Rrjedh në këngë e ligjërime

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Rrjedh në këngë e ligjërime është këngë e lehtë shqiptare dhe një nga dy këngët që fitoi çmimin e dytë në Festivalin e 19-të të Këngës në RTSH me Vaçe Zelën këngëtare në dhjetor 1980. Muzika u bë nga Feim Ibrahimi ndërsa tekstin e shkruajti Gjok Beci. Më vonë u këndua edhe nga Ilir Shaqiri e Shkurte Fejza (duet), Ramë Lahaj, Rovena Dilo, Gaqo Çako, Alketa Vejsiu e Gëzim Myshketa (duet), Kejsi Tola, Kastriot Tusha, Eugent Bushpepa dhe tjerë.

Teksti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve i përcjell.
E i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.
Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

Ref:
O ku ka si ti, o Shqipëria ime,
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur! (x2)

E i fortë po bien ai terr
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
i përcjell.
E i forte po bjen ai terr,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po mi sjell.
Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Ref:
O ku ka si ti, o Shqipëria ime,
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur! (x2)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]