Anton Quni
Anton Quni | |
|---|---|
![]() | |
| Ministër i Mbrojtjes | |
| Në detyrë 3 Shkurt 2020 – 22 Mars 2021 | |
| Presidenti | Hashim Thaçi |
| Kryeministri | Albin Kurti |
| Paraprirë nga | Rrustem Berisha |
| Pasuar nga | Armend Mehaj |
| Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës | |
Titullar | |
| Në detyrë Që nga viti 2010 | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 9 Qershor 1967 Fshaj, Gjakovë, ish–Jugosllavia, (sot Kosova) |
| Nënshtetësia | Shqiptarë |
| Partia politike | Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) |
| Fëmijët | 4 |
| Profesioni | Politikan dhe Oficer Ushtarak |
| Shërbimi ushtarak | |
| Aleanca | |
| Dega/shërbimi | Ushtria Çlirimtare e Kosovës Trupat Mbrojtëse të Kosovës Forca e Sigurisë së Kosovës |
| Vite shërbimi | 1998 – Aktiv |
| Njësia | Brigada e Reagimit të Shpejtë të FSK-së |
| Beteja/luftra | Lufta e Kosovës |
Anton Quni (i lindur më 9 qershor 1967) është politikan shqiptar i Kosovës. Ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Kosovës dhe i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK-së), nga data 3 Shkurt 2020 deri më 22 Mars 2021.[1] Ai ishte edhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) gjatë Betejës së Koshares.[2]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai studioi në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe me notat më të larta u gradua oficer karriere në Ushtrinë Popullore Jugosllave .[2] Me shpërbërjen e Jugosllavisë, ai shkoi të jetonte në Zvicër dhe Kroaci. Kur shpërtheu lufta në Kosovë në vitin 1998, Antoni u largua nga Zvicra për të marrë pjesë. Ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nën komandën e ministrit të luftës, kolonel Ahmet Krasniqi.[2] Me njësinë e tij kreu operacione të suksesshme ushtarake në thyerjen e kufirit jugosllavo-shqiptar, në Koshare. Quni së bashku me komandantët Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahu dhe ushtarë të tjerë morën pjesë në Betejën e Koshares . Që nga viti 2010, Quni është zëri i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Pas luftës ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Nga viti 2010 deri në vitin 2017 ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.[2]
Ai ka qenë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prizrenin nga 9 shtatori 2017 deri më 14 mars 2021.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Turkish, Kosovar officials discuss regional security". www.aa.com.tr. Marrë më 2021-03-12.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 "Anton Quni - Minister of Defence". mod-rks.gov.net. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2020.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
