Jump to content

Beteja e Koshares

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Beteja e Kosharës)
Beteja e Koshares
Pjesë e Luftës së Kosovës

Baza Ushtarake Serbe "Karaulla" në Koshare, e shkatërruar gjatë Luftës së Kosovës
Data9 Prill – 10 Qershor 1999
Vendodhja
Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë
Kufiri Kosovë – Shqipëri
Pasoja

Marrëveshja e Kumanovës

  • Fitore e UÇK-së dhe NATO-s
  • Tërheqja e Ushtrisë Jugosllave me humbje nga Kosharja
  • UÇK-ja e pushtoi Bazën Ushtarake Serbe në Koshare
Palët pjesëmarrëse
  • Ushtria Çlirimtare e Kosovës
  • Ushtria e Shqipërisë
  • NATO
  • Ushtria Jugosllave
  • Mercenarët Rusë
  • Mercenarët Ukrainas
  • Mercenarët Grekë
  • Komandantët dhe udhëheqësit
    Agim Ramadani
    Sali Çekaj
    Anton Quni
    Rrustem Berisha
    Hisen Berisha
    Wesley Clark
    Nebojsha Pavkoviç
    Dragutin Dimçevski
    Vidoje Kovaçeviç
    Dushko Slivançanin
    Dragan Zhivanoviç
    Ljubinko Gjurkoviç
    Njesitë e përfshira
    • Grupi i tretë Operativ GO-3 (më vonë u riemërua në Brigada 138 "Agim Ramadani")
    • Divizioni i Kukësit
    • Legjionet Speciale të NATO-s
    • Divizioni i 82-të Ajror
  • Njësitë e Korpusit të Prishtinës
  • Brigada 549 e Motorizuar
  • Batalioni i 53-të Kufitar
  • Brigada e 125-të e Motorizuar
  • Brigada e 63-të Parashutiste
  • Fuqia ushtarake

    136 luftëtarë (në fillim)
    2,600 luftëtarë (në Maj)

    Artileri dhe Tanke nga Ushtria e Shqipërisë

    Avionë Amerikanë B-52 dhe A-10

    300 ushtarë (në fillim)
    4,000 ushtarë (në Maj)

    • 600 forca shtesë paramilitare Ruse dhe Serbe
    Viktimat dhe humbjet

    114 të vrarë
    423 të plagosur

    • 3 vullnetarë të huaj nga Italia, Franca dhe Algjeria të vrarë në betejë

    108 të vrarë
    500 të plagosur

    1 mercenar rus i vrarë

    • 1 automjet ushtarak i shkatërruar
    • 3 tanke të shkatërruara

    Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së). Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë Bombardimit të RF Jugosllavisë nga NATO. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës.

    Ushtarët e UÇK-së arritën të pushtonin bazën ushtarake serbe në Koshare dhe një numër zonash kufitare përreth pas një breshërie masive artilerie nga Ushtria Shqiptare dhe sulmet ajrore të NATO-s në vendet strategjike të ushtrisë jugosllave. Sulmi u koordinua kryesisht nga ushtria shqiptare, Divizioni i Kukësit nën komandën e gjeneralit Kudusi Lama i cili ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me gjeneralin Wesley Clark. Iniciativat taktike në terren iu besuan komandantëve të UÇK-së që morën pjesë në betejë. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit KosovëShqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

    Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

    Fillimi i Betejës

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    9 – 13 Prill: Ofensiva e UÇK-së

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Më 9 Prill 1999, në orën 05:00 të mëngjesit, filloi një breshëri artilerie nga ana shqiptare e kufirit, në drejtim të bazës ushtarake serbe të Kosharës, e cila ishte e pushtuar nga Ushtria Jugosllave, në atë që u bë një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Kosovës. Ushtarët e UÇK-së sulmuan në 3 drejtime: Drejtimi i parë ishte drejt Rrasës së Koshares, drejtimi i dytë ishte drejt Bazës Ushtarake Serbe "Karaulla" dhe drejtimi i tretë ishte drejt Majës Gllava. Afërsisht 136 ushtarë të UÇK-së arritën në kufi dhe sulmuan pozicionet serbe. Në atë kohë rreth 300 ushtarë serbë të Ushtrisë Jugosllave ishin vendosur në vijën e frontit. Luftimet e përgjakshme zgjatën gjithë ditën. Nga ana e UÇK-së ranë dëshmorë 4 luftëtarë dhe u plagos 1, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 23 ushtarë serbë. Më vonë UÇK-ja e pushtoi Rrasën e Koshares dhe menjëherë filloi të përforcohet. Të nesërmen më 10 Prill, me mbështetje të artilerisë, UÇK-ja arriti që ta pushtojë edhe Majën Gllava dhe filloi ta bombardojë Bazën ushtarake serbe të Koshares, kjo i detyroi ushtarët serbë të largohen nga pozicionet e tyre dhe e braktisën bazën e tyre. Në orën 19:00 të mbrëmjes, ushtarët e UÇK-së arritën që të hynin në bazën ushtarake serbe dhe konfiskuan një sasi të konsiderueshme të armëve dhe mblodhën municionin ushtarak serb, gjithashtu u konfiskuan disa uniforma të Ushtrisë Jugosllave dhe rezerva ushqimore.

    Forcat Serbe u tërhoqën më pas drejt vijës së dytë të mbrojtjes mbi Bazën. Ato pozicione ishin shumë më të lehta për t'u mbrojtur. Të nesërmen, ushtarët rezervistë serbë mbërritën për të lehtësuar Ushtrinë e Parë. Një grup i ushtarëve të UÇK-së arritën që t'a ndërprejnë vijën e komunikimit jugosllav dhe e shkatërruan një automjet ushtarak jugosllav–transportues të blinduar. Gjatë natës, UÇK-ja e sulmoi Ushtrinë Jugosllave në Opijaz, duke u përpjekur të shkatërronte rezistencën e ushtarëve serbë, por me pak sukses. Atë natë ranë disa dëshmorë. Të nesërmen UÇK-ja përsëri i sulmoi pozicionet serbe, dhe arriti që ta thyejë rezistencën e vijës së dytë mbrojtëse të Ushtrisë Jugosllave, duke i shkaktuar humbje të mëdha në ushtarë. Ndërkohë Ushtria Jugosllave arriti që të sjellë Forcat e saj Speciale dhe gjithashtu disa copa artilerie.

    Më 13 Prill, pati përleshje mes Ushtrisë Shqiptare dhe Ushtrisë Jugosllave në kufirin pranë Krumës.

    14 Prill: Kundër-ofensiva Jugosllave ndaj Majës Gllava

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Artileria e Ushtrisë Shqiptare dhe e UÇK-së vazhdoi të granatonte pozicionet e Ushtrisë Jugosllave nga Maja Gllava dhe Rrasa e Koshares. Shtabi i Ushtrisë Jugosllave vendosi të nisë një sulm të papritur ndaj UÇK-së.

    Më 14 Prill, ushtarët serbë sulmuan Majën Gllava. Distanca midis dy llogoreve të armikut nuk ishte më e gjatë se 50 metra. Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta pushtojë Majën Gllava, dhe përsëri u detyrua të tërhiqet me humbje të mëdha. Fronti i Majës Gllava u stabilizua deri në fund të luftës, pa ndonjë ndryshim në vija.

    Gjatë muajit Prill 1999, nuk kishte ndonjë ndryshim në vijat e frontit në Rrasën e Koshares dhe të dyja palët pësuan humbje të mëdha. Shumë ushtarë serbë u vranë nga bombardimet e pandërprera të artilerisë shqiptare, dhe shumë luftëtarë shqiptarë të UÇK-së u vranë në përleshje të shumta me forcat serbe.

    26 – 27 Prill: Sulmi i UÇK-së në Rrasën e Koshares

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Gjatë ditës, komandanti Hisen Berisha ka shkuar me veturë drejt bazës ushtarake serbe të Koshares, për t'u takuar me luftëtarët e UÇK-së. Në muzg, luftëtarët e UÇK-së u ndanë në dy grupe. Luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr në drejtim të forcave serbo–jugosllave, në përpjekje për të tërhequr zjarr nga forcat serbe dhe për të identifikuar pozicionet e tyre. Luftimet e ashpra vazhduan deri në mëngjes, ku UÇK-ja i vrau 47 ushtarë serbë, ndërsa në palën shqiptare të UÇK-së u vranë 7 luftëtarë.

    10 – 11 Maj: Ofensiva Jugosllave në Rrasën e Koshares

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Muaji Maj 1999, filloi me disa sulme të pasuksesshme të Ushtrisë Jugosllave në përpjekje për t'a marrë përsëri bazën ushtarake serbe të Koshares. Sulmet e saj u bënë të pasuksesshme për shkak të zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë shqiptare që synonte pozicionet e tyre. Më 6 Maj, Ushtria Jugosllave kundërsulmoi në Rrasën e Koshares, në një përpjekje për të ndaluar bombardimet e artilerisë shqiptare. Pasoi një përleshje e përgjakshme, por Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta pushtojë as Rrasën e Koshares. Më 10 Maj, Ushtria Jugosllave dërgoi dy tanke të modelit T-55 për të ndihmuar në stabilizimin e ofensivës në Rrasën e Koshares. Kur tanket depërtuan në linjat e UÇK-së, ata përparuan mbi 100 metra në territorin e kontrolluar nga luftëtarët e UÇK-së, por UÇK-ja përsëri arriti që t'a mbante kontrollin e Rrasës së Koshares, falë heroizmit dhe trimërisë së luftëtarëve shqiptarë. Gjatë natës së 11 Majit, avionët e NATO-s hodhën dhjetëra bomba mbi trupat serbe të cilët kishin sulmuar pozicionet e UÇK-së rreth Rrasës së Koshares. Në këto sulme, NATO i vrau 16 ushtarë serbë dhe një oficer dhe i plagosi mbi 40 të tjerë. UÇK-ja e shfrytëzoi rastin për të sulmuar ushtarët serbë në pozicionet e tyre dhe i detyroi ata të ktheheshin mbrapa.

    Maj: Përleshjet përreth fshatit Mërcaj

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Gjatë mesit të muajit Maj, shumë luftime të përgjakshme u zhvilluan në fshatin Mërcaj, të cilat u morën përfundimisht nga Ushtria Jugosllave. Nga ana e UÇK-së pati shumë dëshmorë, por humbjet nga ana e Ushtrisë Jugosllave ishin edhe më të mëdha.

    19 Maj: Sulmi i UÇK-së afër Junikut

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Më 19 Maj, UÇK-ja e sulmoi pozicionin e Forcave Speciale Serbe afër Junikut. Në këtë sulm UÇK-ja i vrau 14 pjesëtarë serbë të Forcave Speciale Serbe pas luftimeve të ashpra, ndërsa ata nuk pësuan asnjë humbje. Një nga të vrarët ishte mercenari rus i njohur me emrin Vitalih Bulakh Gleboviç. Dokumentet e marra nga trupi i Gleboviçit treguan se ai ishte një oficer i Ushtrisë Ruse, ndërsa Moska konfirmoi se ekzistonte një oficer me të njëjtin emër i cili ishte shkarkuar nga Ushtria Ruse për kushtet mjekësore me emrin që UÇK-ja kishte dhënë. UÇK-ja e paraqiti këtë si provë të përfshirjes së rusëve në Luftën e Kosovës dhe i dërgoi një letër të fortë proteste ambasadës ruse në Tiranë, duke i kërkuar 5,000 armë zjarri me municion si shpërblim për kthimin e trupit të Gleboviçit.

    21 Maj: Zjarri miqësor i NATO-s ndaj Karakollit të Koshares

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Më 21 Maj, avionët e NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së, duke vrarë 7 luftëtarë. Kjo ishte tronditja më e madhe për UÇK-në nga gabimi i Aleatit të saj. Gjenerali i NATO-s Wesley Clark kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se kishte ndodhur pa dashje. Gjatë muajit Maj, NATO zhvilloi operacione ajrore kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, disa prej të cilave përfshinin dëmtime kolaterale - vdekje të civilëve.

    Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Federale Jugosllave. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria Jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët rusë e serbë. Veteranët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.

    Luftëtarët e UÇK-së që presin t'i dorëzojnë armët e tyre tek Marinsat Amerikanë, 30 Qershor 1999

    Duke siguruar Postën Kufitare në Koshare, UÇK-ja nuk shpërtheu kurrë nga kjo urë e vogël dhe në fund të fundit ishte e suksesshme në sigurimin e një korridori nga Shqipëria përmes kësaj rruge. Më 26 Maj 1999, shpërtheu Beteja e Pashtrikut ku edhe aty UÇK-ja ishte e suksesshme në pushtimin e Malit të Pashtrikut dhe fshatrave që gjenden përreth tij.

    Lufta e Kosovës zgjati deri më 10 Qershor 1999. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua dhe Ushtria Jugosllave, Paramilitarët serbë dhe Forcat e Policisë u larguan nga Kosova me humbje të mëdha. KFOR-i hyri në Kosovë si forcë paqeruajtëse. UÇK-ja sipas kushteve të Traktatit të Kumanovës, u çarmatos dhe u shpërbë, megjithatë shumë nga luftëtarët e saj u larguan nga Kosova dhe u bashkuan me forcat shqiptare në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

    Në vitin 2005, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj u dekoruan si Heronjtë e Kosovës nga Presidenti Ibrahim Rugova në 6 vjetorin e Betejës së Koshares.

    Një film artistik serb për Betejën e Koshares është vendosur për xhirime në fund të Qershorit të vitit 2020, nga ana e autoriteteve të Serbisë, dhe pritet të lëshohet për shikim në vitin 2023.

    Beteja e Koshares zgjati 67 ditë, e cila mori shumë jetë nga të dyja palët, të UÇK-së dhe Ushtrisë Jugosllave. Nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë shqiptarë, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 108 ushtarë serbë, në mesin e të cilëve u vra edhe mercenari rus Vitalih Bulakh Gleboviç, por përveç këtij besohet se ka edhe më tepër Rusë të vrarë.

    Në mesin e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare, u vranë edhe 2 ushtarë të NATO-s, Francezi Arnold Pierre dhe Italiani Françesko Giuzeppe, poashtu u vra edhe ushtari nga Algjeria Muhamed Murad Ali.

    Nga humbjet e Ushtrisë Jugosllave në Koshare, u konstatua se 92 ushtarë serbë u vranë nga UÇK-ja dhe 16 të tjerë u vranë nga bombardimet e NATO-s, dhe kjo shifër doli se humbjet e Ushtrisë Jugosllave janë me 108 të vrarë. Ushtrisë Jugosllave iu shkatërruan edhe 3 tanke serbe dhe 1 automjet ushtarak. Këtë konstatim e ka vërtetuar edhe Serbia, në dokumentarin serb ku pasqyrohet Beteja e Koshares, i cili u shfaq më 9 prill 2019 në Radio Televizionin e Serbisë, ku protagonistët serbë që kanë shërbyer në Ushtrinë Jugosllave kanë treguar për tmerrin dhe humbjet që ua shkaktoi UÇK-ja, si dhe e kanë pranuar disfatën e Betejës së Koshares.

    Lista e 114 dëshmorëve të UÇK-së të rënë në Betejën e Koshares

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Heronjtë e luftës së UÇK-së që u martirizuan në Betejën e Kosharës janë renditur sipas emrit, emrit të prindit, mbiemrit dhe vendlindjes:

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    1.Agim Hysni Ramadani nga Zhegra – Gjilan

    2.Sali Beqir Çekaj nga Broliqi – Pejë

    3.Abedin Hysen Murtezi nga Mollopolci – Shtimje

    4.Abaz Isuf Thaçi nga Osdrini – Skënderaj

    5.Abush Liman Loku nga Kutlini – Kaçanik

    6.Adem Bajram Selmanaj nga Tropoja – Shqipëri

    7.Afrim Mehmet Krasniqi nga Tërpeza – Malishevë

    8.Afrim Ahmet Stojaku nga Arbana – Prizren

    9.Afrim Bislim Selmanaj nga Savrova – Suharekë

    10.Afrim Xhafer Gashi nga Hajvalia – Prishtinë

    11.Ali Miftar Hasi nga Cermjani – Gjakovë

    12.Ali Daut Ivaja nga Cërnilla – Ferizaj

    13.Ali Sadik Fejzullahu nga Bajgora – Mitrovicë

    14.Arben Skender Jusufi nga Cërrnica – Gjilan

    15.Arsim Rexhep Rexhepi nga Sazlica – Ferizaj

    16.Abdyl Ali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan

    17.Aziz Bajram Gashi nga Balinca – Malishevë

    18.Bashkim Ramadan Jasiqi nga Jasiqi – Deçan

    19.Bashkim Mustafë Idrizi nga Gjakova

    20.Bejtë Azem Kajdomqaj nga Dedaj – Prizren

    21.Bekim Lutfi Thaçi nga Arbana – Prizren

    22.Besim Saqip Rexhepi nga Ferizaji

    23.Besim Ismajl Nuka nga Mitrovica

    24.Besnik Sali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan

    25.Bujar Sali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan

    26.Bexhet Ajet Shabani nga Skenderaji

    27.Burim Ajet Grajqevci nga Prishtina

    28.Bylbyl Hazir Breqani nga Markaj – qyteti Bajram Curri – Shqipëri

    29.Driton Gani Veliu nga Polaci – Skenderaj

    30.Dukagjin Ruzhdi Vula nga Gjakova

    31.Emin Ruzhdi Kryeziu nga Rogana – Dardanë, (ish-Kamenicë)

    32.Zeqir Musli Dardhishta nga Korbaliqi – Kaçanik

    33.Imri Pajazit Curri nga Hani i Elezit

    34.Ernes Nazmi Zariqi nga Prishtina

    35.Fadil Halil Maloku nga Gjocaj – Deçan

    36.Faik Beqir Qabrati nga Pllaneja – Prizren

    37.Fatmir Haki Kërqeli nga Ferizaji

    38.Fatos Muhamet Ademaj nga Katundi i Ri – Pejë

    39.Fatos Shefqet Limani nga Prishtina

    40.Fetah Sylejman Sylejmani nga Opoja – Dragash

    41.Fisnik Bajram Salihu nga Morina – Gjakovë

    42.Fisnik Aledin Ibrahimi nga Beogradi

    43.Fitush Rrustem Kukaj nga Prishtina

    44.Florim Baki Maliqi nga Ferizaji

    45.Françesko Giusseppe Bider nga Biella – Italia

    46.Gazmend Zenel Berisha nga Peja

    47.Genc Mustafë Bytyqi nga Gjakova

    48.Gëzim Haxhi Morina nga Orllati – Gllogovc

    49.Gëzim Sahit Sahiti nga Pojatishta – Ferizaj

    50.Gëzim Rasim Berisha nga Drenasi

    51.Halil Mehmet Bajraktari nga Drenasi

    52.Hamdi Brahim Sheremeti nga Shipoli – Mitrovicë

    53.Hamëz Ali Thaçi nga Xerxa – Rahovec

    54.Harun Nebih Beka nga Gushavci – Mitrovicë

    55.Hasan Salih Qerkini nga Zastoku – Ferizaj

    56.Hasan Latifi nga Kumanova – Maqedonia e Veriut

    57.Hafiz Rasim Tolaj nga Potoqani – Rahovec

    58.Hysni Sylë Temaj nga Kuzhnini – Prizren

    59.Ilir Ahmet Hoxha nga Arbana – Prizren

    60.Ilmi Ismajl Bahtjari nga Blaqi – Dragash

    61.Imer Isak Kryeziu nga Pagarusha – Malishevë

    62.Ismet Esat Mustafa nga Çerkezi – Kumanovë, Maqedonia e Veriut

    63.Izet Ali Beqiraj nga Baballoqi – Deçan

    64.Izet Islam Morina nga Ostrozubi – Malishevë

    65.Januz Mehmet Krasniqi nga Arbana – Prizren

    66.Januz Qazim Zejnullahu nga Skifteraji – Vitia

    67.Jusuf Ibush Hoxha nga Komorani – Drenas

    68.Kasim Ibish Uka nga Ponosheci – Gjakovë

    69.Korab Masar Binxhia nga Gjakova

    70.Kreshnik Avdi Ademaj nga Peja

    71.Leonard Dedë Palucaj nga Klina

    72.Liman Aziz Rekaj nga Prelezi – Ferizaj

    73.Luan Ruzhdi Gashi nga Hoqa e vogël – Rahovec

    74.Lulzim Naim Veselaj nga Reçani – Suharekës

    75.Lutfi Avdush Musiqi nga Vushtrria

    76.Mejdi Avdullah Korrani nga Pozherani – Vitia

    77.Mentor Isa Humolli nga Lupqi – Podujevë

    78.Milazim Sadri Mavraj nga Istogu

    79.Milazim Qazim Shala nga Baballoqi – Deçan

    80.Muharrem Fadil Mehmeti nga Pakashtica – Podujevë

    81.Mujdin Qerim Aliu nga Poroji – Tetovë, Maqedonia e Veriut

    82.Muhamed Murad Ali nga Algjeria

    83.Naim Shefket Orllati nga Brestovci – Rahovec

    84.Nazim Misin Buduri nga Hoqa – Prizren

    85.Nazim Mon Lushaj nga Arbana – Prizren

    86.Nikollë Mhill Dodaj nga Dujaka – Gjakovë

    87.Nijazi Ramiz Rexhepi nga Sllatina e Epërme – Vitia

    88.Paillard Arnold Pierre nga Franca

    89.Ramadan Gani Salihu nga Zastoku – Ferizaj

    90.Ramiz Binak Krasniqi nga Denja – Rahovec

    91.Ramush Ilaz Shatrolli nga Pleshina – Ferizaj

    92.Remzi Danush Xhaferi nga Tanusha – Shkup, Maqedonia e Veriut

    93.Rifat Sokol Qelaj nga Leqina – Skenderaj

    94.Rifat Xhelil Kastrati nga Polluzha – Gllogovc

    95.Rifat Xhafer Goxhuli nga Koliqi – Prishtinë

    96.Rrahman Jetullah Tafa nga Carraleva – Shtimje

    97.Safet Ymer Gjinovci nga Makërmali – Skenderaj

    98.Safet Qemajl Rexhepi nga Zhitia – Viti

    99.Selver Bajram Kryeziu nga Rogana – Dardanë, (ish-Kamenica)

    100.Shaban Fetah Hajzeraj nga Veriqi – Istog

    101.Shabi Faik Kajolli nga Shkupi, Maqedonia e Veriut

    102.Shefqet Fazli Mustafa nga Gllogjani – Deçan

    103.Shpëtim Idriz Bojku nga Peja

    104.Sinan Sahit Thaçi nga Zojzi – Prizren

    105.Sylejman Adem Shala nga Vidishiqi – Mitrovicë

    106.Urim Gani Mehmeti nga Cërrnica – Gjilan

    107.Xhafer Rexhë Thaçi nga Gjakova

    108.Xhemajl Metë Fetahu nga Raushiqi – Pejë

    109.Xhemshir Haziz Islami nga Mikushnica – Skenderaj

    110.Xhevat Qaush Nitaj nga Vokshi – Deçan

    111.Tafil Veli Osmanaj nga Kqiqi – Mitrovicë

    112.Xhafer Haxhi Lipveci nga Gjakova

    113.Xhevdet Rrustem Loshaj nga Carrabregu – Deçan

    114.Zeki Xhevat Shulemaja nga Prishtina

    • Di Giovanni, Janine (2005). Madness Visible: A Memoir of War (në anglisht). Knopf Doubleday Publishing Group. fq. 22. ISBN 9780375724558.
    • Steele, Jonathan (24 maj 1999). "KLA shock at Nato blunder". The Guardian (në anglisht).
    • Çetta, Muhamet (2003). Me UÇK-në në Koshare: nga vija e parë të frontit dhe nëpër Kosovën e pasluftës: 3 (në shqip). Prishtinë: Faik Konica. f. Backcover. Beteja e Kosharës ishte pjesë e mbledhjes së luftës së përgjithshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë dhe zhvillim nga ushtarët e GO-3 (më vonë Brigada 138 "Agim Ramadani" e UÇK-së) për të bërë mirë nga eprorët e tyre profesional dhe kombëtar: Agim Ramadani, Sali Çeku, Rrustem Berisha dhe Anton Quni
    • "Rrëfimi për Kosharen". Telegrafi.com. 9 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2024. Marrë më 23 maj 2018. Brigada 138 në krye me komandantin Agim Ramadani ka arritur ta bëjë ti kufirin me vetëm 136 ushtarë në një njësi të vetes.
    • 5. PLANI HAPATSINOR Zona e Mbrojtur me Interes të Veçantë "Beteja e Koshares"
    • 6. "Pesëmbëdhjetë vjet nga Beteja e Koshares" . Telegrafi. 9 Prill 2014
    • 7. "Një Kronologji e Kosovës - Lufta në Evropë - FRONTLINE - PBS" .
    • Tronditje e UÇK-së në gabimin e NATO-s
    • Kryeministri Mustafa: Bitka kod Kokaare simbol jedinstva i uzvišene žrtve za oslobođenje Kosova
    • "E' morto Giuseppe Bider, papà di Francesco il combattente UCK ucciso in Kosovo". Prima Biella (në italisht). 15 gusht 2020.
    • Muharrem Gashi, Bahri (2006). Kosharja altari i lirisë: dimensionet e luftës së Koshares dhe format e saj. Shtepia Botuese "Faik Konica". ISBN 9951061494.
    • Smiljanić, Spasoje (2009). Agresija NATO: ratno vazduhoplovstvo i protivvazdušna odbrana u odbrani otadžbine (në serbisht). ISBN 978-86-912285-0-7.
    • Nardulli, Bruce; Perry, Walter L.; Pirnie, Bruce R.; Gordin, John IV; McGinn, John G. (2002). Disjointed War: Military Operations in Kosovo, 1999 (në anglisht). Rand Corporation. ISBN 978-0-8330-3231-7.
    • Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. 2015. ISBN 978-1-4438-7668-1.
    • Hockenos, Paul (2003). Homeland Calling: Exile Patriotism & the Balkan Wars (në anglisht). Cornell University Press. ISBN 0-8014-4158-7.

    Linqe të Jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]