Shko te përmbajtja

Patrick Ochs

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Patrick Ochs
Patrick Ochs 2008
Informacioni personal
Emri i plotë Patrick Ochs
Data e lindjes 14 maj 1984 (41 vjeç)
Vendi i lindjes Frankfurt, Gjermani Perëndimore
Gjatësia 1.79 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i djathtë / Anësor i djathtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
VfL Wolfsburg
Numri 2
Karriera me të rinjtë
1989–1991 Germania Enkheim
1991–2002 Eintracht Frankfurt
2002–2003 Bayern Munich
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2003–2004 Bayern Munich II 25 (1)
2004–2011 Eintracht Frankfurt 202 (5)
2011– VfL Wolfsburg 30 (0)
2012–20131899 Hoffenheim (Huazim) 12 (0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006 Gjermania U–21 9 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 14 gusht 2014

Patrick Ochs (lindur më 14 maj 1980) është një futbollist gjerman i cili luan me klubin gjerman VfL WolfsburgBundesligë si mbrojtës i djathtë ose anësor i djathtë.

Ochs shpenzoi dy vite me skuadrën rezervë të Bayern Munich. Pas kësaj, në vitin 2004, ai u transferua te Eintracht Frankfurt ku qëndroi deri në vitin 2011. Gjatë sezonit 2009–10, trajneri i asaj kohe i skuadrës Michael Skibbe ndryshoi pozicionin e Ochs, duke e vendosur nga mbrojtës i djathtë në anësor të djathtë, duke bërë që të ketë më shumë afrimitet me sulmin.

Në sezonin 2011–12, ai u transferua te klubi tjetër gjerman VfL Wolfsburg. Ai firmosi një kontratë katër vjeçare deri në qershor 2015 [1]. Ochs bëri debutimin e tij me klubin më 29 korrik në ndeshjen e raundit të parë të DFB-Pokal kundër RB Leipzig, ku ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta, me Wolfsburg e cila e humbi ndeshjen me rezultatin 3–2 duke u eleminuar nga kupa.[2]

Në janar 2013, në ditën e fundit të merkatos dimërore, Ochs u huazua te 1899 Hoffenheim deri në fund të sezonit 2012–13.[3] Ai luajti 12 ndeshje në ligë deri në fund të sezonit, me Hoffenheim e cila e mbylli sezonin në vendin e 16, duke u kualifikuar për në play-off e rënjes një ligë më poshtë.

Më 11 gusht 2005, ai u thirr nga trajneri Dieter Eilts për të luajtur me kombëtaren U–21, dhe në shtator 2005 luajti ndeshjen e tij të parë kundër Azerbajxhanit U–21. Ochs ishte gjithashtu në listën e lojtarëve që u thirrën për në 2006 Kampionatin Europian U–21. Pasi ishte një zëvëndësim i papërdorur në fitoren 1–0 në ndeshjen e parë kundër Serbisë dhe Malit të Zi,[4] ai bëri debutimin e tij në ndeshjen e dytë kundër Francës U–21 dy ditë më vonë, ku ai luajti në humbjen 3–0.[5] Në ndeshjen e tretë, Gjermania u mposht nga Portugalia U–21 me rezultatin 1–0 duke e mbyllur grupin në vendin e fundit me tre pikë,[6] barabartë me Serbinë & Mali i Zi dhe Portugalnë, por ato kishin golavarazh më të mirë. Ochs e mbylli karrierën e tij me kombëtaren U–21 me nëntë ndeshje të luajtura.

Redaktuar më 14 gusht 2014 [7][8][9][10]

Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
SezoniKlubiLiga NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Gjermani Liga DFB-Pokal Europa Total
2003–04Bayern Munich IIRegionalliga Süd25100--251
2004–05Eintracht Frankfurt2. Bundesliga28121--302
2005–06Bundesliga28041--321
2006–073014060401
2007–0829010--300
2008–0930020--320
2009–1028130--311
2010–1129231--323
2011–12VfL Wolfsburg13010--140
2012–13TSG 1899 Hoffenheim12000--120
2013–14VfL Wolfsburg17020--190
2014–1500000000
Karriera në total 2706223602989
Eintracht Frankfurt
  1. "VfL Wolfsburg-Presseservice: Vier-Jahres-Vertrag für Patrick Ochs". Presseportal.de. 20 maj 2011. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "RB Leipzig vs. Wolfsburg 3–2". Presseportal.de. 29 korrik 2012. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Patrick Ochs verstärkt TSG 1899 Hoffenheim". Achtzehn99.de. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Polanski gets Germany going". UEFA.com. 23 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "France flurry flattens Germany". UEFA.com. 25 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. "Moutinho misery for Germany". UEFA.com. 28 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. "Germany - P. Ochs - Profile with news, career statistics and history". Soccerway.com. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Patrick Ochs - Profile at Scoresway". Scoresway.com. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "Football :: Patrick Ochs". Football Data Base. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. "Patrick Ochs ESPN FC". ESPN FC. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. "Deutlich knapper als erwartet". Fussballdaten.de. 29 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]