Kultura në Gjakovë
Gjakova ka qenë e populluar që në epokën pre-historike. Në vitin 1485, Gjakova përmendet si fshat, konkretisht si një vend tregu.[1]
Gjakova ka shërbyer si një qendër tregtare në rrugën ndërmjet Shkodrës dhe Stambollit.
Qyteti i vjetër i Gjakovës ishte një nga qendrat më të zhvilluara të tregtisë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan. Një dëshmi e kësaj periudhe është zona e Çarshisë së Madhe (ose, thënë ndryshe, Pazari i Madh), e cila gjendet në qendër të qytetit të vjetër, dhe përmban shumë dyqane, ndërtesa banimi si dhe restaurante. Pazari është zhvilluar përreth Xhamisë së Hadumit, e cila është e ndërtuar në vitet 1594-95 si donacion nga Hadum Sylejman Efendia (i njohur si Hadum Aga), i cili në të njëjtën kohë ka dhuruar fonde për mjediset e tjera publike në qytet, duke përfshirë edhe disa dyqane të vjetra.
Gjakova përmendet si një qytet për herë të parë në vitin 1662, nga udhëtari osman Evliya Çelebi, i cili e përshkroi atë si një qytet i vogël tërheqës i përbërë prej 2.000 shtëpive, të gjitha të ndërtuara nga guri duke përfshirë çati dhe kopshte. Sipas Çelebiut ndërtesat publike atëherë përfshinin dy xhami të stolisura, disa shtëpi lutëse, disa hane me kulme plumbi, shtëpi dushi të lezeçme, dhe rreth 300 dyqane.[2]
Format e emërimit të qytetit kanë ndryshuar gjatë shekujve. Forma më e vjetër e origjinës "Jakova" nis nga baza "Jak" një emërim i shpërndarë në mesin e shitësve shqipëtar dhe nga prapashtesa osmane "ovasi" që do të thotë një fushë. Prandaj, "Jak ovasi" do të thotë Jak i fushës, sepse Jak Vula, sipas traditës, lejoi Hadum Agën të ndërtojë xhaminë dhe objektet e sipërpërmendura me kusht që qyteti i ndërtuar të mbajë emrin e tij.[1][3][4]
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin 16-të kanë qenë vetëm 13 familje islame nga 68 familje që jetonin në Gjakovë.[5]
Sipas statistikave demografike të vitit 2011, feja më e përhapur në Gjakovë është myslimanizmi, duke përfshirë 81,75% të popullsisë, ndërsa 17,23% janë të katolikë, 0.02% ortodoksë dhe 1% të tjerë.[6] Ky është rezultat i një procesi të përhapjes së Islamit, që ka ndodhur gjatë Sundimit Osman. Shumica e katolikëve jetojnë në rrugën "Rruga e Katolikëve", ku janë të lokalizuara dy kishat kryesore dhe disa fshatra të tjerë përreth Gjakovës. Myslimanët, të cilët jetojnë në pjesët e tjera të qytetit dhe në shumicën e fshatrave, kanë nxitur ndërtimin e xhamive, pra rreth 10-15 ndërtesa të ndërtuara përgjatë shekujve. Monumentet fetare kanë pasuruar trashëgiminë kulturore të Gjakovës.[1][7]
Monumentet si Trashëgimi Kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjakova është shumë e pasur me monumente të trashëgimisë kulturore. Shumica e tyre janë simboleve fetare, por Gjakova është gjithashtu e njohur edhe për disa monumente të tjera interesante, si: shtëpitë e gurit (kulla), urat e gurit, dhe Çarshia e vjetër, si një trashigimi urbane dhe tradicionale.[1][8][9]
Më poshtë janë disa nga monumentet më të famshme:
Xhamitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjakova, si qytet me religjion kryesor islmain është e karakterizuar nga një numër të madh xhamish dhe teqesh. Një nga xhamitë më të rëndësishme është Xhamia e Hadumit ndërsa ka edhe disa të tjera, të tilla si Xhamia e Kusarëve dhe Xhamia e Mahmut Pashës.
- Xhamia e Hadumit është ndërtuar nga Sylejman Hadum Aga në vitet 1594-95, duke u bërë kështu xhamia e parë në Gjakovë. Kompleksi i Xhamisë së Hadumit paraqet qendrën kulturore, arsimore dhe fetare të kësaj zone. Ajo është e përbërë nga një medrese, një bibliotekë dhe dyqane të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Kosovës më 1999.[10] Xhamia është e përbërë nga salla kryesore e lutjes, salla e zbukurimeve dhe minarja.[11] Dekorimet e kësaj xhamie shfaqin shembuj të stilit barok Islamik shqiptar, të përdorur në shekullin e 19-të.[5]
Kishat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjakova karakterizohet gjithashtu me dy kisha katolike, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Këto janë:
- Kisha Shën Ndou (Anton)
- Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit
Teqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumica e teqeve i përkasin urdhërave të Sufit Islamik Tarikat, Rifai, Saadi, etj. Ka shumë teqe të ndërtuara, disa prej tyre të cilat janë shumë interesante dhe unike në bazë të konceptit të arkitekturës dhe historisë. Teqja e madhe Autoqefale është teqja më e vjetër e Saadi Tarikat-it në tërë Rumelinë, e cila daton nga origjina e qytetit të Gjakovës.[1][8][9]
Teqet e tjera të rëndësishme janë:
- Teqja e Shejh Emin
- Teqja e Shejh Ban
- Teqja e Shejh Danjoll
- Teqja Bektashiane
- Teqja e Ali Babes
Ura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjakova ka shumë ura të cilat janë të ndërtuara për të lidhur qytetin me vendet e tjera të zhvilluara si me Prizrenin, Vushtrrinë dhe Shkodrën, dhe në të njëjtën kohë këto ura kanë lehtësuar udhëtimin e karvaneve. Urat ishin më së shumti të ndërtuara nga esnafi i Gjakovës, i cili ka luajtur rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të asaj kohe.
Urat kryesore të Gjakovës janë Ura e Terzive, Ura e Tabakëve, Ura e Taliqit, Ura e Islam Begut, Ura e 'Fshejtë', etj.
- Ura e Terzive, me një gjatësi mbi 190 metra, dhe njëmbëdhjetë harqe, është i vetmi objekt monumental i këtij lloji në Kosovë.
- Ura e Tabakut, e ndërtuar në vitin 1771, ka pamje të gjerë duke marrë në konsideratë strukturën e saj prej 127 metra. Këto ura shtrihen mbi Lumin Erenik, ndërsa Ura e Taliqit, është ndërtuar në vitin 1816 mbi lumin Krena.
Shumë nga këto ura, që datojnë nga shekulli i 18-të, dhe janë ende të kalueshme, dhe përfaqësojnë vlera historike, sociologjike, urbane, artistike dhe kulturore.[9]
Kulla E Sahatit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sahat-kulla, është ndërtuar pas Xhamisë së Hadumit në një vend të njohur si "Fusha e Sahatit." Kjo Kullë pasqyron zhvillimin e shpejtë ekonomik të Gjakovës në atë kohë. Kjo kullë ishte e shkatërruar gjatë luftërave Ballkanike, ndërsa kambana iu hoq dhe u transportua për në Mal të Zi. Një sahat i ri me gjatësi 4.10 m dhe një lartësi rreth 30 metra u ndërtua më vonë, në afërsi të themeleve të mëparshme. E ndërtuar kryesisht prej guri me zonë të vëzhgimit prej druri dhe me çati të mbuluara me plumb, kulla e sahatit është unike në llojin e vet.[1][9]
Hani i Haraçisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hani i Haraçise që daton prej shekullit të 16-të, është një nga objektet më të vjetra të Gjakovës, historia e të cilës është e lidhur me origjinën e qytetit. Duke u përdorur nga udhëtarë, Hani i Haracisë ndodhet në pjesën jugore të Pazarit. Këtë objekt e karakterizon stili i ndërtimit nga druri, me një "çardak" të bukur, dy kate dhe një oborr i mrekullueshëm. Objekti është ruajtur pothuajse në formën origjinale. Kati i dytë ka disa hapësira njëdhomëshe, ku udhëtarët qe vinin më së shumti nga Shkodra kalonin natën përgjatë edhëtimit të tyre në Venedik. Ka shumë elemente te Hanit të Haracisë që kujtojnë kohët e vjetra, dhe kjo është një mmundësi e mirë për mysafirët të cilëve u pëlqen stili oriental. Në ditët e sotme Hani i Haraçisë shfrytëzohet si një muze-restorant, ku njerëzit shërbehen me ushqime tradicionale.[1][7]
Çarshia e Vjetër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çarshia e vjetër (nga turqishtja: Çarşı: treg shqiptar: Carshia së Vjetër; po ashtu e njohur si Çarshisë e Madhe - Pazari i Madh). Kjo Çarshi me dyqane të vogla prej druri, që prej shekullit të 16-të, nëse jo më herët, ka qenë qendër e zejtarëve dhe zanatcive të ndryshëm. Çarshia e vjetër është konsideruar si një nga carshitë më origjinale në Shqipëri, e cila së bashku me Çarshinë e vogël, Loma Druror, Loma e Drithit, Loma e Kafshëve (në tregun e bagëtisë), etj. përbëjnë zonën më të rëndësishme të Tregut të Gjakovës. Edhe pse i ndarë nga Lumi Krena, dy pazaret (i Vjetri dhe i Vogli) ka qenë të lidhur me një sistem të mirë të urave, të ndriçuar nga drita të mëdha, duke krijuar një bashkim dhe duke e bërë Pazarin një nga më të mëdhejtë dhe më cilësorët në tregjet e Shqipërisë. Ky Pazar me vlera të mëdha ekonomike për qytetin e Gjakovës ishte djegur deri në themel gjatë luftës së vitit 1999, por më pas ai u rindërtua në të njëjtin stil dhe sot ajo ështe ringjallur. Çarshia e Vjetër është një nga monumentet më të veçanta orientale në Kosovë dhe jashtë vendit.[1][1][7][8]
Historia e Çarshisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çarshia e vjetër është themeluar nga mjeshtrit e parë dhe nga puna zejtare e tyre, në kohën kur Gjakova kishte fituar statusin e "kasabasë" në vitet 1594/95. Pazari i saj paraqet vlera të çmueshme kulturore dhe shoqërore në zhvillimin e Gjakovës.[1][7][8]
Udhëtari turk Evliya Çelebi kishte vizituar Gjakovën në vitin 1662, dhe ishtë magjepsur nga Çarshia e Vjetëer me numrin e madh të dyqaneve, ndërtesave dhe dycaneve të punës artizanale.[1][7]
Tërësia urbane e Çarshisë së vjetëer
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çarshia e Vjetëer është karakteristika më e veçantë e Gjakovës. Me një strukturë orientale me rrugë të përdredhura, e cila spontanisht lidh lagjet e ndryshme, ajo frymëzon çdo arkitekt. Çarshia mund të arrihet për më pak se pesë minuta përmes qendrës së qytetit. Ajo përfshin një hapësirë prej rreth 35,000 m2, së bashku me rrugën kryesore, e cila është më e gjatë se 1 km. Nga prespektiva e arkitekturës, kjo carshi paraqet një strukturë interesante e njohur me modelet më të bukura të arkitekturës tradicionale dhe aftësive të mira të ndërtimit duke filluar nga detajet më të vogla e deri tek komplekset më të mëdha të ndërtesave, objekteve, mjediseve dhe urbanizmit. Arkitekti i cili e ka dizajnuar, Pazarin, ishte një gjeni i kreativitetit, duke e bërë Çarshinë simbol tradicional të Gjakovës.[1][7][8]
Tradita e Artizanatit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjakova është e njohur si një qytet që ishte e lidhur me vende të zhvilluara të asaj kohe, të tilla si Shkodra, Dubrovniku, Venediku, Serbia, mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Egjipti, Austria, etj., Në këtë mënyrë Gjakova ishte zhvilluar me shpejtësi. Qendër e një zhvillii të tillë ishte Pazari, e cila gjendet kryesisht afër Xhamisë së Hadumit, ndërmjet Çabratit dhe Lumit Krena. Në shekullin e 19-të, pazari kishte 1250 dyqanet të zejtarive të ndryshme , të cilat çuan ndihmuan në zhvillimin e tregtisë brenda dhe jashtë vendit . Edhe në kohën e Çarshisë së vjetëer të Gjakovës, tregtia zgjaste tri ditë apo ndonjëherë zgjaste dy ditë në javë. Sipas traditës së vjetër Bizantine , e cila ishte shumë e zhvilluar në kohën e Perandorisë Osmane, çdo lloj i zejtarisë apo tregtisë kishte rrugën apo sheshin e vet. Në afërsi të Xhamisë së Hadumit ishin të përqëndruar prodhuesit me shumë dyqane, ndërsa në pika të ndryshme të Pazarit u vendosen të tjerë mjeshtër të zanateve si: mjeshtrit e leshit, punëtorët e jorganëve, përpunuesit e lëkures, punëtorët e tehut, tapet punëtorët e tapetave, punëtorët e kazanëve, furrtarë dhe punëtorët e dyqaneve të mishit. Çarshia së vjetëer ka një rëndësi të madhe kulturore, sociale dhe vlera historike shkencore, sepse me anë të studimit, mund të mësohet jeta tradicionale dhe shoqërore e Gjakovës. Ky pazar përfaqëson një muze vërtetë , me larmi të ndryshme të zejtarisë, të cilat kanë mbetur si pjesë e trashëgimisë shpirtërore.[1][7][8]
Shtëpitë Tradicionale të qytetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtëpitë tradicionale të qytetit ishin të njohura me dyert e tyre hyrëse të oborrit, shtëpi të llojit vizitues, me banjo dhe tualete të ndara, të rehatshme për rritjen e kafshëve, me hambar gruri, misri, shporta, etj. Këto shtëpi ishin të njohura me dhomat mikëpritëse për punëtorët që nuk kishin mundësi të përfundonin punën gjatë ditëve të tregëtisë të cilat zgjasnin tri ditë. Disa nga shtëpitë më të famshme janë:
- Shtëpia e Rexhep Haxhi Ismailit
- Shtëpia e Abdullah Pashë Drenit
- Shtëpia e Hasan Polloshkës
- Guri house 'kulla' e Mustafa Vokshit
- Shtëpia e Sulejman Vokshit
- Shtëpia 'kulla' e Hysni Koshit
Artizanatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prodhimi i armëve
Prodhimi metalik përfshin disa mjeshtër të rëndësishëm si prodhues të armëve, metalit, enëve të bakrit, teneqes etj. Gjatë shekullit të 18-të në Gjakovë, një prodhues i njohur i armëve, Tush Dyfektxhija, arriti të krijojë "shkollën popullore" të kësaj mjeshtërie, e cila ende është e njohur me këtë emër. Tush është konsideruar si një nga mjeshtërit më të talentuar për prodhimin dhe stolisjen e "celina-së" (Një armë të quajtur pas një lloj gjarpëri, duke pasur parasysh se doreza kishte formën e një gjarpëri). Armët hartuara në Gjakovë, me stolisje ari dhe argjendi, u bënë i famshme në të gjithë Europën, nga shekulli i 18-të. Këto dhe modele të tjera janë shitur edhe jashtë vendit në tregjet e tjera të tilla si Venecia, Austri, Greqi, etj.[1][7][8]
- Argjendarët
Mjeshtrit gjakocar ishin të njohur edhe si argjendarë. Gjakova, Peja dhe Prizreni janë qytete të mirë-njohura me punën e argjendarëve që punonin me filigran dhe gdhendje. Kombinimi metalik i të zezës dhe të bardhës ishte i njohur si "Stili hjakovar", që dallonte nga "Stili i Prizrenit dhe Pejës" (filigranit përkatësisht). Ky stil i mjeshtërve është përdorur në prodhimin e unazave, kutive të duhanit, tubave të tabakut, etj. Deri më tani metoda e këtij stili ishte mbajtur sekret nga gjakovarët.
Punën artistike tëargjendarëve u vlerësuan jo vetëm nga popullsia amëtare, por edhe nga vendet e huaja që i bëri ata të famshëm.
Nga produkte për përdorim personal mund të përmendim: unaza, të ardhurat, rrathët, tasfes (tas-kapele për gra me formë dekorative), etj. Këto produkte janë shfrytëzuar nga familjet më të pasura të vendit dhe gjithashtu janë të eksportuara në Stamboll.
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f g h i j k l m n Gjakova City & Valbona Valley. Gjakova. 2010. ISBN 978-9951-8784-0-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ Elsie, Robert (2004). Historical dictionary of Kosova. Maryland: Scarecrow Press, Inc. ISBN 0-8108-5309-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kuvendi i Gjakovës. Toponimia e Gjakovës me rrethinë.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Haxhibeqiri, Fuat (2011). Krimet e luftes në Gjakovë. Gjakovë. ISBN 978-9951-585-85-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ a b Drançolli, Fejaz (2007). Hadum Mosque & Bazaar in Gjakova.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Te dhenat kryesore demografike sipas komunave" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 nëntor 2013. Marrë më 19 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h Gjakova, Tourist Guide. ISBN 978-9951-19-058-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g Rizvanolli, Masar (2009). Grand Bazaar of Gjakova. "Jakova" - Intellectual Association. ISBN 978-9951-8653-9-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Mehmeti, Donat, Gjakova the city of ancient culture and heritage, Unicef: Innovations Lab Kosovo and Pen publishing
- ^ Integrated Conservation. 2011.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2012. Marrë më 19 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)