Jump to content

Llambi Aleksi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Llambi Aleksi
Ministër i Financave
Në detyrë
8 prill – 12 prill, 1939
Paraprirë ngaRrok Gera
Pasuar ngaAndon Beça
Të dhëna vetjake
U lind më1890
Borovë, Perandoria Osmane
Vdiq më1969
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës

Llambi Aleksi (Borovë, 1890 - Tiranë, 1969) ka qenë ekonomist, nëpunës dhe anëtar i ngarkuar me Ekonominë Kombëtare ditët e para të pushtimit italian nga data 8 deri më 12 prill.

U lind më 1890 në Borovë të kazasë së Kolonjës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe më pas përfundoi gjimnazin grek të Korçës, si dhe ndoqi 3 vjet studime në shkollën e lartë tregtare greko-franceze të Selanikut, ku dhe u diplomua.

Më 24 gusht 1918 deri në 24 dhjetor 1921 u emërua nëpunës i financave në Kolonjë. Nga kjo kohë deri më 7 shkurt 1923 u largua nga shërbimi për arsye shëndetësore. Më 29 mars 1923 e deri më 18 janar 1925 punoi si kontrollor në zyrën e kontabilitetit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Më 10 maj 1926 qe referent në Këshillin Kontrollues të Financave. Më 5 janar 1928 e deri në 17 nëntor 1944, me ndonjë ndërprerje, qe anëtar i këshilllit të përmendur.

Më 9 gusht 1945 u riemërua anëtar i po këtij këshilli, duke qëndruar deri më 1946, kur ky institucion u mbyll.

Ndërroi jetë në Tiranë më 1969.[1]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 73–74. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)