Sait Halim Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Said Halim

Saidhalim-1.JPG
Vezir i Madh i Perandorisë Osmane
Në zyrë
12 qershor 1913 – 4 shkurt 1917
Monark Mehmed V
Pasardhësi Mahmud Shevket Pasha
Pasuar nga Talat Pasha
Detaje personale
Lindi 18 janar 1865
Kajro, Hedivati i Egjiptit
Vdiq 6 dhjetor 1921 (56 vjet)
Romë, Mbretëria e Italisë
Nacionaliteti Osman, egjiptian hedivatian
Lidhje Mehmet Ali Pasha (gjysh)

Sait Halim Pasha (Turqishtja osmane: سعيد حليم پاشا‎; Turqisht: Said Halim Paşa; 18 janar 1865 – 6 dhjetor 1921) ishte një burrë shteti osman me origjinë shqiptare toske,[1] i cili shërbeu si vezir i madh i Perandorisë Osmane nga viti 1913 deri më 1917. Ai ishte një nga autorët e gjenocidit armen, dhe më vonë u vra nga Arshavir Shirakian si pjesë e Operacionit Nemesis, një fushatë shpagimi për të vrarë autorët e gjenocidit armen.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Said Halim Pasha ishte djali i Mehmet Ali Pashës, i cili konsiderohet si themeluesi i Egjiptit.

Ai ishte një nga nënshkruesit në aleancën osmano-gjermane. Megjithatë, ai dha dorëheqjen pas incidentit të ndjekjes së Goeben dhe Breslau, një ngjarje që shërbeu për të çimentuar aleancën osmano-gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Pretendohet se Mehmeti V donte një person tek i cili ai besonte si vezir i madh, dhe se ai i kërkoi Said Halimit të qëndronte në postin e tij për aq kohë sa të ishte e mundur. Mandati i Halimit zgjati deri në vitin 1917, i ndërprerë për shkak të përplasjeve të vazhdueshme midis tij dhe Komitetit të Bashkimit dhe Progresit, i cili deri atëherë kontrollonte qeverinë perandorake të Perandorisë Osmane.

Gjatë gjenocidit armen, Said Halim nënshkroi nënshkrimin e tij mbi urdhrat e dëbimit për popullatën armene. Patriarku armen Zaven I Der Jegiajan i bëri thirrje që të pushonte terrori që po kryhej kundër armenëve, të cilit iu përgjigj Said Halim duke pretenduar se raportet e arrestimeve dhe dëbimeve po ekzagjeroheshin shumë. Vetë Der Jegiajan u dëbua më vonë.[2]

Said Halimi u akuzua për tradhti gjatë gjykimeve ushtarake në gjykatë pas Luftës së Parë Botërore në Perandorinë Osmane, pasi ai kishte nënshkrimin e tij nën aleancën osmano-gjermane. Ai u internua më 29 maj 1919 në një burg në Maltë.[3] Ai u lirua nga akuzat dhe u la i lirë në vitin 1921, dhe ai u transferua në Siçili. Ai donte të kthehej në Stamboll, kryeqytetin e Perandorisë Osmane, por kjo kërkesë u refuzua. Ai u vra menjëherë më pas në Romë nga Arshavir Shirakian, një agjent i Federatës Revolucionare Armene, për rolin e tij në gjenocidin armen.[2]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Danişmend (1971), p. 102.
  2. ^ a b Arshavir Shirakian (2013). Arshavir Shiragian - The Legacy: Memoirs of an Armenian Patriot (në anglisht). Përkthyer nga Sonia Shiragian. Watertown, Massachusetts: Hairenik Association.
  3. ^ Sukran Vahide (2005). Islam in Modern Turkey (në anglisht). State University of New York Press.