Hekurudha Durrës–Tiranë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hekurudha Durrës–Tiranë është një linjë hekurudhore e gjatë 38 km e cila bashkohen dy qytetet më të mëdha në Shqipëri: Durrësin dhe Tiranën. Hekurudha lidhet në gjysmë të rrugës në Vorë me linjën hekurudhore Shkodër-Vorë dhe në Durrës me linjën Durrës-Vlorë. Hekurudha u ndërtua gjatë viteve 1948-1949, bazuar vetëm në punë vullnetare dhe ishte linja e dytë hekurudhor për pasagjerë në Shqipëri pas hekurudhës Durrës-Peqin e cila u përfundua para një viti. Operoet nga Hekurudha Shqiptare.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudha është e gjatë 38 km dhe lidh dy qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, Durrësin me Tiranën. U ndërta gjatë viteve 1948 -1949 dhe ishte hekurudha e dytë për transport pasagjerësh e ndërtuar në Shqipëri pas hekurudhës Durrës-Peqin, e cila kishte filluar në vitin 1940 u përfundua në vitin 1948.[1]

Puna filloi nga stacioni i Shkozetit (afër Durrësit) më 11 prill 1948. Në total 29.000 të rinjtë të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe 1400 teknikë të kualifikuar nga gjithë Shqipëria morën pjesë në ndërtimin e hekurudhës. Veç tyre në ndërtim morrën pjesë edhe vullnetarët e të rinj të dërguar nga seksionet rinore të partive komuniste të Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Pas ndarjes Shqiptaro - Jugosllave në vitin 1948 vullnetarët e Jugosllavisë, dhe veçanërisht inxhinierët u akuzuan për sabotim. Punimet vazhduan nën mbikëqyrjen e inxhinierit nga Bashkimi Sovjetik Valeri Gaydarov. Binarët u importuan nga Bashkimi Sovjetik përmes portit të Durrësit. Brigadat vullnetare kishin si qëllim që ta përfundonin hekurudhën në përvjetorit e 31-të të Ushtrisë së Kuqe, në 23 shkurt 1949, qëllim ky që u arrit me sukses.[1]

Dy nga veprat më të rëndësishme gjatë ndërtimit ishin Tuneli i Rrashbullit (212 m) dhe Ura e Erzenit (91 m). Ura u përfundua më 16 tetor 1948, në ditëlindjen e 40-të të kryeministrit të atëhershëm, Enver Hoxha. Tuneli u gërmua nga grupi i të rinjve bullgarë Georgi Dimitrov, të cilët u nderuan edhe me Flamurin e Brigadave. [1] Brigada e Policisë së Shqipërisë u nderua pesë herë rradhazi me Çmimin Sulmuesi.[1] Përurimi u bë nga anëtari i ardhshëm i Byrosë Politike, Spiro Koleka.[1]

Stacionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudha Durrës–Tiranë
Head station
0.0 Durrës
Unknown BSicon "CONTgq" Unknown BSicon "ABZg+r"
nga Porti i Durrësit
Unknown BSicon "CONTgq" Unknown BSicon "ABZgr"
Vlorë
Stop on track
Sukth
Station on track
32.2 Vorë
Unknown BSicon "ABZgl" Unknown BSicon "CONTfq"
LinjaShkodër
Stop on track
Kashar
Stop on track
Kamëz
End station
42.2 Tiranë
Stacioni Fotografia Inagurimi Informacione shtesë
Durrës
Vorë
Tirana
27 janar 1949
Sukth Vetëm gjatë verës
Kashar Vetëm gjatë verës
Kamëz Vetëm gjatë verës

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e Gjika, Alqi (2009). "Hekurudha Shqiptare "Si u ndertua ne menyre vullnetare"". Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2016. Marrë më 13 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lexim i mëtejshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]