Moto e Bashkimit Evropian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Të bashkuar në diversitet (latinisht:In varietate concordia; anglisht: United in diversity) është motoja zyrtare e Bashkimit Evropian (BE), e miratuar në vitin 2000.[1] Përkthimet e saj në 24 gjuhët e tjera zyrtare të BE-së konsiderohen të barabarta me origjinalin. Motoja është frymëzuar nga versioni i saj në gjuhën latine të hartuar nga ana e fituesit italian të çmimit Nobel Ernesto Teodoro Moneta: In varietate concordia ose In varietate unitas, i cili përdoret gjithashtu edhe si moto e kompromisit.[2] Ky është njëri nga simbolet më të reja të Bashkimit Evropian, krahas flamurit të Evropës dhe himnit evropian, por, ndryshe nga shumica e simboleve evropiane, është specifike vetëm për BE-në më shumë sesa që vjen nga Këshilli i Evropës.

Sipas Komisionit Evropian, "Motoja do të thotë se nëpërmjet BE-së evropianët janë të bashkuar në bashkëveprimin për paqen dhe prosperitetin dhe se kulturat, traditat dhe gjuhët e ndryshme në Evropë janë një pasuri pozitive për kontinentin". Kjo nënkupton përqasjen e multikulturalizmit si qëllim i integrimit evropian, në krahasim me synimin e një identiteti panevropian që po shpërfaqet, e i cili ishte mbrojtur qysh në vitet 1990.[1]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "The EU Motto". Europa. Marrë më 20 January 2010. 
  2. ^ George F. Simons; Arjen Bos (2002). Eurodiversity: A Business Guide to Managing Difference. Butterworth-Heinemann. f. 110.  978-0-87719-381-4.