Muzeu Etnografik i Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Muzeu Etnografik në Durrës, është i vendosur në shtëpinë muze të Aleksandër Moisiut.

Vendndodhja[redakto | përpunoni burim]

Në një rrugicë parelele me rrugën tregetare në Durrës në krahun e murit të qytetit.

Historiku[redakto | përpunoni burim]

Godina eshte ndertuar me dy kulla na miniature te cilat lidhen nga ana architeturore me nje cardak dhe me nje shakalleqe shkon ne cardak. Struktura e jashtme eshte ndertuar me gure mesatare katrore. Muzeu është hapur në vitin 1982 në ambientet e shtëpisë karakteristike durrsake të shek.XIX. Në dhomat e këtij muzeu ku ndodhen më shumë se 300 objekte, veshje dhe enë të traditës së qytetit dhe trevës. Në dy dhoma të muzeut, shpalosen në stenda biografia familjare dhe artistike të Aleksandër Moisiut, bazuar në dokumente autentike, kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh. Në dhomat e tjera, janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtërisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Ky muze përmban koleksione të pasura të veshjeve popullore të trevës etnografike të zonës së Durrësit dhe të Shqipërisë së Mesme, si dhe punime artizanale në material leshi, mëndafshi, pambuku, briri, bakri e guri.