Majlinda Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi.jpg
Lindi më (1991-05-09) 9 Maj 1991 (26 vjeç)
Vendlindja Pejë, Kosovë
Kombësia Shqiptare
Nënshtetësia  Kosova
Profesioni Xhudiste

Majlinda Kelmendi (lindur më 9 maj 1991 )[1][2], është një xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë [3]. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg [4].

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritMë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer [5][6]. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin "Medalja Presidenciale e Meritave".[7]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

E lindur në Pejë , në Republikën e Kosovës, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj[8][9]. Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë [10]. Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të Rinj në Maroko[11] dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.[12]

Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror ne xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro. Fitorja e 22 vjecares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Daklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si "numri një" në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave. [Cito burimet] Kelmendi ruajti titullin botërë në 2014-ën. Ajo humbi vetëm dy herë në 2013-ën dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera.[13] Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën.[14] Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të JudoKazan, Rusi.[15]Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoj një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojrat Olimpike.[16] Kontradita u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë; trajneri i saj insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte adhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte patur një form autorizimi nga WADA.[17]

Sukseset[redakto | redakto tekstin burimor]

Lojrat Olimpike[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Medalja e Artë, Lojrat Olimpike Rio de Janeiro Brazil 2016[18]

Kampionati botëror[redakto | redakto tekstin burimor]

  • World Championships Chelyabinsk 2014 [19][20][21]
  • World Championships Rio de Janeiro 2013 [21][22]

Kampionati Europian[redakto | redakto tekstin burimor]

  • European Championships Kazan 2016
  • European Championships Montpellier 2014
  • European Championships Budapest 2013

Grand Prix[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Grand Prix Budapest 2014
  • Grand Prix Samsun 2014
  • Grand Prix Samsun 2013
  • Grand Prix Dusseldorf 2013
  • Grand Prix Abu Dhabi 2012

Grand Slam[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Grand Slam Paris 2014
  • Grand Slam Paris 2013

World Cup[redakto | redakto tekstin burimor]

  • World Cup Istanbul 2012
  • World Cup Rome 2012

Masters[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Masters Tyumen 2013
Viti Garat Shteti Rezultati Kategoria
25/06/2016 Grand Prix Budapest 2016 Rumania 1-ra - 52 kg
21/04/2016 European Championships Kazan 2016 Rusia 1-ra - 52 kg
06/02/2016 Grand Slam Paris 2016 Franca 1-ra - 52 kg
01/11/2015 Grand Slam Abu Dhabi 2015 Emiratet e Bashkuara Arabe 3-ta - 52 kg
17/10/2015 Grand Slam Paris 2015 Franca 1-ra - 52 kg
10/10/2015 World Cup Odivelas Lisabon 2015 Portugalia 1-ra - 52 kg
05/09/2015 European Cup Bratislava 2015 Sllovakia 1-ra - 52 kg
31/10/2014 Grand Slam Abu Dhabi 2014 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
25/08/2014 World Championships Chelyabinsk 2014 Rusia 1-ra - 52 kg
21/06/2014 Grand Prix Budapest 2014 Rumania 1-ra - 52 kg
24/04/2014 European Championships Montpellier 2014 Franca 1-ra - 52 kg
28/03/2014 Grand Prix Samsun 2014 Turqia 1-ra - 52 kg
08/02/2014 Grand Slam Paris 2014 Franca 1-ra - 52 kg
27/08/2013 World Championships Rio de Janeiro 2013 Brazili 1-ra - 52 kg
25/05/2013 Masters Tyumen 2013 Rusia 1-ra - 52 kg
25/04/2013 European Championships Budapest 2013 Rumania 3-ta - 52 kg
30/03/2013 Grand Prix Samsun 2013 Turqia 1-ra - 52 kg
23/02/2013 Grand Prix Dusseldorf 2013 Gjermania 1-ra - 52 kg
09/02/2013 Grand Slam Paris 2013 Franca 2-ta - 52 kg
11/10/2012 Grand Prix Abu Dhabi 2012 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
06/10/2012 World Cup Istanbul 2012 Turqia 1-ra - 52 kg
29/09/2012 World Cup Rome 2012 Italia 2-ta - 52 kg

Statistika[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti Luftime Fitore Humbje % e Fitoreve
2016 11 11 0 100.0%
2015 18 17 1 94.4%
2014 28 28 0 100.0%
2013 28 26 2 92.9%
2012 32 28 4 87.5%
2011 42 32 10 76.2%
2010 33 25 8 75.8%
2009 21 16 5 76.2%
2008 9 7 2 77.8%
Totali 219 187 32 86.7%

Medalje[redakto | redakto tekstin burimor]

Garat ARI ARGJEND BRONZË
World Championships 2 0 0
Continental Championships 2 0 1
IJF World Tour: Masters/Grand Slam/Grand Prix 12 2 2
World Cups/Continental Open 4 3 3
Continental Championships U23 1 0 0
World Championships Juniors 1 0 0
Continental Championships Juniors 2 0 0
European Cup Seniors 4 0 2
European Cup Juniors 3 2 1
European Cup Cadets 1 0 0
International Tournaments 2 1 1
34 8 10

References[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Kosovo: majlinda, the judo star". BalcaniCaucaso. Marrë më 28 August 2013. 
  2. ^ "The Olympics Interview: majlinda Kelmendi". FP. Marrë më 28 August 2013. 
  3. ^ "majlinda Kelmendi". BBC. Marrë më 22 April 2013. 
  4. ^ "IJF World Ranking List – 27/02/2013". International Judo Federation. International Judo Federation. Marrë më 27 February 2013. 
  5. ^ "Vizer shpall majlindën më të mirën në botë". Telegrafi.com. Marrë më 15 December 2014. 
  6. ^ "majlinda nënkupton sukses". RTK Live. Marrë më 15 December 2014. 
  7. ^ "Majlinda Kelmendi dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave". Telegrafi. Marrë më 24 December 2014. 
  8. ^ Browne, Luke. "The Olympics Interview: majlinda Kelmendi". Financial Times. Marrë më 27 February 2013. 
  9. ^ Eades, David (21 July 2012). Politics bears down on 2012 hopeful majlinda Kelmendi. BBC Sport. Marrë më 2 July 2013. 
  10. ^ Mark Lowen (17 September 2010). BBC Sport – Politics bears down on 2012 hopeful majlinda Kelmendi. news.bbc.co.uk. Marrë më 24 November 2010. 
  11. ^ "IJF World Championship Juniors 2010 – 52kg category results" (PDF). IJF website. International Judo Federation. Marrë më 17 February 2013. 
  12. ^ "World Championships 2010 – 52kg category results" (PDF). IJF website. International Judo Federation. Marrë më 17 February 2013. 
  13. ^ T.P. Grant (26 August 2014). "2014 World Judo Championships Day 2: Men's −60kg and Women's". Bloody Elbow. 
  14. ^ "JudoInside – News – majlinda Kelmendi claims third title in Paris". 
  15. ^ "IJF live results". 
  16. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Olympics
  17. ^ "Kosovo’s First Ever Olympic Medalist on Her ‘Great Moment’". Time. 
  18. ^ https://www.rio2016.com/en/news/kosovo-wins-first-ever-gold-medal-majlinda-kelmendi-womens-judo-rio-2016
  19. ^ http://www.judoinside.com/judoka/view/42942/judo-results
  20. ^ http://www.intjudo.eu/upload/2014_09/04/140981244468257054/_52_kg.pdf
  21. ^ a b http://www.judoinside.com/judoka/view/42942/judo-photos
  22. ^ http://www.intjudo.eu/upload/2013_09/07/137858128632146667/_52kg.pdf