7.4 assis në seritë e finaleve dhe i pari që nga Michael Jordan me një mesatare prej 30 pikë për ndeshje, 5 assis dhe 5 ribaunt për të ndihmuar skuadrën e tij të fitoj titullin [11][12].

Bryant në një dyluftim me Dwight Howard në ndeshjen e Los Angeles Lakers kundër Orlando Magic më 18 janar 2010.

Gjatë sezonit 2009–10, Byant bëri 6 kosha për fitore kundër Miami Heat më 4 dhjetor 2009 [13]. Ato kosha që bëri Bryant u konsideruan me fat. Një javë më vonë, Bryant pësoi një frakturë në gishtin e tij të djathtë tregus në një ndeshje kundër Minnesota Timberwolves [14]. Pavarësisht dëmtimit, Kobe Bryant preferoi që të luaj në vend që të merrte pushimet për të shëruar gishtin e tij. 5 dite pas dëmtimit të tij në gisht, Kobe Bryant bëri koshin e fitores për Los Angeles Lakers kundër Milwaukee Bucks në kohën shtesë [15]. Kobe Bryant u bë gjithashtu lojtari më i ri (31 vjeç, 151 ditë) i cili arrin 25.000 mij pikë gjatë një sezoni, duke kaluar legjendën Wilt Chamberlain [16]. Kobe Bryant vazhdoi dominimin e tij duke shënuar një tre-pikësh që i dha fitoren Lakersave kundër Sacramento Kings [17] , dhe koshin e fundit final në fitoren kundër Boston Celtics [18]. Ditën tjetër, Kobe Byant u bë pikëshënuesi më i mirë në historinë e Los Angeles Lakers pasi kaloi Jerry West [19]. Pasi luajti 5 ndeshje si i dëmtuar, Kobe Byant bëri rikthimin e tij me një tre-pikësh në 4 sekondat e fundit duke i dhënë fitoren skuadrës së tij kundër Memphis Grizzlies [20]. 2 Jave më vonë, Kobe Bryant bëri 6 kosha vendimtar për ti dhënë fitoren Los Angeles Lakers kundër Toronto Raptors [21].

Më 2 prill 2010, Bryant nënshkroi një zgjatje kontratë tre–vjeçare me vlerë 87 Milion $ [22]. Bryant e përfundoi sezonin duke humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, për shkak të dëmtimeve në gju dhe në gishtin e tij. Bryant pësoi dëmtime të shumta gjatë gjithë sezonit, dhe si rezultat humbi 9 ndeshje. Los Angeles Lakers e filluan fazën e Play–Off si fitues të Konferencës së Perendimit, dhe në raundin e parë u ndeshën kundër Oklahoma City Thunder [23], të cilët i mundën në 6 Ndeshje [24]. Më pas në raundin e dytë, Lakers u ndeshën kundër Utah Jazz [25], të cilën e mposhi, dhe më pas shkuan në finalen e Konferencës së Perëndimit ku u ndeshën kundër Phoenix Suns. Në ndeshjen e dytë, Kobe Bryant arriti të dhuroj 13 Assis, duke vendosur një rekord. Kobe Bryant u bë lojtari i parë i Los Angeles Lakers që arrin të dhuroj 13 Assis në një ndeshje në Play–Off pas Magic Johnson, i cili e kishte arritur të dhuroj 13 Assis në vitin 1996 [26]. Los Angeles Lakers fituan 6 Ndeshje për të kapur finalen e NBA për herë te tretë [27]. Në ndeshjen e kthimit kundër kampionëve të Boston Celtics në vitin 2008, pavarësisht se mesatarja e tyre e gjuajtjeve për 3 pikë ishte 6 nga 24, Los Angeles Lakers arritën të fitonin me 13 pikë avantazh dhe arritën që të fitonin kampionatin. Kobe Bryant fitoi kampionatin e tij të pestë me LA Lakers, dhe fitoi për herë të dytë rradhazi çmimin si MVP i finales .[28]. LA Lakers fituan për herë të parë në historinë e tyre në ndeshjen e fundit të një finaleje të NBA-së kundër Boston Celtics .[29]. Kobe Bryant tha se ky ishte kampionati më i gëzuar nga 5 kampionatet që kishte fituar në të gjithë karrerën e tij .[30].

Përpjekja për të fituar Kampionatin e gjashtë (2010–vazhdon)[redakto | redakto tekstin burimor]

Bryant në Shanghai, Kinë më 21 korrik të vitit 2011.

La Lakers e filluan sezonin 2010–11 duke fituar tetë ndeshjet e para [31]. Në ndeshjen e nëntë të cilën e luajtën kundër Denver Nuggets, Bryant u bë basketbollisti më i ri në historinë e NBA–së që arrin të shënoj 26,000 mij pikë në karrierë [32]. Bryant arriti dopietën e tretë të tij që nga 21 janari i vitit 2009 [33]. Më 30 janar, kundër Celtics, Bryant u bë basketbollisti më i ri që arrin të shënoj 27,000 mij pikë në karrierë [34]. Më 1 shkurt të vitit 2011, Bryant u bë një nga shtatë lojtarët që kanë arritur të pakën 25,000 mij pikë, 5,000 mij ribaund dhe 5,000 mij assis në karrierë [35]. Në Boston më 10 shkurt, Bryant shënoi 20 nga 23 pikët e Lakersave në pjesën e dytë duke kthyer diferencën e 15 pikëve për të fituar me rezultatin 92–86 kundër Celtics [36]. Ishte fitorja e parë e La Lakers kundër një nga katër skuadrave të para të kampjonatit, ata kishin rekordin 0–5 kundër katër skuadrave të para [37]. Bryant u zgjodh për herë të 13 në skuadrën All–Star, në ndeshjen e All–Star, ai shënoi 37 pikë, 14 ribaund dhe 3 vjedhje topi në 2011 All-Star Game [38][39]. Gjatë sezonit, Bryant lëvizi nga vendi e 12 në vendin e gjashtë në pikëshënuesit më të mirë të historisë së NBA, ai kaloi John Havlicek, Dominique Wilkins, Oscar Robertson, Hakeem Olajuwon, Elvin Hayes, dhe Moses Malone [40]. Bryant e përfundoi sezonin me një mesatare prej më pak se 20 gjuajtjesh në ndeshje, mesatarja me e dobët që nga sezoni 2003–04 [41].

Më 13 prill të vitit 2011, NBA gjobiti Bryantin me 100,000 $ pasi ky i fundit e kishte fyer albitrin Bennie Adams në mënyrë homoseksuale [42][43][44]. Bryant deklaroi se ai ishte i hapur për të diskutuar çështjen me grupet e të drejtave të homoseksualëve dhe të kërkuar për të apeluar gjobën e tij [45][46][47]. Ai më vonë kërkoi falje për fjalët e thëna kundër albitrit [48][49]. Bryant dhe pjestarët e tjerë të Lakersave njoftuan për sjelljen e Bryantit tek Shërbimi publik [50].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Bryant në një ndeshje kundër KinësLojërat olimpike verore në vitin 2008.

Kobe Bryant nuk pranoi për të luajtur me Kombëtaren Amerikane të Basketbollit në Lojërat olimpike verore 2000, për shkak se do të martoheshe [51]. Kobe Bryant gjithashtu vendosi që të mos luante as në Kampionatin Botëror të Basketbollit të vitit 2002 [52]. Bryant u zgjodh për të luajtur me Kombëtaren në FIBA Americas Championship në vitin 2003, por nuk luajti sepse u operua, dhe atë e zëvëndësoi Vince Carter [53]. Në verën e vitit 2004, ai nuk luajti sërisht me Kombëtaren Amerikane për shkak të gjygjit për pretendimin seksual [54][55]. Kobe Bryant nuk kishte mundësi sërisht për të luajtur në 2006 FIBA World Championship, sepse u operua në gjurin e tij [56].

Karriera e Bryant me Kombëtaren Amerikane filloi më në fund në vitin 2007. Ai ishte pjestar i 2007 "USA Men's Senior National Team" dhe "USA FIBA Americas Championship Team" që përfundoi 10–0, ai kualifikoi Amerikën për në Lojërat Olimpike Verore 2008. Ai luajti në të dhjeta ndeshjet e FIBA Americas Championship. Bryant kishte një mestare 15.3 pikë, 2.9 assis, 2.0 ribaund dhe 1.6 rrëmbime topi për ndeshje gjatë turnamentit [57].

Më 23 qershor 2008, ai u thirr për të lautjur me kombëtaren për të luajtur në Lojërat Olimpike Verore 2008 [58]. Kjo ishte hera e parë që Bryant luante në Lojërat Olimpike Verore. Bryant shënoi 20 pikë, përfshirë 13 në periodën e katërt, sëbashku me 6 assis në fitoren e Amerikës 118–107 kundër Spanjës në finalen për medaljen e artë më 24 gusht 2008, kjo ishte medalja e parë e arit e Bryant dhe medalja e parë e Amerikës që nga Lojërat Olimpike Verore 2000 [57].

Bryant luajti edhe në Lojërat Olimpike Verore 2012 [59]. Ai u tërhoq nga basketbolli kombëtarë pasi fitoi një tjetër medalje ari [60].

Profili i Bryant[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat e karrierës në NBA[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezonet[redakto | redakto tekstin burimor]

Play–Off[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmimet dhe Rekordet[redakto | redakto tekstin burimor]

Jasht NBA[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Pretendimi Seksual[redakto | redakto tekstin burimor]

Përkrahjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

Bamirësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Mallozzi, Vincent (December 24, 2006). 'Where’s Kobe? I Want Kobe.'. The New York Times. Archived nga orgjinali më February 21, 2013. 
  2. ^ "Los Angeles Lakers – Schedule – NBA – Yahoo! Sports". Sports.yahoo.com. Marrë më June 8, 2010. 
  3. ^ "Lakers equal best 19-game start in franchise history". CBSSports.com. December 8, 2008. Marrë më January 25, 2009. 
  4. ^ Kobe's steady pace lands him top spot in rankings By Rob Peterson, NBA.com – March 2, 2009
  5. ^ "Lakers' Bryant, Magic's Howard named Players of the Week". NBA.com. January 12, 2009. Marrë më June 8, 2010. 
  6. ^ Mahoney, Brian. Garden party: Kobe’s 61 sets MSG record, sports.yahoo.com, February 2, 2009. Retrieved September 9, 2009.
  7. ^ "Shaq, Kobe lead freestyling West All-Stars past East". NBA.com. February 16, 2009. Marrë më June 8, 2010. 
  8. ^ Official Release. James outdistances Bryant in winning Kia MVP award, nba.com, May 4, 2009. Retrieved July 14, 2010.
  9. ^ Adande, J.A. Daily Dime: Kobe named MVP as Lakers win NBA title – NBA – ESPN, sports.espn.go.com, June 15, 2009. Retrieved July 14, 2010.
  10. ^ "Kobe Bryant 2008–09 Game Log". Basketball-Reference.com. Marrë më May 28, 2011. 
  11. ^ Zillgitt, Jeff (June 14, 2009). Man on a mission: Bryant revels in victory, Finals MVP. USA Today. Marrë më June 15, 2009. 
  12. ^ "Kobe Bryant Bio – NBA Finals – ESPNDB". Espndb.go.com. Marrë më June 8, 2010. 
  13. ^ "Kobe Bryant, making the best of bad situations". ESPN.go.com. Marrë më December 9, 2009. 
  14. ^ Beacham, Greg. Lakers win 11th straight, Bryant injures finger, sports.yahoo.com, December 12, 2009. Retrieved June 8, 2010.
  15. ^ Fly, Colin. Kobe’s jumper at OT buzzer lifts Lakers over Bucks, sports.yahoo.com, December 17, 2009. Retrieved June 8, 2010.
  16. ^ Associated Press. Bryant joins 14 others with 25,000 points, sports.espn.go.com, January 22, 2010. Retrieved July 13, 2010.
  17. ^ January 2, 2:28 am EST. "Kobe's 3-pointer at buzzer gives Lakers win – NBA – Yahoo! Sports". Sports.yahoo.com. Marrë më June 8, 2010. 
  18. ^ Golen, Jimmy. Beat LA? Not this time for Celtics, sports.yahoo.com, December 17, 2009. Retrieved June 8, 2010.
  19. ^ Associated Press, Kobe passes West as Lakers' scoring leader in loss to Grizzlies, sports.espn.go.com, February 1, 2010. Retrieved July 15, 2010.
  20. ^ Medina, Mark. Kobe Bryant's game winner in 99–98 victory over Memphis Grizzlies shows clutchness can't be duplicated, sports.yahoo.com, February 23, 2010. Retrieved June 21, 2010.
  21. ^ Beacham, Greg. Lakers snap 3-game skid on Bryant’s late jumper, sports.yahoo.com, March 10, 2010. Retrieved June 8, 2010.
  22. ^ Markazi, Arash. Lakers sign Bryant to an extension, espn.go.com, April 3, 2010. Retrieved June 19, 2010.
  23. ^ Helin, Kurt. Lakers to Face Thunder in the First Round, NBC Los Angeles, April 13, 2010. Retrieved June 19, 2010.
  24. ^ Bresnahan, Mike. Follow Classic – Los Angeles Times, Los Angeles Times, May 1, 2010. Retrieved June 18, 2010.
  25. ^ Hughes, Frank. Fast Breaks: Lakers-Jazz, Game 4, sportsillustrated.cnn.com, May 11, 2010. Retrieved June 19, 2010.
  26. ^ McMenamin, Dave. Gasol plays closer with monster finish, sports.espn.go.com, May 20, 2010. Retrieved June 27, 2010.
  27. ^ Associated Press. Lakers beat Suns to set up rematch with Boston, Sporting News, May 11, 2010. Retrieved June 19, 2010.
  28. ^ Smith, Sekou. No Doubt About The MVP, nba.com, June 18, 2010. Retrieved June 18, 2010.
  29. ^ Adande, J.A. 1. Lakers Capture Franchise Title No. 16, espn.go.com, June 18, 2010. Retrieved June 18, 2010.
  30. ^ Lakers receive championship rings, By Dave McMenamin ESPN. October 27, 2010
  31. ^ Beacham, Greg. Lakers hold off Timberwolves, improve to 8–0, nbcsports.msnbc.com, November 10, 2010, Retrieved November 12, 2010.
  32. ^ Markazi, Arash. Youngest To 26K, espn.go.com, November 12, 2010, Retrieved November 12, 2010.
  33. ^ Kobe's triple-double leads Lakers over Kings. Nbcsports.msnbc.com. November 4, 2010. Marrë më May 28, 2011. 
  34. ^ Celtics win Finals rematch despite Kobe Bryant's 41 points. ESPN. Associated Press. January 30, 2011. Marrë më January 30, 2011. Bryant became the youngest player to reach 27,000 points on a 3-pointer late in the third quarter, but he frequently was a one-man show on offense. 
  35. ^ ESPN Stats & Info. Kobe in the giving mood on Tuesday, espn.go.com, February 2, 2011, accessed February 2, 2011.
  36. ^ Kobe Bryant has big second half to help Lakers rally by Celtics. ESPN. February 10, 2011. Arkivuar nga the original më February 12, 2011. 
  37. ^ Plaschke, Bill (February 11, 2011). Lakers win is something to yell about. Los Angeles Times. Arkivuar nga the original më February 12, 2011. 
  38. ^ "NBA.com: Kobe is top vote-getter in 2011 All-Star balloting". NBA.com. Marrë më February 7, 2011. 
  39. ^ Bresnahan, Mike (February 20, 2011). Bryant feeds off energy as West beats East in All-Star game, 148–143. Los Angeles Times. Arkivuar nga the original më February 21, 2011. 
  40. ^ "Rumorsandrants.com: Kobe Bryant Passes Moses Malone For Sixth On All-Time Scoring List". Rumorsandrants.com. Marrë më March 23, 2011. 
  41. ^ How long can Los Angeles Lakers Kobe Bryant stay on top?. ESPN. April 14, 2011. Marrë më May 28, 2011. 
  42. ^ Beacham, Greg (April 14, 2011). Kobe Bryant fined $100,000 for gay slur. yahoo.com. Associated Press. Arkivuar nga the original më April 15, 2011. 
  43. ^ Wojnarowski, Adrian (April 14, 2011). Kobe’s fury: blessing and curse. yahoo.com. Arkivuar nga the original më April 15, 2011. 
  44. ^ Plaschke, Bill (April 13, 2011). Kobe Bryant needs to say more after slur. Los Angeles Times. Arkivuar nga the original më April 15, 2011. 
  45. ^ Bresnahan, Mike (April 13, 2011). Lakers' Kobe Bryant is fined $100,000 by NBA for anti-gay slur to referee. Los Angeles Times. Marrë më April 24, 2011. 
  46. ^ Litke, Jim (April 18, 2011). Kobe’s $100K fine didn’t buy Lakers’ best effort. Yahoo! Sports. Associated Press. Arkivuar nga the original më April 18, 2011. 
  47. ^ Amaechi, John (April 15, 2011). A Gay Former N.B.A. Player Responds to Kobe Bryant. The New York Times. Arkivuar nga the original më April 18, 2011. 
  48. ^ Kobe Bryant sorry; Lakers make plan. ESPNLosAngeles.com. April 15, 2011. Arkivuar nga the original më April 15, 2011. 
  49. ^ Falgoust, J. Michael (April 14, 2011). Bryant to appeal $100K fine for slur, but takes responsibility. USA Today. Marrë më April 24, 2011. 
  50. ^ Kobe Bryant, Lakers teammates appear in PSA touting diversity. SportingNews.com. April 23, 2011. 
  51. ^ Mike Wise Bryant Sets His Priorities, The New York Times, June 19, 2000.
  52. ^ AP U.S. ends losing streak at World Championship, The Seattle Times, September 7, 2002.
  53. ^ Vince Carter Added to Olympic Qualifying Team, InsideHoops NBA, July 29, 2003.
  54. ^ Olympic Basketball, InsideHoops NBA, 2008.
  55. ^ Kobe will play for U.S. at worlds, '08 Olympics, ESPN.com, January 21, 2006.
  56. ^ Kobe won't play for USA after knee surgery, ESPN.com, July 16, 2006.
  57. ^ a b Mahoney, Brian (August 24, 2008). "US hoops back on top, beats Spain for gold medal". USA Today. 
  58. ^ Kobe commits to Team USA. Fox News. Associated Press. November 2, 2010. Marrë më November 5, 2010. 
  59. ^ USA Basketball Wins Gold Over Spain, Rio Next in 2016. Fox News. August 13, 2012. 
  60. ^ USA Basketball Wins Gold Over Spain, Rio Next in 2016. Fox News. August 13, 2012. 


Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]