Qamil Sijariq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Qamil Sijariq (13 shtator 1913- 6 Dhjetor1989) ishte një shkrimtar boshnjak, me origjinë nga pjesa e Malit të Zi të Sanxhakut. Temat e romaneve të tij janë njerëzit dhe zakonet e rajonit të Bihor ndërsa një nga veprat e tij më të famshme romani Bihorasit i cili është emëruar sipas banorëve të këtij rajoni. Ronmani ka qenë e përkthyer në shumë gjuhë, duke përfshirë shqip, anglisht, rusisht, gjermanisht dhe frengjisht.

Qamil Sijariq ka lindur 13 shtator 1913 në Shipovice në Bijelo Polje, në një familje ku të dy prindërit e tij vdiqën kur ai ishte i vogël. Nënë e tij ishte shqiptare nga fshati Doliq, Peshter, e familjes Kurtaj (Kurtoviq)[1]. Ai përfundoi shkollën fillore në Godijevo të Bijelo Poljes, dhe pastaj nga 1927 në 1935, ai u shkollua në Medresenë e Madhe të mbretin Aleksandr në Shkup nga e cilat, për shka të aktiviteteve politike është përjashtuar. Ai vazhdoi shkolllimin etij në Vranjë ku edhe kishte kryer maturën e shkollës së mesme në vitin 1936 mandej ka studiuar drejtësinë në Beograd. U diplomua në vitin 1940, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu në Sarajevë, Mostar, Bosanska Gradiska dhe Banja Luka. Në Sarajevë kalon në vitin 1947, duke punuar në redaksinë e "Pregled", pastaj në Bordin e Përgjithshëm të Frontit popullor dhe në redaksinë e "Zadrugar". Në seksionin literal të Radio Sarajevës kalon në vitin 1951 dhe mbeti aty deri sa pensionohet në vitin 1983.

Ai ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Ai vdiq më 6 dhjetor 1989.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.youtube.com/watch?v=AKDnMWYx7GE&app=desktop
  2. ^ http://www.camo.ch/camil_sijaric.htm