Jump to content

Planet X

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Planet X
Informata themelore
PrejardhjaShtetet e Bashkuara të Amerikës Shtetet e Bashkuara
ZhanretMetal fusion
Vitet aktive1999 - 2011
LabeliInsideOut Music
Anëtar/ëtDerek Sherinian
Tony MacAlpine
Virgil Donati
Rufus Philpot
Anëtarët e kaluarBrett Garsed
T. J. Helmerich
Allan Holdsworth
Tom Kennedy
Dave LaRue
Jimmy Johnson
Billy Sheehan
Alex Machacek
Ric Fierabracci
Philip Bynoe
Uebfaqjaxplanetx.com

Planet X është një instrumental rock / progressive metal supergrup, i cili evuloi pas solo albumit të parë të Derek Sherinian, Planet X. Sherinian ka cekur në disa intervista se qëllimi i tij kur e krijoi Planet X ishte që ta krijonte një bend, anëtarët e të cilit "do të luajnë me instrumente në mënyrë aq të përkryer, sa do t'ua fusin frikën në zemër çdo muzikanti". Sherinian e ka quajtur zhanrin e bendit "metal fusion".

Planet X u krijua kur Derek Sherinian vendosi t'i ndiqte dy drejtime. Në njërën anë, ai dëshironte që solo albumet e tij të mëtutjeshme të përfshinin më shumë zhanre muzikore, ndërsa në anën tjetër ai dëshironte që ta krijonte një projekt anësor që do t'i mbetej besnik muzikës së solo albumit të parë Planet X, dhe që do t'i impresiononte anëtarët e tanishëm të bendit Dream Theater. Por pasi vërejti që metabolizmi në mes të tij dhe Virgil Donatit punonte aq mirë, ai vendosi që Planet X ta shndërronte në bend të përhershëm.

Zëri i Planet X rri shumë larg nga këngët që dëgjohen në radio. Virgil Donati njëherë tha, "takti më i huaj muzikor për ne është 4/4". Në çdo kompozim të tyre vërehet ndërrimi i shpeshtë i takteve muzikore. Muzika e tyre është plotësisht instrumentale, përveç disa frazave të folura. Pasi që kompozimi i tyre bazohet në muzikën jazz, shumica e këngëve i kanë pjesët e solove të zgjeruara dhe të ndërprera nga refrenet. Sidoqoftë, në mënyrë zënore ata më së shumti përngjajnë me avant-garde jazz fusion.

Pas albumit të tyre të parë, Universe, ata e inçizuan live albumin Live from Oz gjatë turnesë së tyre në Australi në vitin 2002. Solo albumi i dytë, MoonBabies, u lëshua në fundin e po atij viti. Ky album u miksua dhe u ko-prodhua nga bateristi i famshëm Simon Phillips i cili tha se "Planet X është një bend i cili është duke e luajtur pothuajse të pamundurën". Basistët mysafir që morën pjesë në album ishin Tom Kennedy, Jimmy Johnson, dhe Billy Sheehan.

Planet X ka shkuar në turne në Japoni, Australi, Holandë, Shtete të Bashkuara, Kanadë, Poloni, Bullgari, Romani, Greqi, dhe Armeni.

Në vitin 2004, kitaristi Tony MacAlpine e la bendin për të shkuar në turne me Steve Vai-n. Si zëvendësim erdhi kitaristi Brett Garsed, i cili kishte marrur pjesë edhe në solo albumin e parë të Derek Sherinian. Bashkë me kitaristin e ri, bendi e inçizoi albumin e ri në vitin 2007, Quantum, ku marrin pjesë edhe kitaristi i famshëm Allan Holdsworth, si dhe basistët Jimmy Johnson dhe Rufus Philpot.

Anëtarët aktualë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarët e mëparshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]