Petro Janura
Petro Janura (1911–1983) ishte një personalitet i rëndësishëm i gjuhës, letërsisë, dhe folklorit shqiptar në Jugosllavi nga mesi i viteve '50 deri në vitet '80.[1] Një shkrimtar, gazetar, folklorist, pedagog,[2][3] kritik letrar dhe studiues, ai mbahet mend si themelues i Katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Shkupit, dhe kryeredaktor i revistave me bazë në Shkup si Flaka e vëllazërimit, dhe Jehona.[4]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janura lindi më 25 mars 1911 në Fier, atëherë ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Ai emigroi në Romani në moshë të re ku edhe përfundoj shkollën e mesme. Janura studioi drejtësi në Itali dhe diplomoi në jurisprudencë në Universitetin e Pizës. Në vitin 1941 ai u kthye në Shqipëri (në atë kohë Mbretëria shqiptare nën sundimin e Italisë) ku ai filloj të punojë si gjykatës në Gostivar, e cila së fundmi kishte qenë e përfshirë në shtetin shqiptar.[1][4] Janura mbeti në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore.Nga ai moment ai ishte i angazhuar në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe, kritikës letrare, si dhe gjendjes së përgjithshme të gjuhës shqipe në kuadër të Jugosllavisë, dhe veçanërisht në Republikën e Maqedonisë. Ai ishte gjithashtu një folklorist, duke mbledhur dhe publikuar folklorin e rrallë shqiptar. Si kreu i Katedrës Shqiptare në Universitetin e Shkupit, ai mor pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972 dhe ishte një nga nënshkruesit e rregullave drejtshkrimore të sapoformuara.[4] Janura vdiq më 30 gusht 1983.
Puna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Publikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Naim Frasheri. Vepra, Beograd: Enti për botimin e teksteve i Republikës Socialiste të Serbisë, 1963. OCLC 504735974.
- Ranite iluministički idei kaj Albancite vo Polog, Shkup 1983. OCLC 442193922.
- Migjeni, Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1982. OCLC 440105087.
- Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe, Shkup: Nova Makedonia, 1969. OCLC 50816250.
- Përralla popullore, si koleksionist dhe redaktor, Shkup: Nova Makedonija, 1964.
- O lejlek haxhibek, Shkup: Nova Makedonija, 1968.
- Përmallimi i gyrbetçijve, nga Milisav Antonijevic-Drimkolski, si përkthyes, Prishtinë: Rilindja, 1958.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Zeqirja Neziri (2012), "Dy 100 vjetore: Migjeni ne kendvrojtimin e Petro Janures" (PDF), Journal of Institute Alb-Shkenca, 4: 763–765, ISSN 2073-2244
- ^ Bollettino della Badia Greca di Grottaferrata, Volumes 27-29, Scuola Tipografica Italo-Orientale "S.Nilo", 1973, p.132
- ^ Reuf Bravo; Milan Bogdanović; Rajka Petrovíc (1970), The scientific institutions of the SR of Macedonia, Scientific activities in Yugoslavia; who is who, v. 2, Beograd: Institute for Scientific and Technical Documentation and Information-Center for the Study of Development Policy of Scientifical Activities, fq. 153, OCLC 409586
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Kastriot Myftaraj (30 korrik 2012), Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, Telegraf, fq. 10–11, arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2013, marrë më 6 qershor 2016
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1911
- Vdekje 1983
- Njerëz nga Fieri
- Njerëz nga Vilajeti i Janinës
- Mësues shqiptarë të shekullit XX
- Shqiptarë në Jugosllavi
- Albanologë shqiptarë
- Akademikë shqiptarë
- Folkloristë shqiptarë
- Gazetarë shqiptarë
- Përkthyes nga serbo-kroatishtja në shqip
- Profesorë të Universitetit të Shkupit
- Absolventët e Universitetit të Pizës