Literatura ndërkombëtare mbi Kosovën

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përkundër rëndësisë, që Kosova ka pasur në zhvillimet dhe historinë e Ballkanit ajo, ashtu siç e dëshmojnë edhe studiuesit më profesionistë ndërkombëtarë për arsye politike kishte mbetur pothuajse “misterioze dhe pak e njohur për të huajt”.

Të njëjtit studiues kanë argumentuar se kjo kishte ndodhur pasi që “hartat evropiane të kësaj zone përmbanin pasaktësi të mëdha dhe interpretime të fakteve sipas interesave dhe narracionit të atyre, që kishin pushtuar këtë pjesë dhe kjo gjendje vazhdoi pothuaj e njëjtë deri në fund të shekullitnëntëmbëdhjetë”.

Këtë më së miri e dëshmon edhe një gjeograf bullgar, i cili në kuadër të një vizite në Kosovë gjatë Luftës së Parë Botërore, kishte shkruar se “pjesë të rajonit të Kosovës ishin, deri para pak vitesh, pothuajse aq të panjohura dhe të paarritshme sa një shtrirje tokeAfrikën Qendrore”.[1]

Kosova, u bë e njohur për komunitetin ndërkombëtarë si rezultat i dhunës sistematike, spastrimit etnike dhe gjenocidit të ushtruar ndaj popullsisë civile dhe luftës së fundit të vitit 1999, ndërkohë që u shtua edhe literatura, raportimet e besueshme dhe të paanshme ndërkombëtare dhe paralelisht me këtë zgjoi interesimin dhe vëmendjen e studiuesve më të njohur ndërkombëtarë të historisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, së drejtës ndërkombëtare dhe çështjeve të tjera, që ndërlidhen me këto. Më poshtë, gjeni disa autorë me kredenciale ndërkombëtare dhe tituj librash mbi Kosovën.[2]

  • Julie Mertus, Kosovo: How Myths and Truths Started a War. Berkley: University of California Press, 1999. -Julie Mertus ofron një nga vështrimet e para gjithëpërfshirëse në situatën e dhunshme në Kosovë, ku vite të tensionuara ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve shpërthyen në konflikte të armatosura në vitin 1998. Në një studim të thellë dhe të hollësishëm të identitetit kombëtar dhe konfliktit etnik, Mertus demonstron se si mitet dhe të vërtetat mund të fillojnë një luftë. Ajo, tregon se si identiteti ynë si individë dhe pjesëtarë të grupeve përcaktohet nëpërmjet tregimit dhe kujtimit të storieve.
  • Robert Elsie, Historical Dictionary of Kosovo, botim i dytë Lanham, MA: Scarecrow Press, Inc, 2011. -Duke u fokusuar jo vetëm në vitet e fundit të trazuara të Kosovës, botimi i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, gjithashtu, ndërlidhet me kulturën e pasur të vendit dhe historinë e gjatë. Kjo arrihet nëpërmjet një kronologjie, eseje hyrëse, bibliografie të gjerë dhe 400 shënimeve të ndër-diferencuara në fjalor mbi persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; dhe aspekte politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare. Ky libër është një pikë e shkëlqyer e qasjes për studentët, hulumtuesit dhe këdo, që dëshiron të dijë më shumë në lidhje me Kosovën.
  • Wesley Clark, Waging Modern War: Bosnia, Kosovo, and the Future of Combat. New York: Public Affairs, 2001. -Në librin “Waging Modern War”, Gjenerali, Wesley K. Clark, rrëfen përvojën e tij në udhëheqjen e forcave të NATO-s në një fitore përfundimisht të suksesshme në Kosovë, në vitin 1999. Pasi që forcat ushtarake amerikane u futën në veprim në muajt pas sulmeve në Qendrën Botërore Tregtare dhe në Pentagon, është bërë e qartë, që mësimet nga Kosova vlejnë drejtpërdrejtë në luftën kundër terrorizmit dhe kombeve që e sponsorizojnë atë.
  • Tim Judah, Kosovo: What Everyone Needs to Know. Oxford: Oxford University Press, 2008. -Në “Kosovo: What Everyone Needs to Know®”, Tim Judah, ofron një udhëzim të drejtpërdrejtë për Kosovën. Judah, i cili ka kaluar vite, duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të përmbledhura dhe të qarta për një varg të gjerë të pyetjeve: Pse është Kosova e rëndësishme? Kush janë Shqiptarët? Kush janë Serbët? Cili është roli i Kosovës në rajon dhe në botë?
  • Howard Clark, Civil Resistance in Kosovo. London: Pluto Press, 2000. -Në librin “Civil Resistance in Kosovo”, Howard Clark shpjegon evoluimin historik të luftës së Shqiptarëve të Kosovës, nga demonstratat paqësore deri tek reagimi i ashpër i UÇK-së, duke mbuluar vitet e 80-ta e deri më tani. Në vlerësimin e arritjeve dhe kufizimeve të, Clark shpjegon se pse politika ishte braktisur në fund dhe se si do të mund të ishte bërë më efikase. Ajo që është e rëndësishme, ky libër bazohet në mësimet e Kosovës për ofrimin e sugjerimeve për ndërtimin e paqes në të ardhmen.
  • The Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons Learned. Oxford: Oxford University Press, 2000. -Raporti i Kosovës është një produkt final i punës nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën, i themeluar për shqyrtimin e zhvillimeve kryesore para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke përfshirë shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në rajon. Raporti vlerëson efikasitetin e përpjekjeve sistematike për parandalimin e luftës, ligjshmërinë e fushatës bombarduese të NATO-s kundër Jugosllavisë dhe progresin e Kombeve të Bashkuara në ri-ndërtimin pas konfliktit. Raporti rekomandon për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe propozon një kornizë të re të përgjithshme për ndërhyrjen humanitare në bazë të parimeve të legjitimitetit.
  • Marc Weller, Peace Lost: The Failure of Conflict Prevention in Kosovo, 2008. -Ky libër paraqet dështimin e veprimit ndërkombëtar në Kosovë nga fundi i viteve të 80-ta deri në intervenimin e NATO-s në vitin 1999 dhe përpjekjet për të shpjeguar pse gjatë asaj kohe ishin prishur aq shumë mundësi për paqe. Duke aplikuar metodologjinë e zhvilluar nga Rrjeti i BE-së për Parandalimin e Konfliktit, libri ndan konfliktin në katër faza kryesore dhe shqyrton se si mundësitë për zgjidhje ishin humbur apo neglizhuar. Ai tutje, konsideron alternativat e politikave në dispozicion në atë kohë dhe hipotetizon arsyet se pse këto në fund u hodhën poshtë.
  • Henry H Perritt Jr., Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency. Chicago: University of Illinois Press, 2008. -Libri “Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency” ofron një historik për UÇK-në dhe përshkruan aktivitetet e saj deri në intervenimin e NATO-s, duke e përfshirë edhe atë. Henry H. Perritt Jr. ofron një kuptim të drejtpërdrejtë të motiveve dhe organizimit të një kryengritjeje popullore, duke detajuar strategjitë e rekrutimit, trajnimit dhe financimit, që e bënë UÇK-në një nga kryengritjet më të suksesshme të epokës, pas luftës së ftohtë. Ky vëllim, gjithashtu, tregon histori personale të të rinjëve, që morën armët në përgjigje të poshtërimit të vazhdueshëm nga "okupuesit e huaj", siç i perceptonin policinë Serbe dhe personelin e inteligjencës.
  • David Phillips, Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy andU.S. Intervention. Cambridge, MA: The MIT Press, 2012. -Në librin “Liberating Kosovo”, autori, David Phillips, ofron një përshkrim bindës të negociatave dhe veprimeve ushtarake, që kulmuan në pavarësinë e Kosovës. Bazuar në pjesëmarrjen e tij në procesin diplomatik dhe intervistat me pjesëmarrësit kryesor, Phillips, paraqet në detaje ngritjen e Sllobodan Millosheviqit, vuajtjet e kosovarëve dhe ngjarjet, që quan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai, tutje analizon se si NATO, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorën diplomacinë, bombardimin ajror dhe forcat paqeruajtëse për fillimin e procesit, që rezultoi me pavarësinë e Kosovës.
  • Marc Weller, Contested Statehood: Kosovo’s Struggle for Independence. Oxford: Oxford University Press, 2009. -Ky libër ofron analizë kritike të përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në Kosovë, duke paraqitur një perspektivë të drejtpërdrejtë të përpjekjeve për zgjidhje nga konferenca Carrington në negociatat në Rambuje dhe Vjenë. Gjatë periudhës njëzet vjeçare u përdor një arsenal i tërë i mjeteve diplomatike në dispozicion për menaxhimin e krizës, duke përfshirë negociatat, ndërmjetësimin dhe diplomacisë “shuttle”, diplomacinë e konferencës së nivelit të lartë, veprimet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe madje edhe përdorimin e forcës. Përkundër këtij niveli të angazhimit, rezultati përfundimtar i përkohshëm ishte ai që komuniteti i organizuar ndërkombëtar dëshiroi ta shmangte: pavarësia e Kosovës. Libri, paraqet përpjekjet ndërkombëtare diplomatike për ballafaqimin me krizën kundrejt luftës së Kosovës për shtetësi.
  • Henry H. Perritt Jr., The Road to Independence for Kosovo: A Chronicle of the Ahtisaari Plan. -Ky libër tregon historinë e pavarësisë së Kosovës nga gjakderdhja periodike e shekullit të njëzetë tek diplomacia që çoi në përcaktimin e statusit përfundimtarë të Kosovës si shtet, në vitin 2008. Pavarësia e Kosovës ishte produkt i diplomacisë së kujdesshme, orkestruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët kryesorë të Bashkimit Evropian, nën kornizën e ndërmjetësuar nga ish Presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, i cili më pas fitoi Çmimin Nobel për Paqe. [3]
  • Denis Macshane, Why Kosovo Still Matters. London: Haus Publishing, 2011. -Një apelim i shkurtër polemik nga Denis MacShane (Ministër për Evropë 2005 – 2010) për politikë-bërësit që të ri-angazhohen me vendet e Ballkanit Perëndimor para se të jetë shumë vonë. Bazuar në përvojën e tij si ministër për vendet e Ballkanit gjatë periudhës 20012010, MacShane ka shkruar një përshkrim të gjallë dhe të fuqishëm, duke treguar, që vendet e Ballkanit Perëndimor janë simbol i dobësisë së Evropës për transformimin e një nga rajonet e saj kryesore dhe zgjedhja tani është e qartë: ose Ballkani Evropianizohet ose Evropa Ballkanizohet. [4]
  • Edward Newman and Gëzim Visoka, Foreign Policy Analysis, 2016-Ky artikull shqyrton politikat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Kosova, pasi që kërkon njohjen diplomatike nën kushtet e shtetësisë së kontestuar dhe urdhrin tranzicional ndërkombëtarë. Debatet ekzistuese në lidhje me njohjen diplomatike – në veçanti si arrihet shtetësia e pavarur sovrane—në përgjithësi qëndron mbi faktorët sistematik, institucionet normative dhe preferencat e fuqive të mëdha. Autorët, argumentojnë, që përvoja e Kosovës paraqet një proces më kompleks dhe më pak të paracaktuar të njohjes ndërkombëtare, në të cilën agjencia e shteteve të sapoformuara, shkathtësitë diplomatike, afati kohor dhe madje edhe mundësia mund të luajnë një rol më të rëndësishëm në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për njohje se sa që pranohet përgjithësisht.[5]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2018. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2018. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2018. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2018. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2018. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)