Masakra e Krushës së Madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Masakra e Krushës së Madhe
Vendndodhja Krushë e Madhe, afër Rahovecit, Kosovë
Data 25 mars 1999
Shënjestra Burra shqiptarë
Lloji i sulmit Vrasje masive
Vdekje rreth 243
Autorët Forcat jugosllave të sigurisë dhe Policia serbe

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat që kreu Ushtria Serbe gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Masakra u krye më 25 mars 1999 në fshatin Krushë e Madhe, në afërsi të Rahovecit, një ditë pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO dhe la rreth 243 viktima, ndërsa 63 nga viktimat mbeten të zhdukura.[1][2] Sipas një dëshmitari, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 500 persona.[1]

Sipas dëshmitarëve shqiptarë, një njësi speciale e policisë hyri në fshat, veçoi burrat dhe djemtë dhe i vrau.[3] Pastaj, gratë dhe fëmijët u larguan me forcë.[4]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Luftës së Kosovës, më 23 mars 1999, nga "Komanda e Përbashkët për Kosovën dhe Metohinë" u nxor një urdhër për ofrimin e ndihmës MUP-it të Serbisë për asgjësimin e "terroristëve shqiptarë"(Serbisht: Siptarke Teroricke Snage) në zonën e Rahovecit, Suharekës dhe Krushës së Madhe. Sipas urdhërit thuhej se UÇK me rreth 50 deri ne 100 trupa të armatosur ishte e vendosur në këto fshatra. Urdhëri u dha detyrë forcave serbe të rrethojnë Krushën e Madhe dhe të parandalojnë largimin e STS-ve, duke aluduar në forcat e UÇK-së nga fshati.[5]

Më 24 mars, Ushtria e Jugosllavisë dhe policia rrethuan Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël. Pasi granatoi këto dy fshatra, policia dhe ushtria filluan djegien dhe plaçkitjen e shtëpive të shqiptarëve të Kosovës, i largoi të gjitha veturat private dhe kështu bëri që shumë fshatarë të fshihen nëpër bodrumet e nëndheshme apo vende të tjera më të sigurta.[6] Më 25 mars, ushtria serbe kreu masakrën mbi fshatarët duke lënë kështu 105 të vrarë.[7]

Në një incident pasues më ose rreth 28 marsit, një grup i të mbijetuarve që nuk e kishin lënë apo ishin kthyer në Krushë të Madhe u kapën nga policia, e cila më pas i ndau burrat nga gratë dhe fëmijët. Dyzet e shtatë burrave u tha të largoheshin. Ndërsa po ecnin policia filloi të qëllojë ndaj tyre. Rreth 23 burra u vranë aty. Një burrë ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë tërë ditën mes kufomave. Ai më vonë u nis për në Nagavc ku tha se policia zhvati dhe mblodhi 53,000 DM nga njerëz nga fshatrat përreth në këmbim të sigurisë së tyre.[8]

Viktimat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viktima të kësaj masakre ishin banorët e fshatit Krushës e Madhe. Aty u vranë deri në 105 persona[9], shumica djem dhe burra pasi ishin ndarë nga familjarët e tjerë të tyre.

Sa i përket numrit të të vrarëve në Krushë të Madhe dhe në këtë masakër, burime të ndryshme shfaqin të dhëna të ndryshme. Kjo varësisht nga spektri i ditëve të marra për bazë. Disa hulumtime i shfaqin si të vrarë 90 persona[10] dhe disa si 105[11]. Gjithsesi, si më e saktë, duke marrë parasysh vetëm masakrën e ndodhur më 25 mars 1999 në Krushë të Madhe, merret raporti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë i cili thotë se aty u vranë 105 burra dhe djem.

Gjykimet për krime lufte[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Masakra në Krushë të Madhe u bë një pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Slobodan Milosheviçit dhe udhëheqësve të tjerë serb politikë dhe ushtarakë:

Dëshmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Milaim Bellanica, dëshmitar i Masakrës së Krushës, ka treguar se filmimet e të vrarëve të masakrës së kryer nga forcat serbe në mars 1999 mbi civilët shqiptarë, ia kishte dhënë Lulzim Bashës,[1] dhe që atëherë filmimet kishin humbur.[13] Nga ana tjetër, Basha në një studio televizive deklaroi se nuk e kishte takuar kurrë Milaim Bellanicën.[14]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Dëshmitari i Masakrës së Krushës: Videon e ka Basha". Zëri.com. 10 nëntor 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
  2. ^ "Milosevic Indictment: Text" (në anglisht).
  3. ^ "Massacre at Krusha e Madhe". Arkivuar nga origjinali origjinali më 2009-06-07. Marrë më 2009-06-07. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "40 Ethnics murdered in Velika Krusa". phdn.org. PHDN. Marrë më 22 tetor 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Zone of (non)responsibility" (në anglisht). Marrë më 2019-12-15.
  6. ^ "Kosovo/Kosova As Seen As Told" (në anglisht).
  7. ^ "Milosevic Indictment: Text" (në anglisht).
  8. ^ "Kosovo/Kosova As Seen, As Told" (në anglisht).
  9. ^ "BBC News". Milosevic Indictment: Text (në anglisht). BBC News. 29 tetor 2001. Marrë më 2019-12-15.
  10. ^ "Zone of (non)responsibility" (në anglisht).
  11. ^ "BBC News" (në anglisht).
  12. ^ "BBC News" (në anglisht).
  13. ^ "Lulzim Basha ndjehet i turpëruar". Gazeta Tema. 22 dhjetor 2019. Marrë më 12 nëntor 2020.
  14. ^ ""Kasetën e Krushës ia dorëzova e më mashtroi", Basha: Nuk e njoh këtë person, nuk e kam takuar asnjëherë". Gazeta Shqip. 12 nëntor 2020.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]