Kërceni tek përmbajtja

Shefki Kuqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shefki Kuqi
Kuqi duke u bërë gati për të luajtur një ndeshje me Ipswich Town.
Informacioni personal
Emri i plotë Shefki Kuqi
Data e lindjes 10 nëntor 1976 (48 vjeç)
Vëndi i lindjes Vushtrri, Kosovë
Gjatësia 1.88 m (6 ft 2 in) [1]
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
Trepça
KaPa-51
MiKi
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1995–1996 MP 50 (10)
1997–1999 HJK 72 (18)
2000 FC Jokerit 33 (19)
2001–2002 Stockport County 35 (11)
2002–2003 Sheffield Wednesday 64 (19)
2003Ipswich Town (Huazim) 11 (4)
2003–2005 Ipswich Town 79 (30)
2005–2006 Blackburn Rovers 34 (7)
2006–2009 Crystal Palace 78 (17)
2007–2008Fulham (Huazim) 10 (0)
2008Ipswich Town (Huazim) 4 (0)
2009–2010 TuS Koblenz 17 (7)
2010–2011 Swansea City 20 (5)
2010Derby County (Huazim) 12 (2)
2011 Newcastle United 6 (0)
2011–2012 Oldham Athletic 40 (11)
2012–2013 Hibernian 13 (0)
Karriera ndërkombëtare
1999–2010 Finland 62 (8)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 09:17, 19 Maj 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 30 shtator 2009

Shefki Kuqi (i lindur më 10 nëntor, 1976Vushtrri) është futbollist shqiptar nga Kosova por me nënshtetësi finlandeze. Ai luan si sulmues për kombëtaren finlandeze ndërsa në nivel ekipor luan për Crystal Palace të kategorisë së dytë të futbollit në Angli që njihet me emrin Coca-Cola Football League Championship. Kuqi është një futbollist me trup të madh e të fuqishëm dhe vlerësohet më shumë për përkushtimin e tij në fushë sesa për teknikën e tij.

Shefki Kuqi filloi karrierën e tij futbollistike me Mikkelin Kissat pak pas emigrimit të tij në Finlandë. Ai më pas luajti për Mikkelin Palloilijat, HJK Helsinki dhe FC Jokerit në Veikkausliiga të Finlandës. Në vitin 2000 Shefki Kuqi ishte golashënuesi më i mirë në Veikkausliiga dhe më pas kaloi në Angli ku nënshkroi për klubin Stockport County në janar të vitit 2001.

Prej janarit të vitit 2002 deri në shtator të vitit 2003 ai luajti për Sheffield Wednesday dhe më pas kaloi te Ipswich Town ku qëndroi deri në verë të vitit 2005 dhe gjatë kësaj kohe shënoi 32 gola.

Gjatë verës së vitit 2005 ai më në fund kaloi në kategorinë më të lartë të futbollit në Angli, në Premiership, kur nënshkroi për klubin Blackburn Rovers. Kuqi qëndroi një sezonë të plotë në Blackburn dhe shënoi 7 gola në Premiership.

Në gusht të vitit 2006 ai kaloi tek Crystal Palace për një shumë prej 2.5 milionë funta britaneze.

Shefki Kuqi debutoi për kombëtaren e Finlandës në futboll me 18 gusht të vitit 1999 kundër Belgjikës. Deri në nëntor të vitit 2006 Kuqi ka luajtur 42 ndeshje për Finlandën dhe ka shënuar gjithsej 5 gola.

Golat me Kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# Data Vendi Kundërshtari Rezultati Kompedicioni
1. 23 shkurt 2000 Suphachalasai Stadium, Bangkok, Tailand Estonia Estonia 4–2 2000 Kings' Cup
2. 16 gusht 2000 Ullevaal Stadion, Oslo, Norvegji Norvegjia Norvegjia 3–1 Ndeshje Miqësore
3. 1 shtator 2001 Qemal Stafa, Tirana, Shqipëri Albania Shqipëria 2–0 Botërori 2002 – Kualifikueset
4. 22 Maj 2002 Helsinki Olympic Stadium, Helsinki, Finland Letonia Letonia 2–1 Ndeshje Miqësore
5. 9 tetor 2004 Ratina Stadion, Tampere, Finland Armenia Armenia 3–1 Botërori 2006 – Kualifikueset
6. 9 tetor 2004 Ratina Stadion, Tampere, Finland Armenia Armenia 3–1 Botërori 2006 – Kualifikueset
7. 17 nëntor 2007 Helsinki Olympic Stadium, Helsinki, Finland Azerbajxhani Azerbajxhani 2–1 UEFA Euro 2008 – Kualifikueset
8. 28 Mars 2009 Millennium Stadium, Cardiff, Uellsi Uellsi Uellsi 2–0 Botërori 2010 – Kualifikueset
  1. ^ "Premier League Player Profile". Premier League. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2012. Marrë më 16 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]