Lars Ulrich
Lars Ulrich |
---|
Lars Ulrich (lindur më 26 Dhjetor, 1963) është një muzikant, aktor nga Danimarka. Njihet si bateristi dhe bashkë themeluesi i grupit heavy/thrash metal Metallica[1]. Ai është djali i lojtarit të tenisit Torben Ulrich dhe nipi i lojtarët të tenisit Einer Ulrich. Ai vet ka luajtur tenis në moshë të re dhe u shpërngul në Los Angeles në moshë 16 vjeqare që të trajnohet profesionalisht. Pasi publikoi një reklam të quajtur The Recycler ai u takua me vocalistin/gitaristin James Hetfield dhe formuan grupin Metallica.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulrich kishte lindur në një familje të klasës së sipërme të mesme[2] në Gentofe të Danimarkës. Ai ishte djali i lojtarit profesional të Tenisit Torben Ulrich, dhe po ashtu gjyshi i tij nga babai ishte Einer Ulrich i cili po ashtu ishte lojtar Tenisi. Gjyshja e tij nga babai, Ulla Meyer vinte nga një familje Hebreje, kshtu që gjyshi i Larsit u vra nga Nazistët gjatë luftë së dytë botërore[3]. Saksofonisti Dexter Gordon ishte kumbari i Larsit, dhe po ashtu ishte miku i fëmijrisë së Neneh Cherry.[4]
Në Shkurt të 1973, Babai i Larsit kishte marë 5 bileta për një koncert të Deep Purple i cili do të mbahej në të njëjtin stadium në të cilin do të mbahej një turne tenisi në të cilin ai do të luante. Pasi njëri nga shokët e tij nuk mund të shkonte, atëherë ata ja dhanë biletën Larsit 9 vjeqarë, të cilit i la aq shumë përshtypje sa që i bleu albumin e tyre të parë të quajtur Fireball[5], dhe nga aty filloi dashuria e tij ndaj muzikës, më saktësisht muzikës Rock and roll dhe më von Heavy metal. Ai bleu setin e tij të parë të baterive Ludwig nga gjyshja e tij rreth moshës 12 ose 13 vjeqare. Ai si fillim dashti të luante tenis dhe u shpërngul në SHBA në verë të 1980.
Në dokumentarin Anvil: The story of Anvil, Ulrich tregon se duke parë një shfaqje të Y&T[6] ai zgjodhi të bëhej Muzikant. Ai vërejti një grup nga Londra të quajtur Diamond Head dhe i pëlqeu aq shumë saqë i bleu një Album dhe shkoi nga San Francisco në Londër për ti parë drejt për së drejti. Kur u kthye në Amerikë, ai vendosi një reklam në gazetat lokale se po kërkonte dikë me të cilin të formonte një grup. James Hetfield i'u përgjigj dhe kështu u formua Metallica.[1]
Kariera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1981, Ulrich takoi Hetfield në Downey, të Kalifornisë dhe formuan grupin heavy metal të quajtur Metallica . Emri "Metallica" e mori nga një shokë, Ron Quintana, i cili po kërkonte emra për një grup heavy metal që ai po e krijonte, dhe Metallica ishte njëra nga opsionet, po ashtu edhe "Metal Mania". Ulrich e bindi atë që të zgjidhte "Metal Mania" dhe për vete zgjodhi Metallica.[7]
Ai u bë i njohur si pioneri i luajtjes së shpejt së baterive thrash/heavy, e paraqitur në shumë këngë të Metallikës; "Metal Militia" nga albumi Kill em All; "Fight fire with fire" nga albumi Ride the lightning; "Battery" dhe "Damage Inc." nga albumi Master of Puppets; dhe "Dyers Eve" nga albumi ...And justice for all. Ai po ashtu ka pasur vëmendje të madhe dhe popullaritet nga, si fillim vet grupi dhe nga teknika e tij e veqantë e luajtjes së baterive, si për shembull teknika double bass drum në këngën "One" (...And justice for all) dhe "Damage Inc.". Që nga krijimi i Metallikës, Ulrich u adoptoua me një stil më të lehtë, nga një set baterishë me 9 pjesë në atë 7 pjesësh.
Ai mori pjesë në filmin e parë në një origjinale të HBO[8] e quajtur Hemingway & Gellhorn, e cila filloi filmimin në Mars të 2011 dhe përfundoi në Maj të 2012. Ai po ashtu mori pjesë në filmin Get Him to the Greek[9] si vet ai (d.m.th. personazhi ishte vet ai), dhe si partner i Jackie Q.[10]
Në 2012, Lars ishte kryesori në dokumentarin "Mission to Lars" (Misioni drejt Larsit). Filmi i Kate dhe Will Spicer, tregon na merr ne në një udhëtim drejt Tomit, i cili jetonte në Devon, Angli dhe që kishte sindromën Fragile X[11], i cili dëshironte të takonte Larsin.
Që të shtendoset pas një koncerti, Ulrich ndëgjon muzikë jazz.
Viti | Titulli | Roli | Shënime |
---|---|---|---|
2014 | Some Kind of Monster[12] | Vetvetja | Dokumentar |
2010 | Get him to the Greek[9] | Vetvetja | |
2012 | Hemingway & Gellhorn | Joris Ivens | Film origjinal i HBO |
2012 | Mission to Lars | Vetvetja | Film Dokumentar |
2013 | Metallica: Through the never[13] | Vetvetja | |
2016 | Radio Dreams[14] | Vetvetja |
Përurimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me vendosjen e Lars Ulrich dhe anëtarëve të tjerë të Metallikës siq janë James Hetfield, Kirk Hammet, Cliff Burton dhe Robert Trujillo në Rock and Roll Hall of Fame[15] në 2009, Ulrich u bë danezi i parë që e kishte atë titull nderi.[16]
Ndërsa në vitin 2016 kishte nderin të përuronte një ndër bandat e tija më të pëlqyera e cila ishte Deep Purple në Rock Hall of Fame.
Pajisjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seti i baterive momentale (2016–present)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Drums – Tama Starclassic Maple, Deeper Purple finish.[17] [18] Ulrich përdorë të njëjtin set baterishë, me ngjyrë jeshile, në studio. Në 2013, Ulrich filloi të përdorë setin e baterive silver që për herë të fundit u pa në xhirimet e S&M.
- 10"×8" Tom
- 12"×10" Tom
- 16"×14" Floor Tom
- 16"×16" Floor Tom
- 22"×16" Bass Drum (×2)
- 14"×6.5" Lars Ulrich Signature Snare Drum
- Note: Ulrich përdor daullen standarde Lars Ulrich LU1465 live në koncerte (diamond plate), ndërsa përdorë të dyja LU1465 dhe LU1465BB (bell brass) në studio, varet nga tingulli që dëshiron.
- Cymbals – Zildjian[19][20]
- 14" A Custom Dyno Beat Hi-Hats
- 17" A Custom Projection Crash
- 18" A Custom Projection Crash (×2)
- 19" A Custom Projection Crash
- 18" Oriental China Trash (used as a ride)
- 20" Oriental China Trash
- Note: Ulrich shpesh do të përdorë 22" Custom Ping Ride kur luan live. Ai po ashtu ka përdorur splash cymbals në turne të kaluara.
- Drumheads – Remo
- Toms – Coated Emperor | Ebony Ambassador
- Bass – Clear Powerstroke 3/Powersonic (depending on venue)| Ebony Powerstroke 3
- Snare – Coated Controlled Sound (black dot on reverse) | Clear Hazy Ambassador
- Hardware – Tama and Drum Workshop
- Tama IronCobra Power-Glide Single Pedal (×2)
- Tama IronCobra Lever-Glide Hi-Hat Stand
- Tama Roadpro Cymbal Stand w/Counterweight (×2)
- Tama Roadpro Cymbal Stand (×3)
- Tama Roadpro Double Tom Stand
- Tama Roadpro Snare Stand
- Tama Cymbal Holder (×2)
- Tama Multi-Clamp (×2)
- Tama Hi-Hat Attachment
- Tama Ergo-Rider Drum Throne
- DW Drop-Lock Hi-Hat Clutch
- Other
- Ahead Lars Ulrich Signature Sticks (1994–present)
- Calato Regal Tip Lars Ulrich Signature sticks (1981–1993)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Metallica
- ^ Familja
- ^ Lufta e Dytë Botërore
- ^ Bethlehem Records
- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Fireball_(album)
- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Y%26T
- ^ Crocker, Chris (1993). Metallica: The Frayed Ends of Metal. St. Martin's Press. fq. 25, 26. ISBN 0312086350.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://www.hbo.com/
- ^ a b http://www.imdb.com/title/tt1226229/
- ^ http://www.imdb.com/title/tt1226229/
- ^ https://ghr.nlm.nih.gov/condition/fragile-x-syndrome
- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Some_Kind_of_Monster_(film)
- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Metallica:_Through_the_Never
- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Radio_Dreams
- ^ https://www.rockhall.com/
- ^ "Rock and Roll Hall of Fame - Ulrich". Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2017. Marrë më 18 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TAMA – artist profile – Lars Ulrich" (në japonisht). Tamadrum.co.jp. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2008. Marrë më 30 tetor 2011.
- ^ "Lars Ulrich Worldwired Kit". Tama. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2017. Marrë më 18 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lars Ulrich profile". Zildjian.com. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2018. Marrë më 4 gusht 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2015. Marrë më 18 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)