Muzeu Arkeologjik i Durrësit
41°18′41″N 19°26′25″E / 41.311389°N 19.440278°E
Muzeu Arkeologjik i Durrësit u hap më 13 Mars 1951 në qytetin Durrësit dhe është një nga muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri.
Koleksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa më e madhe e muzeut përbëhet nga 3204 objekte që gjenden në vendin e lashtë të Dyrrhachium dhe përfshin një koleksion të gjerë nga periudha Greke e Lashtë, Helenistike dhe Romake. Artifaktet kryesore përfshijnë stelat e funeralit romak dhe sarkofagët prej guri dhe një koleksion prej bustesh miniaturë të Venusit, dëshmi për kohën kur Durrësi ishte një qendër adhurimi e perëndeshës.
Sektorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- I- PREHISTORIA
- II- PERIUDHA ARKAIKE
- III- PERIUDHA KLASIKE
- IV- PERIUDHA HELENISTIKE
- V- PERIUDHA ROMAKE
Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe antike greke në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vendosur në qendër të muzeut, fillon periudha romake, duke nisur nga ajo e hershme, deri te periudha e ndërtimeve në krahun e djathtë të katit të parë. Në katin e dytë është planifikuar periudha e mesjetës. Në katin e tretë është menduar arkeologjia nenujore. Në oborr objekteve të mëdha. Objektet arkeologjike të gjetura ndër vite në qytetin e Durrësit deri ne vitin 1945, permes kerkimeve ekstensive apo koleksioneve private, u bene pjese e dy institucioneve te ndryshme administrimi. Nje pjese e ketyre objekteve u integruan ne fondin e ekspozuar te Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Etnografisë në Tiranë, ndersa pjesa tjeter u be pjesë e një ekspozite të vogël arkeologjike, administruar nga Bashkia e qytetit. Pas vitit 1945, krijohet Muzeu Historik dhe Natyror, themeluar dhe drejtuar nga Vangjel Toçi, një pavion i te cilit i dedikohej arkeologjisë. Në vitin 1951 u hap Muzeu i parë arkeologjik ,me fondin ekzistues arkeologjik. Ky fond ishte ne rivlersim dhe pasurim te vazhdueshem permes zbulimeve të shpeshta në qytet, me prejardhje kryesisht nga germimet sistematike arkeologjike te ndermarra ne varrezat kodrinore dhe fushore te qytetit antik. Ky angazhim intensiv shkencor dhe menaxherial beri te mundur jo vetem pasurimin e ekspozites por edhe krijimin e nje fondi shume te rendesishem arkeologjik te paekspozueshem ne funksion te kerkimit shkencor. Me nje fond te tille te konsiderueshem, Muzeu arkeologjik i Durresit erdhi deri në vitin 1990. Me ndryshimin e regjimit qeverisës në Shqipëri dhe rikthimin e pronave të sekuestruara ish-pronarëve, ne vitin 1999 ngrehina e Muzeut arkeologjik iu rikthye pronarit të dikurshëm, dhe objektet e ekspozitës dhe fondeve arkeologjike u transferuan drejt godines se Muzeut të ri Arkeologjik , e cila kishte filluar të ndërtohej në vitet 80 të shekullit të kaluar. Për arsye të krizave te njepasnjeshme politike dhe ekonomike që kaloi shteti shqiptar, finalizimi I ndertimit te kesaj godine te re kerkoi nje kohe relativisht te gjate. Vetëm në vitin 2002 u arrit të hapej njëri prej tre kateve te Muzeut, i cili prezantonte ekzponate arkeologjike perfaqesuese per periudhat historike nga prehistoria deri në fundin e antikitetit. Në vitin 2010, Muzeu Arkeologjik u rimbyll, për t’ju nënshtruar nje procesi tërësor rikonstruksioni. Rihapja e katit te parë te Muzeut te rikonstruktuar tashme u bë e mundur ne pranveren e vitit 2015, me të njëjtat objekte dhe përkatësi kronologjike, por me një trajtim të ri të interierit dhe vendosjes se objekteve.
Restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Durrësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në nëntor të vitit 2019 Shqipëria pësoi dëme të konsiderueshme nga termeti me magnitudë 6,3 i shkallës Rihter, i cili mes shumë objekteve të tjera dëmtoi rëndë edhe Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Si një objekt i rëndësishëm kulturor dhe historik ky muze u përzgjodh për t’u restauruar në kuadër të projektit “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.
Gjatë tërmetit godina e Muzeut Arkeologjik pësoi dëmtime në disa kate të saj. Dëmtimet më madhore përfshijnë plasaritje në muret ndarëse, në nyjet e muraturës dhe në seksionet e sipërme të fasadës, si dhe zhvendosje të kolonave dhe të trarëve. E gjithë ndërtesa e muzeut, përfshirë fasadën dhe pjesën e brendshme, është në rinovim e sipër dhe dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019 janë duke u riparuar. Krahas këtyre, po kryhet përmirësimi dhe përforcimi i sistemeve mekanike, elektrike, të ngrohjes, të ventilimit, të ajrit të kondicionuar, të evakuimit në raste emergjencash, të zjarrit dhe të sigurisë.
Në pjesën e pasme të muzeut do të instalohet një ashensor panoramik transparent. Në katin e tretë do të hapet një kënd edukativ dhe një kafene, për ta bërë vizitën një përvojë sa më të rehatshme e argëtuese. Do të hartohet një plan biznesi për t’i ardhur në ndihmë muzeut që të ketë flukse të qëndrueshme financiare.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të ketë një pamje moderne dhe do të transformohet në një qendër bashkëkohore edukative që do t’u mundësojë vizitorëve të përjetojnë historinë antike përmes narrativave klasike dhe teknologjisë së lartë, si edhe përmes realitetit virtual dhe pajisjeve multimedia. Vizitorët do të kenë mundësi që të kundrojnë historinë antike të Durrësit duke eksploruar përmes korridoreve të riprojektuara të ekspozitës, të mahniten me thesaret e reja të zbuluara gjatë misioneve të fundit arkeologjike nënujore dhe të mblidhen së bashku për aktivitete dhe shfaqje kulturore në një hapësirë urbane të jashtme tërësisht të riprojektuar.
Muzeu do të rikonceptohet për t’i shoqëruar vizitorët përgjatë periudhave më të rëndësishme të historisë. Artefaktet e tij do të organizohen dhe ekspozohen në një mënyrë të tillë që thekson tematikat kryesore të narrativës së muzeut dhe që risjell në jetë për vizitorët periudhat kryesore historike me veprimtaritë, ritet, normat shoqërore dhe mënyrat e jetesës.
Një pavijon i ri në katin e dytë do të shpalosë zhvillimin e qytetit të Durrësit gjatë Antikitetit të Vonë dhe gjatë periudhës së Mesjetës, si dhe do të tregojë historinë e Durrësit si një provincë Bizantine, bazë e Normanëve në Ballkan, një qytet mesjetar nën udhëheqjen e Karlit të I-rë të Anzhusë, një port i rëndësishëm Venecian dhe nën zgjedhën Otomane.
Vendndodhja dhe oraret
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adresa: Muzeu Arkeologjik, Shëtitore Taulantja, Durrës
Verë
Hapur: 9:00 - 19:00, të henë - të diel
10 Qershor - 30 Shtator
Dimër
Hapur: 9:00 - 16:00, të martë - të diel
Mbyllur: të hënën
Biletat:
1. BILETA - TICKET 400 LEKË
1. BILETA PER TE RRITUR - TICKET ADULTS
2. BILETE -TICKET 300 LEKË 2. BILETA NE GRUP MBI 12 PERSONA - TICKET FOR A GROUP OVER 12 PEOPLE
3. BILETE - TICKET 200 LEKË 3. PENSIONISTË, INVALIDË, JETIMË - ADMISSION RETIRED, REDUCED, ORPHAN.
4. FEMIJE - STUDENTE CHILDREN-STUDENT 4. FEMIJE MBI 12 VJEC - STUDENTE - CHILDREN OVER 12 YEARS OLD -STUDENT