Motoja e Bashkimit Evropian
Të bashkuar në diversitet (Latinisht: In varietate concordia ; Anglisht: United in diversity) është sllogani zyrtar i Bashkimit Evropian (BE), i miratuar në vitin 2000.[1] Përkthimet e tij në 24 gjuhët e tjera zyrtare të BE-së konsiderohen të barabarta me origjinalin. Sllogani është frymëzuar nga versioni i tij në gjuhën latine të hartuar nga ana e fituesit italian të çmimit Nobel Ernesto Teodoro Moneta: In varietate concordia ose In varietate unitas, i cili përdoret gjithashtu edhe si sllogan i kompromisit.[2]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sllogani është njëri nga simbolet më të reja të Bashkimit Evropian, krahas flamurit të Evropës dhe himnit evropian, por, ndryshe nga shumica e simboleve evropiane, është specifik vetëm për BE-në më shumë sesa që vjen nga Këshilli i Evropës. Sllogani u miratua për herë të parë në maj të vitit 2000 me titullin "Të bashkuar në diversitet" përmes një procesi jozyrtar pasi ishte një konkurs që përfshinte 80,000 studentë nga 15 vendet që ishin anëtare të Bashkimit Evropian në atë kohë (EU-15): Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.[3]
Sipas Komisionit Evropian, "Sllogani do të thotë se nëpërmjet BE-së evropianët janë të bashkuar në bashkëveprimin për paqen dhe prosperitetin dhe se kulturat, traditat dhe gjuhët e ndryshme në Evropë janë një pasuri pozitive për kontinentin". Kjo nënkupton përqasjen e multikulturalizmit si qëllim i integrimit evropian, në krahasim me synimin e një identiteti panevropian që po shpërfaqet, e i cili ishte mbrojtur qysh në vitet 1990.[1]
Përkthimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- anglisht: United in diversity
- bullgarisht: Единство в многообразието
(Edinstvo v mnogoobrazieto) - Çekisht: Jednotná v rozmanitosti
- danisht: Forenet i mangfoldighed
- Estonisht: Ühinenud mitmekesisuses
- finlandisht: Moninaisuudessaan yhtenäinen
- frëngjisht: Unie dans la diversité
- greqisht: Ενωμένοι στην πολυμορφία
(Enoméni stīn polymorfía) - gjermanisht: In Vielfalt geeint
- Holandisht: In verscheidenheid verenigd
- hungarisht: Egység a sokféleségben
</noinclude>
- Irlandisht: Aontaithe san éagsúlacht
- italisht: Unità nella diversità
- kroatisht: Ujedinjeni u različitosti
- Letonisht: Vienota dažādībā
- Lituanisht: Suvienijusi įvairovę
- Maltisht: Magħquda fid-diversità
- polonisht: Zjednoczona w różnorodności
- Portugalisht: Unida na diversidade
- rumanisht: Uniți în diversitate
</noinclude>
- Sllovakisht: Zjednotení v rozmanitosti
- sllovenisht: Združena v raznolikosti
- spanjisht: Unida en la diversidad
- suedisht: Förenade i mångfalden
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "The EU Motto". Europa (në anglisht). Marrë më 20 janar 2010.
- ^ George F. Simons; Arjen Bos (2002). Eurodiversity: A Business Guide to Managing Difference (në anglisht). Butterworth-Heinemann. fq. 110. ISBN 978-0-87719-381-4.
- ^ "Ouest-France official website, "Europe in symbols – A motto for Europe" (L'Europe en symboles – Une devise pour l'Europe), Patrick La Prairie, date:2009.02.27, accessdate:2010.01.20" (në anglisht dhe frëngjisht).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- United in diversity, Faqe zyrtare e Bashkimit Evropian (Anglisht)
- The symbols of the European Union: The origin of the motto United in diversity translation of Carlo Curti Gialdino's I Simboli dell'Unione europea, 2005, p. 130–132 Anglisht
- Members of the European Media Jury and of the European Grand Jury for the "A motto for Europe" competition Anglisht
- A motto for Europe contest Anglisht
- Artikuj me tekst në gjuhë angleze
- Artikuj që përmbajnë tekst në Bulgarian
- Artikuj që përmbajnë tekst në estonisht
- Artikuj që përmbajnë tekst në Finnish
- Artikuj që përmbajnë tekst në Greek
- Artikuj me tekst në gjuhë gjermane
- Artikuj që përmbajnë tekst në hungarisht
- Multilingual support templates
- Artikuj me tekst në gjuhë italiane
- Artikuj që përmbajnë tekst në kroatisht
- Artikuj që përmbajnë tekst në Polish
- Artikuj që përmbajnë tekst në Portuguese
- Artikuj që përmbajnë tekst në Romanian
- Artikuj që përmbajnë tekst në Slovene
- Artikuj që përmbajnë tekst në spanisht
- Artikuj që përmbajnë tekst në Swedish
- Bashkimi Evropian