Jump to content

Leuven

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leuven
Louvain Frëngjisht
Löwen Gjermanisht
Qytet
Bashkia e qytetit
Bashkia e qytetit
Koordinatat: 50°52′N 4°42′E / 50.867°N 4.700°E / 50.867; 4.700
ShtetiBelgjikë
RajoniFlaman
ProvincaBrabanti Flamand
Sipërfaqja
 • Gjithsej57,51 km2 (2,220 sq mi)
Lartësia mbidetare
25 m (82 ft)
Popullsia
 (1 janar 2024)
 • Gjithsej103.868
 • Dendësia1.757/km2 (4,550/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (Central European Time)
 • Verës (DST)UTC+2 (Central European Summer Time)
Kodi postar
3000, 3001, 3010, 3012, 3018
Prefiksi016
Faqja zyrtareleuven.be

Leuven (Frëngjisht: Louvain, Gjermanisht: Löwen) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i provincës së Brabantit FlamandRajonin FlamanBelgjikës. Ndodhet rreth 25 kilometra në lindje të Brukselit. Vetë bashkia përfshin qytetin historik dhe qytezat përrethHeverlee, Kessel-Lo, një pjesë të Korbeek-Lo, Wilsele dhe Wijgmaal.

Sipas stastikave në 1 janar 2024, Leuven regjistroi një popullsi prej 103,868 banorësh [1]. Sipërfaqja e saj arrin në 56,63 km2 dhe dendësia e popullsisë 1,834.2 banorë për km2. Qyteti është shtëpia e Anheuser-Busch InBev.

KU Leuven, universiteti më i madh i Belgjikës, ka kampusin e tij kryesor në Leuven, i cili ka qenë një qytet universitar që nga viti 1425. Kjo e bën atë qytetin më të vjetër universitar në Vendet e Ulëta. Qyteti është shtëpia e selisë së Anheuser-Busch InBev, kompania më e madhe në botë e birrës[2] dhe e gjashta më e madhe të mallrave të konsumit me lëvizje të shpejtë.[3]

Leuven përmendet për herë të parë në 891 si "Loven", kur një ushtri vikinge u mund nga perandori gjerman Arnulf. Sipas legjendës së qytetit, re bardha e kuqe përshkruan brigjet e lumit Dejl të lyera me gjak pas kësaj beteje. E vendosur në brijget e këtij lumi dhe afër kështjellës së Dukës së Brabantit, Leuven u bë qendra më e rëndësishme tregtare midis shekujve 11 dhe 14. Një tregues i rëndësisë së tij të mëparshme si qendër për prodhimin e veshjeve pasqyrohet në pëlhurat karakteristike prej liri të Leuven-it, të famshme në tekstet e shekujve 14 dhe 15 si lewyn.

Në shekullin e 15-të filloi një epokë e re e artë me themelimin e universitetit më të madh dhe më të vjetër në Vendet e Ulëta, Universitetin Katolik të Leuven (Katholieke Universiteit Leuven ose shkurt KU Leuven) në 1425.

Në shekullin e 18-të, Leuven u bë më i rëndësishëm falë fabrikës së saj të birrës, e njohur më vonë si Interbrew (tani InBev), e cila është kompania më e madhe e prodhimit të birrës në botë. Në fakt, fabrika e birrës InBev dhe selia e birrës Stella Artois dominojnë të gjithë pjesën verilindore të qytetit, midis stacionit të trenit dhe kanalit për në Mechelen.

Leuven pas katastrofës së vitit 1915. Në sfond është bashkia e qytetit.

Gjatë shekullit të 20-të, të dy luftërat botërore i shkaktuan qytetit dëme të konsiderueshme, duke shkatërruar dy herë bibliotekën e universitetit. Bota u trondit nga kjo dhe biblioteka u rindërtua plotësisht pas Luftës së Parë Botërore me para nga ndihmat amerikane dhe dëmshpërblimet gjermane të luftës. Pas Luftës së Dytë Botërore, ndërtesa e djegur duhej të restaurohet. Sot ajo qëndron ende si një simbol i kujtimit të luftërave të tmerrshme.

Një seri protestash studentore për përdorimin e gjuhës frënge në Universitetin Katolik çuan në ndarjen ligjore të institucionit në universitete të veçanta flamande dhe frëngjisht-folëse në vitin 1970. Gjatë dekadës së ardhshme, universiteti frëngjisht-folës u zhvendos në afërsi ku rishtazi krijoi qytetin e Louvain-la-Neuve[4].

Leuven është i njohur për festivalin veror rock Marktrock.

Leuven është e binjakëzuar me:

  1. ^ "Shifrat e popullsisë për provincat dhe komunat më 1 Janar 2024" (PDF) (në holandisht). Marrë më 31 tetor 2024.
  2. ^ "Top 10 Largest Beer Companies in the World 2020 | Top Beer Brands" (në anglisht). 8 maj 2020.
  3. ^ "Top 10 FMCG Companies in the World 2021" (në anglisht).
  4. ^ "Britannica, Leuven, Belgium" (në anglisht).
  5. ^ "Kraków – Miasta Bliźniacze" [Kraków – Twin Cities]. Miejska Platforma Internetowa Magiczny Kraków (në polonisht). Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2013. Marrë më 10 gusht 2013.