Pema e jetës
Pema e jetës është një lloj metafore themelore shumë e rëndësishme mitologjike, teologjike, filozofike dhe shkencore (biologjike dhe gjenealogjike). Ajo është e lidhur ngushtë me konceptin e pemës së diturisë, pemës biologjike, pemës gjenealogjike dhe pemës së shenjtë.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pema e diturisë, që lidhet me qiellin dhe botën e nëndheshme dhe pema e jetës, që lidh të gjitha format e krijimit, janë që të dyja format e pemës botërore ose pemës kozmike. Pemë të ndryshme të jetës rrëfehen në folklor, kulturë dhe fiksion, shpesh në lidhje me pavdekësinë ose pjellorinë. Ato e kishin zanafillën në simbolikën e hershme mitologjike dhe fetare.
Pemët kanë pasur një domethënie kuptimore në shumë prej mitologjive të botës antike prandaj atyre u janë dhënë kuptime të thella dhe të shenjta përgjatë epokave. Qeniet njerëzore, duke vëzhguar rritjen dhe vdekjen e pemëve, pastaj lindjen dhe vdekjen vjetore dhe ringjalljen e gjetheve të tyre, shpesh i kanë parë ato si simbole të fuqishme të rritjes, vdekjes dhe rilindjes. Pemët me gjelbërim të përhershëm, të cilat kryesisht qëndrojnë të gjelbërta gjatë gjithë këtyre cikleve, ndonjëherë konsiderohen simbole të përjetësisë, pavdekësisë ose pjellorisë. Pema e jetës ose pema botërore dhe imazhi i saj gjenden pothuajse në gjitha mitologjitë e botës.
Pema biologjike e jetës si koncept është paraqitur nga Darvini në veprën e tij me titull Origjina e llojeve (1859). Pema e jetës ose pema universale e jetës siq paraqitet nga Darvini është një lloj metafore, modeli dhe mjeti hulumtues (kërkimoro-shkencor) metodologjik i përdorur për të shqyrtuar evolucionin e jetës si dhe për të përshkruar marrëdhëniet midis organizmave, të gjallë dhe atyre të zhdukur.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bimësia
- Botanika
- Pemëtaria
- Pema familjare
- Rrapi i Hipokratit
- Pema e Vitit të Ri
- Pema e Pitagorës
- Rrapi i Mashkullores
- Pema Evropiane e Vitit
- Rrapi i Marashit në Prizren
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Darwin, Charles (1859), On the Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life (në anglisht) (bot. 1st), London: John Murray, ISBN 978-1-4353-9386-8
- Doolittle, W. F.; Bapteste, E. (2007). "Inaugural Article: Pattern pluralism and the Tree of Life hypothesis". Proceedings of the National Academy of Sciences (në anglisht). 104 (7): 2043–2049. Bibcode:2007PNAS..104.2043D. doi:10.1073/pnas.0610699104. PMC 1892968. PMID 17261804.
- Giovino, Mariana (2007). The Assyrian Sacred Tree: A History of Interpretations, page 129. Saint-Paul. ISBN 9783727816024
- Marsella, Elena Maria (1966). The Quest for Eden (në anglisht). New York: Philosophical Library. ISBN 0802210635.
- Mindell, D. P. (3 janar 2013). "The Tree of Life: Metaphor, Model, and Heuristic Device". Systematic Biology (në anglisht). 62 (3): 479–489. doi:10.1093/sysbio/sys115. PMID 23291311.
- Tryggve N. D. Mettinger (2007). The Eden Narrative: A Literary and Religio-historical Study of Genesis 2–3 (në anglisht). Eisenbrauns. fq. 5. ISBN 978-1575061412. Marrë më 10 korrik 2014.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tree of Life Web Project Arkivuar 11 shtator 2012 tek Wayback Machine - explore complete phylogenetic tree interactively
- Tree of Life Evolution Links species on Earth through a shared evolutionary history
- Science journal issue - Issue devoted to the tree of life.
- The Tree of Life by Garrett Neske, The Wolfram Demonstrations Project: "presents an interactive tree of life that allows you to explore the relationships between many different kinds of organisms by allowing you to select an organism and visualize the clade to which it belongs."