Mahmud Abas
Mahmud Abas Ebu Mazen | |
---|---|
مَحْمُود عَبَّاس أَبُو مَازِن | |
Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Palestinës | |
Titullar | |
Në detyrë 15 janar 20051 | |
Kryeministri | Ahmed Kurei Nabil Shaath (ushtrues detyre) Ahmed Kurei Ismail Hanije Selam Fajjad Rami Hamdallah Mohammad Shtaje |
Paraprirë nga | Rauhi Fattuh (i përkohshëm) |
Presidenti i 2-të i Shtetit të Palestinës | |
Titullar | |
Në detyrë 8 maj 2005 si ushtrues detyre: 8 maj 2005 – 23 nëntor 2008 | |
Paraprirë nga | Yasir Arafat |
Kryetari i 4-të i Organizatës Çlirimtare të Palestinës | |
Titullar | |
Në detyrë 29 tetor 2004 si ushtrues detyre: 29 tetor 2004 – 11 nëntor 2004 | |
Paraprirë nga | Jaser Arafat |
Kryeministri i 1-rë i Autoritetit Kombëtar të Palestinës | |
Në detyrë 19 mars 2003 – 6 shtator 2003 | |
Presidenti | Jaser Arafat |
Paraprirë nga | Pozita u themelua |
Pasuar nga | Ahmad Kurei |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 nëntor 1935 (85 vjet) Safed, Mandati britanik i Palestinës |
Nënshtetësia | Palestinez |
Partia politike | Fatah |
Bashkëshortja/et | Amina Abas |
Fëmijët | Mazen Abas Yasser Abbas Tarik Abbas |
Vendbanimi | Ramallah, Bregu Perëndimor |
Shkollimi | Universiteti i Damaskut Universiteti i Miqësisë së Popujve Patrice Lumumba |
1) Afati i Abasit si President skadoi më 15 janar 2009, që kur Aziz Dueik ishte njohur si President nga qeveria Haniyeh në Rripin e Gazës, ndërsa Abas njihet si President nga qeveria Fajjad në Bregun Perëndimor dhe të gjitha shtetet që njohin pavarësia e Palestinës, si dhe e OKB-së. Në prill 2014 ai u njoh nga Haniyeh në kontekstin e Qeverisë së Unitetit.[1] | |
Mahmud Abas (Arabisht: مَحْمُود عَبَّاس; lindi më 15 nëntor 1935) gjithashtu i njohur me Kunjen e tij Ebu Mazen (Arabisht: أَبُو مَازِن) është presidenti i Shtetit të Palestinës dhe Autoritetit Kombëtar të Palestinës.[2] Ai ka qenë kryetari i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) që nga 11 nëntori 2004 dhe presidenti palestinez që nga 15 janari 2005 (Autoriteti Kombëtar i Palestinës që nga 15 janari 2005 dhe Shteti i Palestinës që nga 8 Maj 2005). Abas është anëtar i partisë Fatah dhe u zgjodh kryetar i Fatahut në vitin 2009.
Jeta personale dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mahmud Abas lindi më 15 nëntor 1935 në Safed, në rajonin e Galilesë të Mandatit të Palestinës (tani Izrael). Familja e tij u arratis në Siri gjatë luftës në Palestinë 1948.[3] Para se të shkonte në Egjipt, Abas u diplomua në Universitetin e Damaskut, ku studioi për drejtësi.
Abas më vonë hyri në studime pasuniversitare në Universitetin Patrice Lumumba në Moskë, ku fitoi një gradë Kandidat i Shkencave (ekuivalenti sovjetik i PhD).[4][5]
Ai është i martuar me Amina Abas dhe kanë tre djem. Më i madhi, Mazen Abas, drejtoi një kompani ndërtimi në Doha dhe vdiq në Katar nga një sulm në zemër në vitin 2001 në moshën 42 vjeç.[6] Djali i tyre i dytë është Jaser Abas, një biznesmen kanadez i cili u emërua pas Jaser Arafat. Djali i vogël është Tarik, një ekzekutiv i biznesit. Abas ka tetë nipër e mbesa, gjashtë prej të cilëve janë pjesë e iniciativës Farërat e Paqes duke i sjellë ata në kontakt me izraelitë të rinj.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Keinon, Herb (10 maj 2014). "Politics: Fatah-Hamas unity talks breed Likud harmony". The Jerusalem Post (në anglisht). Marrë më 8 dhjetor 2017.
- ^ "Current talks 'last chance' for just peace with Israel, Palestinian leader tells UN". United Nations News Centre (në anglisht). 26 shtator 2013. Marrë më 26 janar 2020.
- ^ Sela, Avraham (2002). "Abbas, Mahmud". The Continuum Political Encyclopedia of the Middle East (në anglisht). New York: Continuum. fq. 11. ISBN 978-0-82641-053-5.
- ^ Zigar, Mikhail; Asmolov, Grigory (17 janar 2005). "Аббас на глиняных ногах" [Abbas has feet of clay]. Kommersant-Vlast (në rusisht). Nr. 605. fq. 56. Marrë më 26 janar 2020.
- ^ Seddon, David (2004). A Political and Economic Dictionary of the Middle East (në anglisht). London, UK: Taylor & Francis. fq. 1–2. ISBN 978-1-85743-212-1. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "Eldest son of PLO no. 2 dies". Al Bawaba (në anglisht). 16 qershor 2002. Marrë më 6 maj 2011.
- ^ Kula, Irwin (25 shtator 2013). "Why Palestinian President Mahmoud Abbas' Grandchildren Give Him Hope". The Wisdom Daily (në anglisht). Marrë më 26 janar 2020.