Miu kompjuterik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Një Mausi i thjesht me tre taste

Komunikimi me kompjuter, duke përdorur miun ose mausin, është shumë më i thjeshtë, sepse ky komunikim realizohet përmes dy ose tre tasteve që janë vendosur në pjesën e sipërme të tij. Por, ky komunikim mund të realizohet vetëm gjatë shfrytëzimit të programeve te të cilat prodhuesi i tyre e ka paraparë edhe përorimin e mausit.

Përmes mausit mund të realizohen katër operacione elementare:

  • Zhvendosja e kursorit nëpër ekran, duke lëvizur mausin në një sipërfaqe të rrafshët.
  • Shtypja e njërës prej tasteve të mausit pas pozicionimit të kursorit në një pozitë të dëshiruar në ekran.
  • Dy shtypje të njëpasnjëshme të tastit të mausit.
  • Mbajtja e shtypur e një tasti të mausit, duke lëvizur njëkohësisht atë.

Gjatë punës me maus, kryesisht shfrytëzohet tasti i majtë i tij dhe, nëse nuk theksohet veçanërisht, me shtypjen e tastit të mausit duhet nënkuptuar shtypjen e tastit të majtë të tij.

Në informatikë, një mouse (sh. mice, mouses.) është një pajisje shënjuese ( ang: pointing device). Pjesa më e madhe e mouse-ve sot janë mouse optikë ( e kapin lëvizjen duke skanuar me lazer sipërfaqen mbi të cilin lëvizin) ndryshe nga ato mekanikë (lëvizja mekanike e dy ingranazheve përkthehet në lëvizje të kursorit në ekran). Gjithashtu mouse-t mund të klasifikohen në ato me kabëll dhe pa kabëll ( teknologjitë kryesore të mouse-ve pa kabëll janë infrared dhe bluetooth).

Miu i cili përdoret si pajisje kompjuterike shërben që të pozicionohemi në ndonjë objekt të treguar në monitor, të zgjedhim ose të zhvendosim ndonjë objekt. Shtypja e ndonjerit nga tastet e miut përciellet me mikrondërprerësin përkatës nën të. bratja e te dhenave behet me kabell ose me lidhje pa tel.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

 Commons: Mausi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale