Qerim Çelo
Qerim Çelo | |
---|---|
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 12 dhjetor – 24 dhjetor, 1921 | |
Paraprirë nga | Hoxha Kadri |
Pasuar nga | Hysen bej Vrioni |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 korrik 1879 Gjirokastra, Perandoria Osmane |
Vdiq më | gjusht 1959 Tirana, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Arsimimi | Fakulteti i Drejtësisë, Stamboll |
Punësimi | gjyqtar, avokat |
Qerim Çelo (Gjirokastra, 15 korrik 1876 - Tiranë, gusht 1959) ka qenë funksionar (kadi) në sistemin e drejtësisë të Perandorisë Osmane, më pas i Shqipërisë si dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 15 korrik 1876 në Gjirokastër të Vilajetit të Janinës. Më 5 tetor 1901 mbaroi Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Stambollit. Më 1902-1903 shërbeu si prokuror në Përlep, më pas si kryetar i gjykatës së Kolashinit, dega ndëshkimore. Më 1906-1908 kryetar i gjyqit të Adana.
Më 1913 u kthye në Shqipëri dhe në fillim të 1914 u emërua gjyqtar në Shijak gjatë sundimit të Princ Vidit, detyrë që e ndërpreu kur hynë kryengritësit në qytet. Më 1916-1918 me pushtim-administrimin austro-hungarez fillimisht anëtar e më pas kryetar i gjyqit në Elbasan. Më 1918-1920 qe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku pasi mbaroi detyrën qëndroi si avokat.
Më 1921 u emërua ministër i Drejtësisë në qeverinë dymbëdhjetë ditore të Idhomene Kosturitt. Më 1923 ka qenë përfaqësuesi i qeverisë në kongresin mysliman. Më tej punoi si avokat gjer më 1945. Ndërroi jetë në Tiranë në gusht 1946.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 103. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)