Qemal bej Vrioni
Qemal bej Vrioni | |
Ministër sekretar shteti i Financave | |
5 prill, 1940 – 3 dhjetor, 1941 | |
Paraardhësi: | Fejzi bej Alizoti |
Pasardhësi: | Shuk Gurakuqi |
Ministër sekretar shteti | |
3 dhjetor, 1941 – 1943 | |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 1884/1885 |
Lindi në: | Fier, Perandoria Osmane |
Vdiq më: | 1952 |
Vdiq në: | Burgu i Burrelit, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia: | Shqiptar |
Profesioni: | ekonomist |
Qemal bej Vrioni (Fier, 1884/1885 - Burgu i Burrelit, 1952) ka qenë deputet dhe ministër i shtetit shqiptar. U dënua me burgim të përjetshëm nga Gjyqi Special i 1945.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind në Fieri, i biri i Galip pashë Vrionit dhe Nasip hanëm Vlorës mes katër motrave dhe vëllait, Izedinit. Familja atërore ishte oxhaku tradicional feudal themeluese e qytetit të Fierit, ndërsa ajo mëmësore ishin qeveritarët shekullorë feudalë të Vlorës.[1] Mbaroi Fakultetin Ekonomik, dega financë në Universitetin e Stambollit.
Më 1918 është delegat i Fierit në Kongresin e Durrësit.[2] Pas Kongresit të Lushnjës, u zgjodh deputet i Beratit ndër të dy zgjedhjet e para.[3] Bënte pjesë në Partinë Përparimtare, ku si kryetar moral ishte Shefqet bej Vërlaci dhe Qemali ishte si këshilltar i tij - sipas kujtimeve të Sejfi Vllamasit - dhe kishte qëndrime konservatore nga mbi temën e zotërimeve tokësore dhe reformës agrare.[4]
Më 1935 dënohet me vdekje në gjyqin politik për Kryengritjen e Fierit. Më pas u amnistua dhe u lirua nga burgu më 1938. U arrestua sërish në prag të pushtimit fashist, si bashkëpunëtor i Giovannii Giro-s, por lirohet me ndërhyrjen e legatës italiane në Tiranë.
Pas pushtimit italian qe anëtar i Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit, pak ditë më pas bën pjesë në dërgatën e kurorës në Itali më 16 prill 1939. Emërohet kryetar i SITA-s në Tiranë, anëtar i Këshillit Administrativ të gazetës "Tomorri" më 1940. Caktohet ministër sekretar shteti i Financave në qeverinë Vërlaci, duke zëvendësuar Fejzi Alizotin.[3] Nga 1942 përkrahu Ballin Kombëtar, së paku duke e bërë shtëpinë e tij në Fier vendtakimi për krerët dhe rininë balliste.[5]
Më 1945 qe në palën e të akuzuarve të Gjyqit Special në kinema "Kosova" në Tiranë, në fillim u dënua me vdekje, por iu mor parasysh fakti që ishte dorëzuar brenda afatit dhe përfitoi nga shkaqet lehtësuese duke iu kthyer dënimi me vdekje në burgim të përjetshëm.[6] Ndërroi jetë në burgun e Burrelit më 1952.[3]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Vlora, Eqrem bej (2003) [1963]. Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. ff. 613nb. ISBN 99927-780-6-7. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. ff. 288–289. ISBN 978-99956-10-04-3. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. ff. 252–253. ISBN 9789994356225. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. ff. 334, 341. ISBN 978-9928-140-54-8. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Ajazi, Beqir (2013). Abaz Kupi largoi Miladin Popoviçin nga Konferenca e Pezës nga "Zërat e mbijetesës" (intervista). Intervistuar nga Nebil Çika. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. ff. 79–90. ISBN 9789928168153. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Radi, Lazër (1997). I pari Gjyq Special në Shqipëri. Tiranë: Reklama. f. 122. OCLC 43258808. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)