Jump to content

Ndihmë:Përkthimi i Përmbajtjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e mjetit të Përkthimit të Përmbajtjes

Përkthimi i Përmbajtjes është një mjet që ndihmon redaktorët të përkthejnë artikujt midis gjuhëve. Ndihmon përkthyesit që të përqëndrohen në shtypjen e tekstit të përkthimit në vend që të mendojnë për formatimin manual, kategoritë, lidhjet, imazhet, etj.

Krijimi i një artikulli rë ri të bazuar në një gjuhë tjetër kërkon përdorimin e shërbimeve automatike të përkthimit, fjalorët, riformatimin e tekstit, përshtatjen e ndërlidhjeve, vendosjen e referencave dhe kohë të gjatë duke kaluar sa nga faqja e artikullit origjinal në faqen e artikullit të përkthyer. Të gjitha këto thjeshtohen shumëfish me mjetin e ti të perkthimit duke automatizuar pothuajse te gjitha veprimet manuale. Detyra e vetme manuale është që teskti i përkthyer automatikisht të "shqipërohet" duke qënë i kuptueshem e duke rrespektuar rregullat e gramatikës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Përkthimi i përmbajtjes krijon e versionit të parë të një artikulli, por pas publikimit mund të redaktohet si çdo artikull tjetër.

Mjeti Përkthimi i Përmbajtjes pas një diskutimi në Kuvend[1] u aktivizua për çdo përdorues të rregjistruarWikipediasshqip me 31 tetor 2019 [2] dhe kushdo është i inkurajuar ta përdorë.

Sugjerime të përgjithshme

Para së gjithash, merrni parasysh disa këshilla jo-teknike për përkthimin e artikujve:

  1. Mos u mbështetni vetëm në përkthimin automatik! Mund të bëjë gabime, madje edhe në gjuhë që mbështeten mirë. Gjithmonë lexoni gjithçka që shkruani dhe korrigjoni gabimet që bën përkthimi automatik përpara se t'a publikoni. Nëse e publikoni artikullin pa i korrigjuar ato, ka të ngjarë që përkthimi juaj të fshihet.
  2. Përdoreni vetëm nëse jeni të sigurt se mund të shkruani duke rrespektuar rregullat e gjuhës shqipe.
  3. Lexoni të gjithë artikullin në gjuhën burimore para se të filloni të përktheni. Kjo është e rëndësishme për disa arsye. Së pari, është krejt e mundur që artikulli nuk është i përsosur! Mund të ketë gabime në të gjitha gjuhët. Për më tepër, njohja dhe kuptimi i tërë historisë së temës, pavarësisht nëse është një biografi e një personi, një histori e një qyteti, përshkrim i një fenomeni natyror ose ndonjë gjë tjetër do t'ju ndihmojë të shkruani çdo fjali të përkthimit.
  4. Mos hezitoni të kontrolloni që referencat janë të sakta dhe të rëndësishme (referencat njihen gjithashtu si burime ose shënime). Lexoni librin, kontrolloni faqen e internetit të lidhur, etj. Nëse nuk jeni të sigurt që referenca është e saktë dhe e rëndësishme, merrni parasysh artikullin ku përdoret referenca, sepse mund të jetë i pasaktë.
  5. Nuk ka problem edhe nëse anashkaloni disa pjesë të artikullit të burimit, veçanërisht nëse ato nuk janë shumë interesante për njerëzit që do ta lexojnë atë në gjuhën shqipe. Për shembull:
    • Disa artikuj enciklopedik në anglisht mund të kenë një seksion që shpjegon etimologjinë e fjalës angleze të titullit të artikullit. Nëse kjo fjalë është plotësisht e ndryshme në shqip, është ndoshta e panevojshme, përveç nëse mendoni se etimologjia e fjalës angleze është interesante për lexuesit.
    • Disa artikuj të Wikipedia-s rreth muzikantëve përfshijnë një pjesë me koncertet e tyre në vendin ku flitet kjo gjuhë. Ndoshta këtë pjesë mund ta anashkaloni.

Përkthimi automatik

Përkthimi automatik mundësohet prej motorrëve të përkthimit si Google, Yandex, Apertium, Matxin dhe Youdao. Motorri i parazgjedhur për ju është Google, por mund të ndryshohet ose mund të mos përdooret asnjë prej tyre duke zgjedhur te kopjoni përmbajtjen origjinale ose te keni paragrafë bosh. Publikimi i artikujve të përkthyer automatikisht nuk është qëllimi i Përkthimit të Përmbajtjes dhe nuk duhet të publikoni artikuj pa modifikime dhe rishikime. Përdoruesit u shfaqen paralajmërime nëse përpiqen të publikojnë përmbajtje të pa përshtatur e cila nëse nuk rrespekton rregullat do të griset nga një administrator.

Akesimi i Përkthimit të Përmbajtjes

Pulti është pika kryesore e hyrjes në ndërfaqen e përkthimit.

Akesimi i Pultit

Ka dy mënyra praktike për të aksesuar pultin e Përkthimit të Përmbajtjes (përveçse të shtypni direkt këtu ):

Mënyra e parë: lëvizni treguesin e miut mbi menunë "Kontributet" në menunë tuaj personale në krye të ekranit. Në nënmenunë që shfaqet, klikoni tek "Përkthimet".

Menuja Kontributet dhe nënmenutë, zgjidhni "Përkthimet"

Mënyra e dytë: klikoni në menunë "Kontributet", dhe pastaj kliko në butonin "Përkthimi" në krye të faqes.

Menuja Kontributet, zgjidhni Përkthimi

Fillimi i një pëkthimi të ri

Po ashtu ka dy mënyra për të filluar një përkthim të ri:

Mënyra e parë:

  • Shtypni butonin + Përkthimi i ri.
  • Zgjidhni gjuhën e burimit, pastaj shtypni titullin e faqes që dëshironi të përktheni.
  • Shtypni Fillo përkthimin për të filluar!
  • Mos harro të vendosësh titullin e artikullit për gjuhën shqipe në panelin e përkthimit.
Përkthimi i Përmbajtjes, zgjedhja e artikullit

Mënyra e dytë: gjeni faqen që dëshironi të përktheni në wikin në gjuhën burimore, dhe klikoni emrin e gjuhës shqipe në listën e lidhjeve ndërgjuhësore në shiritin anësor. (Kjo do të funksionojë vetëm nëse mjeti Përkthimi i Përmbajtjes (apo Content Translation) është i aktivizuar në wikin në gjuhën e burimit.)

Përkthimi i Përmbajtes, aksesi i drejtpërdrejtë me lidhje ndërwiki

Statistika

Referime

  1. ^ "Diskutimi në Wikipedia për aktivizimin e mjetit ContentTranslation për të gjithë përdoruesit". Wikipedia.
  2. ^ "Request for ContentTranslation to be enabled by default on sq.wikipedia" (në anglisht). wikimedia.