Jump to content

Nexhat Libohova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nexhati Libohova)
Nexhat Libohova
Ministër i Financave
Në detyrë
5 tetor 1914 – 26 maj 1915
Paraprirë ngaFilip Noga
Pasuar ngaHaxhi Jusuf Banka
Të dhëna vetjake
U lind më1877
Libohovë, Perandoria Osmane
Vdiq më26 maj 1915
Shkallnuer, Principata e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimikadi, nëpunës

Nexhat efendi Çomo i njohur si Nexhat Libohova (Libohovë, 1877 - Shkallnuer, 26 maj 1915) ka qenë kadiPerandorinë Osmane, ministër i shtetit shqiptar dhe njëherësh ministri i parë i vrarë në historinë e shtetit shqiptar.

U lind në Libohovë më 1877. Kreu shkollën e lartë në Hukúk (Fakulteti i Drejtësisë) në Stamboll më 1904. Punoi si gjyqtar në sistemin e drejtësisë të Perandorisë Osmane në vitet 1904-1913.

Më 1913 u kthye në Shqipëri, ku nisi punë sekretar në kryeministri të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më pas, në kapërcyellin 1913-'14 ishte zëvendësisht prefekt dhe më pas prefekt i Durrësit me të gjitha tagret.[1] Qe në radhën e atyre që u larguan nga Ismail Qemali dhe iu afruan Pleqsisë së DurrësitEsad pashë Toptanit.[2] Me kthimin e Esad Pashës në fuqi pas intrigave që iu bënë në Durrës, caktoi Nexhatin ministër i Financave i kabinetit të tij,[1] ndër të paktit që ngeli me Esad Pashën pas Pleqsisë së Durrësit.[3]

Për shkak të çështjeve të brendshme, abuzimeve me vëniet e drejtësisë,[3] fërkimeve që kishte pasë me ministrin e Punëve të Brendshme Shahin Dino dhe simpative filo-austrohungareze që kishte vetë, kryeministri dha urdhër ta torturonin. U dërgua në Shkallnuer, ku u rrah deri në vdekje.[1]

  1. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 171nb. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 71. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. fq. 10–11. ISBN 978-99943-56-43-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)