Jeruzalemi
Jeruzalemi
| |
---|---|
Nofkat: ″E Shenjta″, ″Qyteti i Paqesë″ ose ″Qyteti i Shenjtë″ | |
Koordinatat: Stampa:WikidataCoord | |
Administruar nga | Izraeli |
Pretenduar nga | Izraeli dhe Palestina |
Distrikti izraelit | Jeruzalemi |
Guvernorati palestinez | Kudsi |
Vendbanimi Burimi Gihon | 3000–2800 BCE |
Qyteti i Davidit | rr. 1000 BCE |
Muret e sotme të qytetit të vjetër u ndërtuan | 1541 |
Ndarja e Jeruzalemit Lindje-Perëndim | 1948 |
Aneksimi izraelit i Jeruzalemit Lindor | 1967 |
Ligji i Jeruzalemit | 1980 |
Qeveria | |
• Lloji | Kryetari–këshilli |
• Trupi | Komuna e Jeruzalemit |
• Kryetari | Moshe Lion (Likud) |
Sipërfaqja | |
• Qytet | 125.156 dunams (125.156 km2 or 48.323 sq mi) |
• Metro | 652.000 dunams (652 km2 or 252 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 754 m (2,474 ft) |
Popullsia (2019) | |
• Qytet | 936.425 |
• Dendësia | 7.500/km2 (1.942/sq mi) |
• Metro | 1.253.900 |
Zona kohore | UTC+02:00 (IST, PST) |
• Verës (DST) | UTC+03:00 (IDT, PDT) |
Kodi postar | 9XXXXXX |
Kodi i zonës | +972-2 |
IZHNJ (2018) | 0.704[2] – high |
Faqja zyrtare | jerusalem.muni.il |
Jeruzalemi (hebraisht ירושלים Jeruschalajim, arabisht القدس al-Quds) është një qytet në Azinë Perëndimore. I vendosur në një pllajë në Malet Judeane midis Mesdheut dhe Detit të Vdekur, ai është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe konsiderohet të jetë një qytet i shenjtë për tre fetë kryesore abrahamike: Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre, pasi Izraeli mban institucionet e tij kryesore qeveritare atje dhe Shteti i Palestinës në fund e parashikon atë si selinë e tij të pushtetit. Për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje, asnjë prej pretendimeve nuk njihet gjerësisht ndërkombëtarisht.[3]
Lagjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vazhdim janë lagjet e Jeruzalemit të listuara:
|
|
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e Jeruzalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jeruzalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.
Jeruzalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jeruzalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Jehudizmit dhe Krishterimit.
Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jeruzalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jeruzalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jeruzalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jeruzalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jeruzalemit është poashtu i diskutueshëm.
Jeruzalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[4] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Jeruzalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë çifutët. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.
Ekziston poashtu një komunitet i vogël i druzëve. Të fesë islame ka synitë, shiitë dhe alevitë. Krishterimit i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.
Edukata
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeruealemi është një qendër e rëndësishme arsimore e Izraelit. Në qytet e kanë selinë ndër të tjera Universiteti Hebraik i Jeruealemit (e themeluar më 1918), Akademia Izraelite (e themeluar më 1959), planetari, Arkiva Qendrore Zioniste, Biblioteka Gulbenkian dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare Çifute.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare e Komunës së Jerusalemit (në hebraisht, arabisht dhe anglisht)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Localities, Population and Density per Sq. Km., by Metropolitan Area and Selected Localities" (në anglisht). Israel Central Bureau of Statistics. 6 shtator 2017. Marrë më 19 shtator 2017.
- ^ Sub-national HDI. "Area Database". hdi.globaldatalab.org (në anglisht). Global Data Lab.
- ^ Smith, William (6 dhjetor 2017). "Donald Trump confirms US will recognise Jerusalem as capital of Israel". The Guardian (në anglisht). Marrë më 13 maj 2017.
- ^ "Censusi i popullsisë" (PDF) (në hebraisht). Ministria e Brendshme e Izraelit. 2013. Marrë më 2015-04-05.