Lokaliteti arkeologjik romak në Vërban
| Lokaliteti arkeologjik romak në Vërban | |
|---|---|
Busti i Gruas Dardane zbuluar në Vërban | |
| Lloji | Arkeologjike |
| Vendndodhja | Vërban, Viti, Kosovë |
| Ndërtuar | Romake |
| Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Nr. i referencës | 3604 |
Lokaliteti arkeologjik romak në Vërban është një monument i trashëgimisë kulturore i cili ndodhet në fshatin në Vërban, të Vitisë, në Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".[2][3]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjurmët e lokalitetit të evidentuara të Vërbanit, pozicionuar fare pranë Banjës së Kllokotit, e të ngritur mbi një tarracë aluviale përgjatë brigjeve të lumit Moravë, në një areal me tokë shumë pjellore dhe në afërsi të vendburimeve të ujërave termale e të ngrohta minerale nuk ishte e rastit. Njëra nga gjetjet më të rëndësishme të këtij areali shumë të gjerë këtu ishte me rastin e zbulimit të një busti fare pranë Banjës së Kllokotit, vepër arti dardan që përfaqëson një shembull të punimit të skulpturës në mënyrë autoktone, e dallueshme si në formë, ashtu dhe në aspektin artistik dhe që reflekton zhvillimin e krijimtarisë së lartë artistike të popullsisë vendase. Busti është i punuar në mermer kualitativ dhe reflekton figurën dinjitoze të një zonje Dardane.[2][3][4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- 1 2 Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1738. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- 1 2 Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 67. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020.
{{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=/|archive-url=; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!) - ↑ https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=9460[lidhje e vdekur]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine