Jump to content

Kronika e një nate (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kronika e një nate
Regjia ngaAlbert Xholi
Naim Distafa (regji artistike)
Skenari ngaRozi Theohari
Bazuar nëKronika e një nate
nga Ali Abdihoxha
Luajnë
KinematografiaGavrosh Haxhihyseni
Bardhyl Martiniani
MontazhiNazmie Gazheli
MuzikaHajg Zaharjan

Kompania prodhuese
Data e publikimit
1990
Kohëzgjatja
85 minuta
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip

Kronika e një nate është film shqiptar i prodhuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re në vitin 1990, dhe adaptimi filmik i romanit nga Ali Abdihoxha me të njëjtin emër. Regjisor i filmit është Albert Xholi, me skenarin e Rozi Theoharit dhe kolonën zanore të Hajg Zaharjanit.

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trupat SS mbledhin popullin e një qyteti bregdetar në një amfiteatër ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve zbuluan disa nga guerilasit. Megjithatë ata që arritën të shpëtonin organizuan revoltën brenda amfiteatrit deri sa arritën të vritnin komandantin nazist.