Jump to content

Të drejtat e njeriut në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Të drejtat e njeriut në Kosovë janë një koncept thelbësor për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Kushtetuta e Kosovës garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndalimin e diskriminimit në çdo formë. Institucionet e Kosovës janë të angazhuara për të siguruar që të gjitha grupet dhe individët të kenë çasje të barabartë në të drejtën për arsim, shëndetësi, punësim dhe drejtësi.[1][2][3]

Kosova është e angazhuar në implementimin e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, siç janë Konventa për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventa për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike. Megjithatë, në praktikë, sfida të ndryshme si papunësia, diskriminimi dhe ndërlikimet e trashëgimisë së pasigurisë ndalojnë përmbushjen e plotë të këtyre të drejtave.

Organizatat ndërkombëtare dhe vendase, si dhe qeveria kosovare, punojnë për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të adresuar këtë situatë. Lufta kundër dhunës ndaj grave, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe përmirësimi i sistemit të drejtësisë mbetet përparësi për autoritetet kosovare. Këto përpjekje synojnë të krijojnë një mjedis të sigurt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, gjinore ose sociale.

Të drejtat e Fëmijëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të drejtat e Pakicave Etnike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një raport të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, theksohet, se veprimet e njëanshme të Prishtinës zyrtare në veri Kosovës kanë cenuar të drejtat e serbëve.[4]

Dëbimi i 6 shtetasve turqë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjashtë shtetas turq, Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan, u arrestuan në mars të vitit 2018 në Kosovë dhe u dëbuan për në Turqi, ku u dënuan me burg.[3] Grupi Punues për Ndalimin Arbitrarë pranë Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, përmes një raporti të publikuar, ka konstatuar se Republika e Kosovës ka bërë shkelje të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut duke i dëbuar ata.[3]

Shkeljet e të drejtave nga institucionet kosovare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përgjimi i paligjshëm i qytetarëve në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën e privatësisë dhe paprekshmërinë e komunikimit, duke ndaluar përgjimin e jashtëligjshëm pa vendim gjyqësor dhe bazë ligjore. Çdo kufizim i këtyre të drejtave lejohet vetëm kur është i përcaktuar me ligj dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e sigurisë ose të drejtave të tjerëve.[5]

Përgjimi i paligjshëm i qytetarëve në Kosovë ka ndodhur në shumë raste ndër vite nga organet e sigurisë, përfshirë përgjime pa urdhër gjykate dhe përgjime jashtë afateve të caktuara nga gjykata. Përgjimet më të shpeshta kanë qenë ato telefonike (celulare), por gjithashtu janë aplikuar edhe masa të tjera të fshehta. Disa nga këto raste përfshijnë:

  • Në vitin 2018, dy policë të Policisë së Kosovës, me kërkesë të një qytetari, kishin përgjduar bashkëshorten e tij dhe ia kishin vënë në dispozicion komunikimet e saj. [6][7] Dy policët u shpallën fajtorë për veprën penale "zbulimi i fshehtësisë zyrtare" dhe ata u dënuan nga gjykata.[6]
  • Prokuroria Speciale e Kosovës përgjonte një inspektor të tatimeve për disa muaj, pa e njoftuar për fatin e përgjimeve siç e kërkon neni 94 i Kodit të Procedurës Penale. [8]
  • Gjykata e shpalli të kundërligjshëm një përgjim të Prokurorisë në rastin kundër ish-sekretarit të KPK-së të asaj kohe, pasi përgjimi ishte bërë pa identifikimin e emrit të personit të përgjuar.[8]
  • Tre persona të akuzuar për fajde u liruan nga aktakuza pasi përgjimet ishin realizuar para se të merrej aktvendimi për fillimin e hetimeve.[8]
  • Provat e mbledhura me përgjime u shpallën të pavlefshme edhe në rastin e një grupi policësh të akuzuar për korrupsion në Mitrovicë, pasi ishin siguruar në kundërshtim me ligjin.[8]

Në këto raste, qytetarëve të Republikës së Kosovës u janë shkelur të drejtat që garantohen nga Kushtetuta, e cila garanton komunikim të sigurt dhe privatësi pa ndërhyrje. Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët. Gjithashtu, këto përgjime të jashtëligjshme kanë ulur besimin tek institucionet e sigurisë.

  1. ^ "Ambasadorja Elvana Shala organizon ngjarjen "Ritmi i Barazisë" në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë". Telegrafi. 2024-12-09. Marrë më 2024-12-09.
  2. ^ Alb (0001-11-30). "Në Kosovë shkelen të drejtat e njeriut". Albinfo. Marrë më 2024-12-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Uka, Xheneta (2020-11-19). "Expulsion des gülenistes : l'ONU estime que le Kosovo a violé les droits de l'homme - Insider". Insajderi (në frëngjisht). Marrë më 2024-12-09.
  4. ^ "Raporti: OKB e shqetësuar për të drejtat e serbëve në Kosovë – DW – 23/11/2024". dw.com. Marrë më 2024-12-09.
  5. ^ "KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS". gzk.rks-gov.net. Marrë më 2024-12-18.
  6. ^ a b Iberdemaj, Blerta (2018-07-04). "Dënohen me burg policët që 'spiunuan' gruan e biznesmenit". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-18.
  7. ^ Berisha, Laurant (2023-10-19). "Çka deklaroi bashkëshortja e biznesmenit i cili kishte kërkuar 'spiunim' të telefonit të gruas nga hetuesit e Policisë". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-18.
  8. ^ a b c d Fazlija, Flaka (2024-09-24). "Përgjimet e kundërligjshme të autoriteteve të Kosovës". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-18.