Jump to content

Lista e shkrimtareve shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo është një listë e shkrimtareve shqiptare dhe shkrimtareve që kanë lindur në Shqipëri, apo shkrimet e të cilave janë të lidhura ngushtë me Shqipërinë.

  • Rreze Abdullahu (e lindur në vitin 1989), shkrimtare që shkruan ditar nga lufta e Kosovës
  • Mimoza Ahmeti (e lindur 1963), poete, shkrimtare e tregimeve të shkurtra, eseiste
  • Lindita Arapi (e lindur më 1972), poete, noveliste, gazetare, që boton vepra në gjuhën gjermane
  • Flora Brovina (e lindur më 1949), shqiptare nga Kosova, poete, gazetare, aktiviste e të drejtave të grave
  • Klara Buda (e lindur më 1964), shqiptaro-amerikane, gazetare, prezantuese në radio dhe televione
  • Diana Çuli (e lindur më 1951), noveliste, shkrimtare tregimeve të shkurtra, skenariste, politikane
  • Elvira Dones (e lindur më 1960), shkrimtare, gazetare, prodhuese e filmave dokumentar, tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • Musine Kokalari (1917-1983), shkrimtare tregimeve të shkurtra, shkrimtarja e parë që botoi në Shqipëri
  • Helena Kadare (i lindur më 1943), shkrimtare tregimeve të shkurtra, noveliste, tani jeton në Paris
  • Irma Kurti (e lindur më 1966), poete, shkrimtare tregimeve të shkurtra dhe romaneve, gazetare, tani jeton në Itali
  • Natasha Lako (lindur në vitin 1948), poete, noveliste
  • Luljeta Lleshanaku (e lindur në vitin 1968), poete, redaktore reviste, disa poezi të përkthyera në anglisht
  • Masiela Lusha (e lindur në vitin 1985), shqiptaro-amerikane, poete, noveliste, shkrimtare për fëmijë, përkthyese, aktore, bamirëse

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]