Karta grafike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kartela grafike)
Një kartë grafike, NVIDIA GeForce 7950.

Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterëve modernë. Këto karta kanë në brendësi të tyre GPU-në (Graphics Processing Unit), ky i fundit është shumë i ngjashëm me CPU por ndryshon në faktin që është i optimizuar në kryerjen e operacioneve matematikore që janë mëse të zakonshme në manipulimin e grafikave. Ky optimizim është diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.

Një element tjetër i rëndësishëm i kartës grafike është kujtesa. GPU e përdorë kujtesën për të ruajtur rezultatet e përkohshme që asaj i duhen për të kryer operacione në mënyrë sa më efiqiente. Kjo memorie mund të përdoret edhe për qëllime të tjera si ruajta e imazheve të cilat do të shfaqen së shpejti në monitor. Sasia dhe tipi i kësaj kujtese është një faktor shumë i rëndësishëm.

Karta grafike lidhet me monitorin nëpërmjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital në analog, i cili më pas shkon te monitori, qoftë ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kanë më shumë se një RAMDAC, kjo bën të mundur lidhjen e më shumë se një monitori me skedën grafike.

Duhet përmendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kanë vënë në dispozicion të përdoruesve karta grafike te cilat ndodhen në pllakë amë (motherboard), këto janë më pak të fuqishme se kartat grafike të jashtme por janë zgjidhje më e mirë për përdoruesit me buxhet të ulët si dhe në rastin e kompjuterëve notebook.

Prodhuesit më të mëdhenjë të kartave grafike në botë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]