Jump to content

Lugina e Preshevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kosovën Lindore)
Lugina e Preshevës
Прешевска долина
Preševska dolina
Lugina e Preshevës (Presheva dhe Bujanoci janë shënuar me të kuqe, ndërsa Medvegja me ngjyrë blu)
Lugina e Preshevës (Presheva dhe Bujanoci janë shënuar me të kuqe, ndërsa Medvegja me ngjyrë blu)
VendiSerbia Serbia
Qyteti më i madhPresheva
Sipërfaqja
 • Gjithsej1.249 km2 (482 sq mi)
Popullsia
 • Gjithsej80.877
 • Dendësia0.065/km2 (017/sq mi)

Lugina e Preshevës (Cirilik serb: Прешевска долина, romanizuar: Preševska dolina) është një rajon gjeopolitik në Serbinë jugore, përgjatë kufirit me Kosovën. Lugina gjeografikisht përfshin komunat e Bujanocit dhe Preshevës, dhe politikisht edhe Medvegjën. Ajo është shtëpia e shumicës së komunitetit shqiptar në Serbi,[1] të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë, ndërsa pjesa tjetër janë serbë dhe romë. Që nga viti 2022, zona ka rreth 80,000 banorë.

Pamje nga Presheva, qyteza më e madhe e rajonit

Në shqip zona quhet Lugina e Preshevës dhe në serbisht Preševska dolina. Shqiptarët ndonjëherë rajonin e quajnë edhe Kosova lindore pasi pjesë të territorit konsideroheshin pjesë e rajonit gjeografik të Kosovës deri në fund të Luftës së Dytë Botërore..[2] Vetë Presheva ka qenë kaza e Vilajetit të Kosovës deri në vitin 1912. Medvegja ka qenë pjesë e Sanxhakut të Nishit deri në vitin 1878. Ndryshimi i kufirit administrativ ndërmjet Në një sërë reformash administrative pas luftës, u bë pjesë e Qarkut të Pçinjës. Për shkak të kërkesave shqiptare për autonomi territoriale, përdorimi i "Luginës së Preshevës" është disi i ngarkuar politikisht. Në deklaratat zyrtare serbe, zona zakonisht përmendet si "territori i komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës".

Nga pikëpamja gjeografike, Lugina e Preshevës përputhet me pellgun lumor të Preshevës Moravica nga burimi i tij afër qytetit të Preshevës deri në bashkimin me Moravën Jugore në Bujanoc. Është pjesë e rrugës Morava/Vardar Veri-Jug përgjatë Ballkanit, e cila ndjek rrjedhat e Moravës së Madhe dhe Moravës Jugore përmes Serbisë. Kjo rrugë mbart korridorin pan-evropian X dhe E75. Rëndësia e kësaj rruge drejt Serbisë është rritur që nga viti 1999, kur rruga kryesore alternative, përmes Prishtinës, u bë e papërdorshme për shkak të Luftës së Kosovës dhe humbjes së mëvonshme të kontrollit serb mbi Kosovën.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Preshevë - panoramio

Vendbanimet e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Nishit). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Territoret shqiptare të tri komunave Medvegjë, Bujanoc, Preshevë bëjnë pjesë në tërësitë e mëdha etno-gjeografike ku përfshihen dhe rajonet e Gallapit dhe të Karadakut, e bashkë me to të tërë Kosovës të lidhur me Luginën e Kumanovës-Shkupit dhe zonën e Karadakut që sot ndodhen në Maqedoni. Midis dy luftërave botërore, bashkë me disa pjesë të Kosovës dhe gjithë Maqedoninë aktuale, Lugina e sotme e Preshëvës i takonte Banovinës së Vardarit. Ndërkaq, gjatë Luftës II Botërore Lugina ishte zonë okupuese bullgare dhe pas kapitulimit të Bullgarisë më 8 shtator 1944, shqiptarët jo vetëm të Luginës, por edhe të territoreve të tjera etnike përreth, e ruajtën kufirin në vijën hekurudhore të hapësirës së sotme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës. Kufizohet në vijën hekurudhore Beograd-Shkup, por e kapërcen hekurudhën dhe përfshin edhe këto 12 vendbanime shqiptare: Samolica, Negoci, Bilaçi, Bukuroca, Bushtrani, Lerani, Zhunica, Gerajt, Strezoci, Çukarka, Golimidolli dhe Bugarina, me resurse relativisht të mira natyrore. Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës. [3] Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Shqiptarët me shumicë absolute jetojnë në 41 vendbanime. Përveç selive komunale, edhe disa vendbanime rurale janë të përziera në pikëpamje etnike, ku dominojnë shqiptarët.

Strukturën e relievit të Luginës e përbënë relievi kodrinoro-malor në të dy anët e lumit Morava, dhe në mës fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ( nga edhe e ka marrë emrin ky regjion). Luginën e Preshevës në perëndim e mbyllin Malet e Karadakut, e në lindje mali Rujen. Lumenjtë, duke rrjedhë prej maleve të larta , kan krijuar luginat e veta të thella dhe të ngushta e kështu kanë formuar reliev mjaft të copëtuar dhe të llojllojshëm. Fushëgropa e Bujanocit dhe Preshevës ka prejardhje tektonike. Dikur (në terciar) ajo është fundosur(ulur) dhe është mbushur me ujë, pra është shëndrruar në liqe, ndërsa pastaj më vonë uji është derdhur përmes Lumit Morava , duke u shëndrruar në fushë të gjërë.

Lugina e Preshevës e ndodhur në thellësi të Gadishullit Ballkanik, e hapur nga veriu me luginën e Moravës dhe nga jugu me luginën e Vardarit, ka ndikuar në gërshetimin e e masave ajrore të ftohta nga veriu dhe të nxehta nga jugu. Temperaturat mesatare vjetore është 11.5 gradë celsius dhe është më e lartë se ajo e Rrafshit të Kosovës. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë të janarit është 0.5 gradë celsius, ndërsa ajo më e nxehta e korrikut 26.5 gradë celsius. Reshjet mesatare vjetore nuk janë të mëdha dhe arrijnë në 637 mm. Sa i përket reshjeve i ngjanë shumë Rrafshit të Kosovës. Lugina e Preshevës ka pak reshje dhe këtë e kompensojnë rrjedhat ujore të Moravës dhe të Jabllanicës.

Banja e Sijarinës

Lumenjtë e Luginës së Preshevës kanë prurje të ndryshme gjat vitit. Periudha e prurjeve të mëdha është në pranverë dhe në fillim të verës për shkak të shkrirjes së borës në viset e larta. Në këtë kohë prurjes i ndihmojnë edhe reshjet e mëdha të shiut që përputhen me këtë kohë. Në këtë kohë këto prurje ndikojnë që Morava të dalë nga shtrati dhe të shkaktoj vërshim të tokave punuese, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Gjat verës prurja është e vogël, edhe pse nevojat janë të mëdha për ujitjen etokave bujqësore. Nga kjo shihet se ky regjion ka nevojë të madhe për ndërtimin e liqeneve akumulues për ujitjen e tokave.Lugina e Preshevës është e pasur me ujra nëntokësor. Ne kët regjion ndodhen disa burime termo-minerale. Rrëzë Maleve të Gollakut është Banja e Sijarinës, e cila me burimet e saja të nxehta, afro 69 gradë celsius, shëron shumë sëmundje.Banja e Bujanocit me ujrate sajë të nxehta dhe me përmbajtjen e mineralave është afirmuar për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ndër të gjitha shtimi i lartë i popullsisë. Këtë regjione karakterizon shkalla e lartë e lindshmërisë, dhe shtimi i lartë natyror. Lugina e Preshevës ka një territor prej 1250 km katror në të cilën jetojnë rreth 100 000 banorë. Me mbi 80 banorë në km katrorë është ndër regjionet me dendësi të madhe të popullsisë.

Numër më të madh të popullsisë ka komuna e Bujanocit, ndërsa dendësi më të madhe ka komuna e Preshevës. Medvegja edhe pse është dy herë më e madhe ka tri herë ma pak popullsi se komuna e Preshevës. Sipas dy regjistrimeve të fundit komunat e Preshevës dhe Bujanocit tregojnë rritje të popullsisë , ndërsa ajo e Medvegjës tregon ulje për 400 ose rreth 20%.Lugina e Preshevës me potencialet e veta natyrore të kufizuara dhe me numrin e mafh të popullsisë së aftë për puinë paraqitet si krahinë emigruese.

Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 85 000 banorë, dendësi 68 b. km2 dhe me 68% shqiptarë

Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 35 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë

Statistikat për Preshevën si vendbanim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Banorë Grafiku
1948 5102
1953 5051
1961 5680
1971 7657
1981 11637
1991 15107
2003 13426

Komuna e Bujanocit ka 461 km2 me 43 000 banorë, dendësi 93 b. km2 dhe me 60 % shqiptarë.

Statistikat për Bujanocin si vendbanim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Banorë Grafiku
1948 3177
1953 3681
1961 4603
1981 11789
1991 17050
2003 12011

Komuna e Medvegjës ka 524 km2, me rreth 8 000 banorë, dendësi 15b. km2 dhe me 31% shqiptarë.

Statistikat për Medvegjën si vendbanim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Banorë Grafiku
1948 1732 ]
1953 1810
1961 2188
1981 2488
1991 2810
2003 2841

Toponomit e Karadakut të Preshevës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga toponimet më të rëndësishme janë: Laki i Arushës, Përroi i Shavarit, Ara e Rekës, Kodra e Demës, Prroni i Kishës, Te Kroi, Livadhi i Pizitit, Kroi i Nukit, Mëhalla e Lafetëve, Mëhalla e Gjinajve, Mëhalla e Jasharajve, Mëhalla e Seferëve, Hisari, Te Lugjet, Vaçka, Valeva, Te Kroi i Mahmutit, Maja e Zabelit, Livadhi i Shehut, Ilixha, Vrella, Burimi i Ramazanit, : Lejthishta, Varret e ‘’Mazëve”, Imeridi, Goleshi, Kroi i Mines, Kroni i Haxhi Isahit, Rrezja, , Arat e Sahitit, Mashalla, Kodra e Luleve, Fërkemi i Kalit, Kroi i Kopilit, Suravaci, Guri i Gjyrishecit, Ara e Kodrës, Sherekica, Përroi i Alisë, Dardhishta, Roga e Dredhëzave, Ara e Bunarit, Te Guri, Guri i Nrikllës, Kroni i Ftohtë, Mali i Dalipit Maja e Madhe, Bregi i Tërrllës, Vorret e Moçme, Ara Gatë, te Kisha, Suka, Guri i Macës, Guri i Dragoit, Bregi i Mullinit, Mashalla, Lugishta, Kodra e Drenit, Roga e Madhe, Roga e Vogël, Maja e Lisit të Gjatë, Maja e Tupanit, Maja e Madhe, Kodra e Peçenës, Pusi i Kaut, Përroi i Buhiçit, Çarri i Kuq, Rrethi, Hija e Rrethit, Gurishta, Kodra e Mirë, Guri i Gat, Ahu i Madh, Livadhet e Vaçkës, Suka e Ilincës, Kroi i Demajëve, Kroi i Rrahmanëve, Kroi i Kamerit, Kroi i Maksutajëve, Kroi i Talit, Kroi i Dedajve, Kroi i Gishtajës, Kroi i Isaukëve, Çezma e Haxhi Abdullahut, Çezma e Xhel caravajkës, Çezma e Vaxhidit, ...etj.

Struktura ekonomike e Luginë së Preshevës tregon ngjashmëri me shumë krahina të Kosovës. Bujqësia është degë kryesore e ekonomisë. Afër 70% e popullsisë merret me bujqësi. Fushëgropa e Preshevës dhe e Bujanocit është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Kulturat kryesore që kultivohen janë drithërat, ndërsa prej bimëve industriale më së tepërmi kultivohet duhani. Deri vonë kultivimi i duhanit ka përfshi sipërfaqe të mëdha , sepse leverdia ekonomike ishte e madhe. Kohëve të fundit janë duke u zvogëluar sipërfaqet e mbjellura me këtë kulturë industriale. Qendra më e rëndësishme e Luginës është Presheva ( 7.00 banorë), qendër komunale e njohur me industrinë e materialit ndërtimor, industrinë e përpunimit të duhanit dhe të lëngjeve joalkoolike. Në veri të Preshevës është zhvilluar Bujanoci (7.500 banorë), si qendër komunale me industrinë ushqimore dhe të ujit mineral.

  1. ^ Palka, Eugene Joseph; Galgano, Francis Anthony (mars 2005). Military geography: from peace to war (në anglisht). McGraw Hill Custom Publishing. fq. 301. ISBN 9780073536071. Marrë më 13 janar 2013.
  2. ^ Judah, Tim (29 shtator 2008). Kosovo: What Everyone Needs to Know (në anglisht). Oxford University Press. fq. 5. ISBN 9780195376739. Marrë më 13 janar 2013.
  3. ^ ̺Dr. Hivzi ISLAMI: PRESHEVA NUK U KËMBYE ME VERIUN E KOSOVES