Martini i Tursit
Martini (latinisht: Martinus), (lindi rreth viteve 316-317 ne Sabaria, Panoni, krahinë romake, sot Hungaria, dhe vdiq me 11 nëntor 397 në Candes pranë Tours, Francë) ishte Ipeshkvi i tretë i Tours. Është ndër shenjtorët më të njohur në kishën katolike. Jeta e tij u dokumentua nga shenjt-shkruesi Sulpitius Severus. Rreth Sh. Martinit ka shumë gojëdhëna dhe rrëfime mbi udhëtimet dhe bëmat e tij.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sh. Martini lindi ne Sabaria te Panonise, (sot Szombathely shq. Sombatej, Hungari). Emrin e mori nga i ati, për nder te perëndisë se luftës, Marsit. I ati ishte tribun (oficer madhor) ne Gardën kalorësiake perandorake, te një njësie ushtarake romake te vendosur ne Ticinium, Gallia Cisalpina (sot Pavia, Itali).
Ne moshën dhjete vjeçare, futet ne kishe me dëshire te prindërve dhe jo te tijen dhe behet katekist, ose i emëruar për pagëzim.
Ne moshën pesëmbëdhjete vjeçare, si biri i një oficeri veteran, Martini thirret ne ushtri si kalores, rreth vitit 334 u vendos ne Ambianensium civitas ose Samarobriva ne Gali (sot Amiens te Francës). Ka mundësi qe këtu te ketë shërbyer ne "equites catafractarii Ambianenses" (kalorësinë katafraktare ambianense, një njësi katafraktesh te shënuara ne Notitia Dignitatum.
Gojëdhëna e pelerinës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vitin 338, ne kohen kur Martini ishte ende nen shërbimin ushtarak, ai pati një vizion (vegim) qe do te behet rrëfimi me i treguar ne jetën e tij. Një dite te ftohte dimri, ai gjendej para portave te qytetit Amiens me ushtaret e tij kur ndeshi ne një lypës gjysme-lakuriq. Vetvetiu preu pelerinën (mantelin) e tij me dysh dhe gjysmën ia dha lypësit. Përveç armeve, koracës metalike dhe mantelit ushtarak, Martini nuk kishte gjë tjetër veshur.
Atë nate Martini ëndërroi qe Jezu Krishti po vinte t´i rikthente gjysmën e pelerinës qe e kishte ndare me lypësin. Ai dëgjoi Jezusin qe u thoshte engjëjve te tij: "Shikoni Martinin, ushtarin romak qe nuk është pagëzuar, ai me veshi mua." Kur Martini u zgjua manteli i tij ishte i tere (Sulpicius, ch 2).
Manteli i mrekullueshëm ruhet si relike, dhe hyri te beje pjese ne mbledhjen e relikave nga Mbretërit Merovinjë te Frankëve.
Kthimi në krishterim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ëndrra e tronditi shume Sh. Martinin saqë, ditën tjetër u pagëzua dhe u be i krishtere. Shërbeu ende dy vjet ne ushtri përpara se te shpallte prirjen e tij dhe te braktiste legjionin ne vitin 356. Tregohet qe ti ketë thëne Perandorit Julian këto fjale : Deri me sot te kam shërbyer ty ; tani me lejo, qe unë tani ti shërbej Perëndisë... Unë jam ushtar i Krishtit ; nuk me lejohet te luftoj.
Pasi braktisi ushtrinë ne Vorms, te Gjermanisë ai udhëtoi për ne Tours, ku ai u be nxënës i Hilariusit te Putjerit, një ithtar kryesor i krishterimit trinitarian, duke iu kundërvene Arianizmit te fisnikërisë Visigotike. Kur Hilariusi u detyrua te shkonte ekzil, Martini u kthye ne Itali, duke kthyer ne krishterim gjatë rrugës një kusar ne Alpe, sipas jetëshkruesit te tij Sulpicius Severus, dhe duke u përballur me vete Dreqin. Duke u kthyer nga Iliria, ai u ndesh me kryepeshkopin Arian te Milanos Auxentiusin, i cili e deboi nga qyteti. Sipas burimeve te hershme, ai kërkoi strhe ne ishullin te quajtur asokohe Gallinaria, tani Isola d'Albenga, ne Detin Tirren, ku ai jetoi jeten e vetmuar te një Oshënari, (vetmitari, eremiti).
Me kthimin e Hilariusit ne postin e tij ipeshkvnor, Martini u bashkua me te dhe themeloi një manastir, qe u kthye ne kishën benediktine te Liguzhës. Ai udhëtoi dhe predikoi nëpër Galine e perëndimit. Ne vitin 371 Sh. Martini u zgjogh njëzëri peshkop i Tours. Martini s´pranoi te jetonte ne qytetin Marmutiere dhe kështu themeloi një manastir (majus Monasterium) pranë qytetit, qe u be edhe banesa e tij.
Sh. Martini ishte një gjymtyre lidhëse midis Romes dhe Francës. Ai mishëronte si murg vetmitar idealin e lashtësisë së vonë te një peshkopi apo prifti.
Gojëdhënat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për Sh. Martinin janë përcjelle brez pas brezi shume gojëdhëna dhe mrekulli, si p.sh. ajo qe Sh. Martini ngjallte te vdekurit.
Një gojëdhëne tjetër rrëfen, qe Sh. Martini me 11 nëntor 371, do te zgjidhej nga banoret e qytetit Tours peshkop. Por ngaqë ai kishte plane te tjera, u fsheh ne një kotec patash. Patat e trazuara filluan te gagarisnin dhe kështu u zbulua, atij iu desh te pranonte detyrën e peshkopit.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sh. Martini vdiq gjate një udhëtimi misionar me 11 nëntor te vitit 397, për këtë arsye dita e tij përkujtuese është 11 nëntori. Ne varrimin e tij mori pjese një turme gjigante njerëzish.
Nderimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nxënësi dhe pasuesi i Sh. Martinit, peshkopi Briktusi ndërtoi mbi varrin e tij një kapele, e cila u be një vend shume i shikuar nga shtegtaret dhe me vone vend i shenjte kombëtar francez. Mbreti Klodvig I e shpalli Sh. Martinin mbrojtës te mbretërve franceze dhe popullit te saj. Relikat u shkatërruan ne qv. e 16 nga Hugenotët, mbetjet ndodhen tani ne kishën e rindërtuar te Sh. Martinit ne 1900.
Sh. Martini njihet dhe nderohet ne te gjithë Evropën. Për nder te tij janë ndërtuar shume kisha qe mbajnë emrin e tij.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jetëshkrimi i shenjtit në fjalorin e shenjtërve, gjermanisht.
- Ditët festive katolike, gjermanisht
- Faqe kushtuar Sh.Martinit në gjermanisht. Arkivuar 4 shtator 2006 tek Wayback Machine
- Ipeshkvnia - Trier
- Engjëllushi Arkivuar 15 qershor 2006 tek Wayback Machine
- Sulpitius Severus. Jeta e Sh. Martinit në anglisht.
- "Enciklopedia katolike". Jetëshkrim i Sh. Martinit në anglisht.
- Forumi katolik. Jetëshkrimi i Sh.Martinit në anglisht.
- Katolikët on-line, në anglisht
- Via Sancti Martini
- Robert Elsie: The Christian Saints of Albania