Muharrem Bajraktari
Muharrem Bajraktari | |
---|---|
U lind në | 15 maj 1894 Ujmisht, Perandoria Osmane |
Vdiq | 21 janar 1989 Bruksel, Belgjikë |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Ushtarak |
Muharrem Bajraktari (Ujmisht, 15 maj 1894 — Bruksel, 21 janar 1989) ka qenë ushtarak shqiptar dhe pjesëmarrës në Rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore, pas hyrjes së regjimit komunist ishte anëtar i Komitetit "Shqipëria e Lirë".
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në një familje bajraktarësh në Domaj/Ujmisht,[1] fshat i bajrakut TeDrine të kazasë së Lumës,[2] i biri i Nezir dhe Kadime Bajraktarit. Në vitin 1902 regjistrohet në mejtepin e Kolesjanit, ku kreu mësimet fillore dhe më tej në Prizren.[1]
Gjatë Luftës së Parë Botërore u mobilizua përkrah ushtrisë austro-hungareze, iu mundësua një bursë në Akademinë Ushtarake të Vjenës. Përfundoi akademinë më 1918, prej ku doli i graduar nëntoger i këmbësorisë.
Më 1921, Bajraktari i graduar toger u emërua zv/komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës, detyrë që e pati deri më 1924. U përball me forcat e Bajram Currit kur ai sulmoi Krumën në kryengritjen e marsit 1922.
Sërish në majin e 1924 u përball me revoltën e shkaktuar nga Bajram Curri që ishte ndër krahët e Lëvizjes së qershorit nga veriu i vendit. Bajraktari u tërhoq dhe shkoi me Zogun në Mbretërinë Jugosllave, të cilit iu bashkua në Triumfin e Legalitetit në dhjetorin e po atij viti.[3] Më tej u caktua qark-komandant në Peshkopi.[1]
Më 1926 kryesoi njësitë që shtypën Lëvizjen e Dukagjinit dhe më 1929 u emërua komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë nën drejtimin e Sir Jocelyn Percy. Më 1931 u emërua adjutant i Mbretit Zog. Dhjetorin e 1934 u shkarkua nga xhandarmëria për shkak të mosmarrveshjeve me Persin, arsye për të cilën çoi një kryengritje kundër ndërhyrjeve italiane. U arratis për në Jugosllavi dhe më 1936 shkoi në Paris,[3] ku iu bashkua organizatës Bashkimi Kombëtar të mërgimtarëve antizogistë.[1]
U kthye në Shqipëri pas pushtimit italian dhe mobilizoi në krahinën e Lumës rreth 1,000 burra,[3] me çetat e tij pati shpeshherë përplasje me milicinë e xhandarmërinë fashiste.[1] Pas hyrjes së regjimit komunist pasuesit e tij u konfrontuan me Brigadën V që ishte nisur për vëllavrasje kundrejt nacionalistëve lumjanë,[1] dhe shtatorin e 1946 doli në Manastir e më pas në Greqi. Pas do kohëve në një kamp të Pireut, doli në Itali, ku u bë anëtar i paparti i Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë".
Më 1957 u shpërngul në Bruksel, ku ndërroi jetë.[3]
Nderimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë periudhës së Zogut për punën e madhe në shërbim të Atdheut ai u dekorua me dekoratat më të larta të kombit:
- Urdhri i Skënderbeut
- Urdhri i Besës
- Medalja e Artë e Trimërisë.
- Në vitin 1994 me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, Sali Berisha asokohe President i Republikës e nderoi Muharrem Bajraktarin për punën e tij në ngritjen dhe forcimin e Xhandarmërisë Shqiptare dhe për luftën e tij antikomuniste dhe antifashiste.
- Me rastin e 97 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, ministri Arben Imami e dekoroi si një nga 12 personalitete të shquara të Kombit tonë me medaljen "Për shërbime të shquara" me motivacion: "Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë".
Vlerësimi i emrit të tij
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Tiranë një rrugë mban emrin e tij.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muharremi kishte një vëlla, Bajramin dhe një motër Haven. Në vitin 1914, Muharremi me Nazifen e Sahit Nikës nga Surroj. Me të u trashëgua me katër djem: Ibrahimin, Hamdiun, Esatin dhe Gencin, dhe 2 vajza: Dijen dhe Lirien.
Ibrahimi u internua në Ballsh nga pushtuesit fashistë për shkak të luftës së Muharremit kundër tyre. Më pas në luftë kundër komunistëve Ibrahimi dhe Hamdiu ranë dëshmorë. Bajrami, i vëllau, iu pushkatua nga komunistët, pasi vuajti në burgjet e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Muharremi kaloi si emigrant politik së bashku me djalin e tij Esatin.
Iu bashkua të motrës në Belgjikë. Esati shkoi të jetonte në Amerikë. Kurse Genci qëndroi në Shqipëri së bashku me pjesën tjetër të familjes, i persekutuar nga regjimi komunist.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f Hoxha, Shefqet (21 janar 2019). "Në 30-vjetorin e vdekjes së Muharrem Bajraktarit". voal.ch.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. fq. 22. OCLC 39215998.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 24. ISBN 9781780764313.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)