Jump to content

Sabiha Gökçen

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sabiha Gökçen
Një foto e Sabiha Gökçen e viteve 1930
Lindi22 mars 1913
Vdiq22 mars 2001 (88 vjet)
KombësiaTurke
ShkollimiAkademia Üsküdar
ProfesioniAviatore, autore dhe folëse
Njohur përPilotja e parë luftarake femër në botë[1]
Bashkëshorti/jaKemal Esiner (1940–1943)
Prind/ërMustafa İzzet Bey dhe Hayriye Hanım
ÇmimetFAI Gold Air Medal

Sabiha Gökçen (22 mars 1913 - 22 mars 2001)[2] ishte një aviatore turke. Ajo ishte pilotja e parë luftarake femër në botë,[3][4] në moshën 23 vjeç.[5] Të tjerë si Marie Marvingt[6][7] dhe Evgeniya Shakhovskaya[8][9][10] i paraprinë asaj si pilote ushtarake në role të tjera, por jo si pilote luftarake dhe pa regjistrim të akademisë ushtarake. Ajo ishte jetime dhe një nga trembëdhjetë fëmijët e adoptuar të Mustafa Kemal Atatürk.

Ajo njihet si pilotja e parë femër luftarake nga Rekordet Botërore Guinness dhe u zgjodh si pilotja e vetme femër për posterin e "20 aviatorëve më të mëdhenj në histori" të botuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara më 1996.

Vajzat e Mustafa Kemal; nga e majta në të djathtë: Zehra Aylin, Rukiye (Erkin) dhe Sabiha (Gökçen).
Nga e majta: Rukiye (Erkin), Sabiha (Gökçen), Afet (İnan) dhe Zehra Aylin.

Sipas burimeve zyrtare turke dhe intervistave me Sabiha Gökçen, ajo ishte e bija e Mustafa Izzet Bej dhe Hayriye Hanım, të dy ishin me origjinë boshnjake.[11] Gjatë vizitës së Atatürk në Bursa më 1925, Sabiha, e cila ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç, kërkoi leje për të biseduar me Atatürk dhe shprehu dëshirën e saj për të studiuar në një shkollë me konvikt. Pasi mësoi historinë e saj dhe për kushtet e saj të mjerueshme të jetesës, Atatürk vendosi ta birësojë dhe i kërkoi vëllait të Sabihas leje që ta çonte në Rezidencën Presidenciale ÇankayaAnkara, ku Sabiha do të jetonte me vajzat e tjera të birësuare të Atatürk, Zehra, Afet dhe Rukiye. Sabiha ndoqi shkollën fillore Çankaya në Ankara dhe Akademinë Amerikane ÜsküdarStamboll.

Në shkurt 2004 një artikull në gazetën Agos, me titull "Sekreti i Sabiha Hatun", përmbante një intervistë me Hripsime Sebilciyan, një ish-banor i Gaziantep, i cili pretendonte se ishte mbesa e Gökçen dhe se vetë Gökçen ishte me origjinë armene.[12] Mustafa Kemal kishte adoptuar edhe Gokçen, e cili ishte në një jetimore menjëherë pas gjenocidit armen.[13] Sipas gjuhëtarit turk-armen Pars Tuğlacı, i cili e konsideroi të rremë pretendimin e Sebilciyanit, Gökçen vetë mësoi për rrënjët e saj armene ndërsa ishte në Ankara, kur anëtarët e familjes së saj kontaktuan me të nga Beiruti.[14] Pretendohet se Gökçen vizitoi të afërmit e saj armenë në Bejrut dhe kishte katër vëllezër, Sarkis, Boğos, Haçik dhe Johanes.[15]

Sidoqoftë, së bashku me burimet turke dhe intervistat me Sabihan, motra e saj e birësuar Ülkü Adatepe, gjithashtu në një intervistë, kundërshtoi këto pretendime dhe përsëriti se Sabihaja dhe të dy prindërit e saj, Mustafa İzzet Bej dhe Hayriye Hanım, ishin me prejardhje boshnjake.[11][16][17]

Pas prezantimit të Ligjit për mbiemrat, Atatürk i dha asaj emrin e familjes Gökçen më 19 dhjetor 1934. 'Gök' do të thotë qiell në turqisht dhe Gökçen do të thotë 'përkatësi ose lidhje me qiellin'. Megjithatë, ajo nuk ishte aviatore në atë kohë,[18][19] dhe vetëm gjashtë muaj më vonë Sabiha zhvilloi pasion për të fluturuar.

Sabiha Gökçen në Athinë, gjatë turneut të saj në Ballkan më 1938.

Atatürk i kushtoi një rëndësi të madhe aviacionit dhe për këtë qëllim mbikëqyri themelimin e Shoqatës Aeronautike Turke më 1925. Ai e mori Sabihan së bashku me të në ceremoninë e hapjes së Shkollës së Fluturimit Türkkuşu (Turkishbird) më 5 maj 1935. Gjatë shout ajror të veloreve dhe parashutistëve të ftuar nga vendet e huaja, ajo u emocionua shumë. Ndërsa Atatürk e pyeti nëse ajo gjithashtu do të dëshironte të bëhej një kërcyese nga qielli, ajo pohoi "po me të vërtetë, jam gati tani". Atatürk udhëzoi Fuat Bulca, drejtuesin e shkollës, që të regjistrohej si praktikante e parë femër. Ajo kishte për qëllim të bëhej një kërcyese nga qeilli, por ajo ishte shumë më e interesuar për të fluturuar, kështu që fitoi licencën e pilotit. Gökçen u dërgua në Rusi, së bashku me shtatë studentë meshkuj, për një kurs të përparuar në pilotimin e velorëve dhe aeroplanit. Sidoqoftë, kur ishte në Moskë, ajo mësoi lajmin se motra e saj Zehra kishte vdekur, dhe me një moral të rrëzuar, ajo u kthye menjëherë në Turqi, duke u izoluar për ca kohë nga aktivitetet shoqërore.

Ndërsa vajzat nuk pranoheshin nga Akademitë e Luftës Turke në ato vite, Sabiha Gökçen u sigurua, me urdhër të Atatürk, me një uniformë të personalizuar, dhe ndoqi një program arsimor special njëmbëdhjetë muajsh në tajaret Mektebi (Shkolla e Aviacionit) në Eskishehri në vitin akademik 1936-1937. Pasi mori patentat e saj të fluturimit (diplomën) ajo u trajnua të bëhej pilote e luftës në Regjimentin e Parë të Avionëve në Eskishehri për gjashtë muaj.

Ajo përmirësoi aftësitë e saj duke fluturuar aeroplanët bombardues dhe luftarakë në Regjimentin e Parë të Avionëve në Bazën Ajrore Eskishehri dhe fitoi përvojë pasi mori pjesë në ushtrimet e Egjeut dhe Thrakës më 1937. Në të njëjtin vit, ajo mori pjesë në operacione ushtarake në rebelimin e Dêrsimit dhe u bë pilotja e parë luftarake e forcave ajrore femër turke. Një raport i Shtabit të Përgjithshëm përmendte "dëmin serioz" që ishte shkaktuar nga bomba e saj 50 kg në një grup pesëdhjetë "banditësh" që iknin[20] dhe asaj iu dha letër vlerësimi. Asaj iu dha gjithashtu Medalja e parë e Shoqatës Aeronautike Turke Murassa për performancën e saj superiore në këtë operacion.[18]

Në vitin 1938, ajo kreu një fluturim pesë-ditor rreth vendeve të Ballkanit me mirënjohje të madhe. Në të njëjtin vit, ajo u emërua "trajnere kryesore" e Shkollës së Fluturimeve Türkkuşu të Shoqatës Aeronautike Turke, ku shërbeu deri në vitin 1954 si instruktore fluturimi[18] dhe u bë anëtare e bordit ekzekutiv të shoqatës. Ajo trajnoi katër aviatore femra, Edibe Subaşı, Yıldız Uçman, Sahavet Karapas dhe Nezihe Viranyalı. Sabiha Gökçen fluturoi nëpër botë për një periudhë prej 28 vjetësh deri në vitin 1964. Libri i saj me titull "Një jetë përgjatë rrugës së Atatürkut" u botua më 1981 nga Shoqata Aeronautike Turke për të përkujtuar 100 vjetorin e lindjes së Atatürk.

Gjatë gjithë karrierës së saj në Forcën Ajrore Turke, Gökçen fluturoi 22 lloje të ndryshme të avionëve për më shumë se 8,000 orë, 32 orë nga të cilat ishin misione aktive luftarake dhe bombarduese.

Gökçen bëri tituj dhe ndezi polemikë, në 2004, kur Hrant Dink, një gazetar me origjinë turko-armene, publikoi një intervistë me një person që pretendonte se ishte mbesa e Sabihas që pretendonte se ajo ishte me origjinë armene. Shumë njerëz e kundërshtuan me të drejtë çështjen, duke përfshirë motrën e saj të birësuar dhe vajzën e fundit të gjallë të Atatürk, Ülkü Adatepe, duke e kundërshtuar këtë gjatë një interviste dhe duke thënë se Sabiha ishte me prejardhje boshnjake.[16][21][22][23] Sipas Adatepes, nëna e Sabihas Hayriye dhe babai Mustafa İzzet ishin boshnjakë etnikë. Nocioni që Gökçen mund të ishte armen shkaktoi polemikë në vend; Shtabi i Përgjithshëm turk tha se debati "tallet me vlerat kombëtare" dhe "nuk ishte i favorshëm për paqen sociale".[24] Hrant Dink, gazetari që shkruajti artikullin, u kritikua, veçanërisht nga kolumnistët e gazetave dhe grupet nacionaliste turke.[25] Një shpërndarje e konsullit amerikan të lëshuar nga WikiLeaks dhe i shkruar nga një zyrtar nga konsullata në Stamboll vërejti se e gjithë çështja "ekspozoi një varg të shëmtuar racizmi në shoqërinë turke". Besohet gjithashtu se afera ishte një nga arsyet që çuan në vrasjen e Hrant Dink në Stamboll në janar 2007.[26][27][28]

Trashëgimia dhe mirënjohjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aeroporti Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll mban emrin e saj.[29]

Ajo njihet si pilotja e parë femër luftarake nga Rekordet Botërore Guinness.

Ajo u zgjodh si pilotja e vetme femër për posterin e "20 aviatorëve më të mëdhenj në histori" botuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara më 1996.[30]

Atë vit, ajo u nderua gjithashtu në Mbledhjen e Shqiponjave të Komandës Ajrore dhe të Kolegjit të Shabit në bazën e Forcave Ajrore Maxwell. Programi inkurajon studimin e historisë së aviacionit duke theksuar kontributet e pionierëve të aviacionit.[4]

Ajo ishte subjekt i një Google Doodle që nderonte ditëlindjen e saj, e cila u shfaq në Turqi më 22 mars 2009. [31]

  1. ^ "First Female Combat Pilot". Guinness World Records Official Web Site (në anglisht). Marrë më 15 maj 2016.
  2. ^ "Sabiha Gökçen Google ana sayfasında" (në turqisht). 22 mars 2009. Marrë më 11 janar 2018.
  3. ^ Mango, Andrew (2000). Atatürk: The Biography of the Founder of Modern Turkey (në anglisht). Overlook Press.
  4. ^ a b "Eagle Biography - Sabiha Gökçen". GoE Foundation (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2018-04-24. Marrë më 2018-04-24.
  5. ^ Naughton, Russell (2014). "Sabiha Gokcen (1913-2001), Pioneer Aviatrix". Hargrave Pioneers of Aviation (në anglisht). Marrë më 17 nëntor 2014.
  6. ^ "1915 - First woman pilot in combat missions as a bomber pilot - Marie Marvingt (France)" (në anglisht). Centennial of Women Pilots. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2015. Marrë më 10 janar 2015. In 1915, Marvingt became the first woman in the world to fly combat missions when she became a volunteer pilot flying bombing missions over German-held territory and she received the Croix de Guerre (Military Cross) for her aerial bombing of a German military base in Metz.
  7. ^ Historic Wings – Online Magazine; Article on Hélène Dutrieu Coupe Femina and Marie Marvingt:, Published on December 21, 2012: http://fly.historicwings.com/2012/12/helene-dutrieux-and-the-coupe-femina Retrieved 10 January 2015.
  8. ^ Lawson, Eric and Jane (1996). The First Air Campaign: August 1914- November 1918 (në anglisht). Da Capo Press. fq. 56. ISBN 0-306-81213-4. Eugenie Shakhovskaya, a 25 year old Russian princess, was the first female fighter pilot in history.[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Women Combat Pilots of WW1" (në anglisht). Monash University. Marrë më 10 janar 2015. Princess Eugenie M. Shakhovskaya was Russia's first woman military pilot. Served with the 1st Field Air Squadron. Unknown if she actually flew any combat missions, and she was ultimately charged with treason and attempting to flee to enemy lines. Sentenced to death by firing squad, sentence commuted to life imprisonment by the Tsar, freed during the Revolution, became chief executioner for Gen. Tchecka and drug addict, shot one of her assistants in a narcotic delirium and was herself shot.
  10. ^ "300 Women who changed the world" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. Marrë më 10 janar 2015. In Russia, Princess Eugenie Shakhovskaya is the first female military pilot. She flies reconnaissance missions.
  11. ^ a b "Ataturk's Daughter was an Armenian". armedia.am (në anglisht). 2 nëntor 2016. Marrë më 17 maj 2017. According to Turkish sources and the interview with Sabiha Gokcen herself, she was born on March 22, 1913 in Bursa. She was the daughter of Mustafa İzzet Bey and Hayriye Hanim who were ethnic Bosniaks
  12. ^ Dink, Hrant (6 shkurt 2004). "Sabiha Hatun'un Sırrı". Agos (në turqisht).
  13. ^ Morris, Chris (1 maj 2014). The New Turkey: The Quiet Revolution On The Edge Of Europe (në anglisht). Granta Publications. ISBN 978-1-78378-031-0.
  14. ^ "Gökçen Ermeni'ydi". Hürriyet (në turqisht). 22 shkurt 2004. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 10 maj 2020.
  15. ^ Bal, Ali (16 prill 2010). "Sabiha Gökçen et la controverse sur ses origines" (në frëngjisht). Turquie News. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 10 maj 2020.
  16. ^ a b Koser, Mutlu (23 shkurt 2004). "İşte soyağacı". Hürriyet (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 13 korrik 2008.
  17. ^ Fatma, Ulgen (1 janar 2010). ""Sabiha Gök̨cen's 80-year-old secret" : Kemalist nation formation and the Ottoman Armenians" (.pdf). eScholarship (në anglisht). Marrë më 18 maj 2017.
  18. ^ a b c "Dünyanın İlk Kadın Savaş Pilotu: Sabiha Gökçen" [Pilotja e parë luftarake femër në botë: Sabiha Gökçen]. Türk Hava Kuvvetleri (në turqisht). 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 17 nëntor 2014.
  19. ^ Atatürk, Kemal (1 janar 1998). Atatürk'ün bütün eserleri [Veprat e Plota të Ataturkut] (në turqisht). Vëll. 27. Kaynak Yayınları. fq. 109. ISBN 978-975-343-235-1.
  20. ^ Hallı, Reşat (1972). Türkiye Cumhuriyetinde Ayaklanmalar (1924–1938) [The Rebellions in the Republic of Turkey, 1924-1938] (në turqisht). T. C. Genelkurmay Baskanlığı Harp Tarihi Dairesi. fq. 382.
  21. ^ Tekin, Hüseyin (28 shkurt 2004). "Sabiha Gökçen tartışmasında kim ne yazdı". Hürriyet (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 13 korrik 2008.
  22. ^ Morgan, Tabitha (29 shkurt 2004). "Turkish heroine's roots spark row". BBC News (në anglisht).
  23. ^ Bureau of Democracy, Human Rights, and Labor (28 shkurt 2005). "2004 Country Report on Human Rights Practices in Turkey". Country Reports on Human Rights Practices (në anglisht). US State Department. Marrë më 25 korrik 2008. In February, the Hurriyet newspaper's publication of a report that Sabiha Gokcen--an adopted daughter of Mustafa Kemal Ataturk, who was the country's first female pilot--was of Armenian descent drew a number of racist public statements. The Turkish General Staff issued a statement criticizing the reports on Gokcen's alleged Armenian ancestry as 'a claim that abuses national values and feelings' while the Turkish Air Association called the report 'an insult' to Gokcen and to Ataturk.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  24. ^ "Turkish heroine's roots spark row" (në anglisht). 29 shkurt 2004. Marrë më 11 janar 2018 – nëpërmjet news.bbc.co.uk.
  25. ^ "Cable reference id: #04ISTANBUL374". web.archive.org (në anglisht). 10 mars 2004. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2013. Marrë më 17 nëntor 2014.
  26. ^ Insel, Ahmet (28 shkurt 2009). ""Bu Hareket Beşeriyet Namına Bir Cinayetti": Ermenilerden Özür Dileme Girişiminin Değerlendirilmesi" (në turqisht). Birikim. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2018. Marrë më 10 maj 2020.
  27. ^ Kemal Cengiz, Orhan (15 janar 2010). "The 'smoke' which killed Hrant Dink" (në anglisht). Zaman. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2014. Marrë më 10 maj 2020.
  28. ^ Göktaş, Kemal (2009). Hrant Dink cinayeti: medya, yargı, devlet (në turqisht) (bot. 1. baskı.). İstanbul: Güncel Yayıncılık. ISBN 978-9944840491.
  29. ^ Munson, Peter J. (2013). War, Welfare & Democracy: Rethinking America's Quest for the End of History (në anglisht). Potomac Books, Inc. ISBN 9781612345406.
  30. ^ TRT documentary on Sabiha GökçenYouTube . See 9m30s in for 1996 USAF poster claim.
  31. ^ "Sabiha Gökçen's Birthday". Google Doodles Archive (në anglisht). 2014. Marrë më 17 nëntor 2014.

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Sabiha Gökçen