Rrustem Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrustem Berisha
Ministër i Mbrojtjes
Në detyrë
9 Shtator 2017 – 3 Shkurt 2020
PresidentiHashim Thaçi
KryeministriRamush Haradinaj
Paraprirë ngaHaki Demolli
Pasuar ngaAnton Quni
Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Në detyrë
2014 – 9 Shtator 2017
Të dhëna vetjake
U lind më2 Mars 1965
Doberdoll, Komuna e Pejës, ish–Jugosllavi, (tani Republika e Kosovës)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Fëmijët4
PunësimiPolitikan
Oficer Ushtarak
Shërbimi ushtarak
Dega/shërbimi
Vite shërbimi1984–1991
1991–1995
1998–2015
Beteja/luftra

Rrustem Berisha (i lindur më 2 Mars 1965) është një politikan dhe oficer ushtarak kosovar. Ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Kosovës në kabinetin Haradinaj që nga 9 Shtatori 2017 deri më 3 Shkurt 2020. Gjatë Luftërave të Jugosllavisë, ai luftoi në Luftën Kroate të Pavarësisë dhe në Luftën e Kosovës. Ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë Betejës së Koshares.

Rrustem Berisha e mbaroi shkollën e lartë ushtarake në Sarajevë, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë në vitet 1980–1984. Pas diplomimit në shkollën ushtarake, Rrustem Berisha shërbeu në Ushtrinë Popullore të Jugosllavisë. Rrustem Berisha shërbeu si komandant i togut në qytetin Karlovac në vitet 1984–1985. Nga viti 1985 deri më 1988, Rrustem Berisha shkoi në një shkollë ushtarake në Sarajevë për t'u trajnuar që të bëhet oficer.

Pas diplomimit në Ushtrinë Popullore Jugosllave, Berisha shërbeu si komandant në Delnice, Republika Socialiste e Kroacisë, atëherë pjesë e Jugosllavisë. Nga viti 1998 deri më 1999, Rrustem Berisha ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë kohë ai luftoi në Rrafshin e Dukagjinit, dhe mori pjesë në Betejën e Koshares.

Pas shpërbërjes së UÇK-së, Rrustem Berisha u bashkua me Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK). Nga viti 1999 deri më 2002, ai shërbeu si Shef i Shtabit të Zonës së Dytë Mbrojtëse i TMK-së. Rrustem Berisha drejtoi akademinë ushtarake "Hamëz Jashari" nga viti 2002 deri më 2009. Në vitin 2013, Rrustem Berisha hyri në politikë, duke u bashkuar me partinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së). Në vitin 2014, Berisha fitoi një vend në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më 9 Shtator 2017, Berisha u emërua Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës duke zëvendësuar Haki Demollin.

Si ministër i forcave të sigurisë, Berisha punoi drejtë një bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]