Shpend Ahmeti
Shpend Ahmeti | |
---|---|
Kryetari i Prishtinës | |
Në detyrë 26 dhjetor 2013 – 7 dhjetor 2021 | |
Zëvendës | Dardan Sejdiu (2014–2017) Selim Pacolli (2017–2021) |
Paraprirë nga | Isa Mustafa |
Pasuar nga | Përparim Rama |
Kryetari Partisë Socialdemokrate | |
Në detyrë 9 maj 2018 – 15 dhjetor 2019 | |
Paraprirë nga | Bajram Kelmendi |
Pasuar nga | Dardan Molliqaj |
Zëvendës i kryetarit të Vetëvendosjes | |
Në detyrë 31 mars 2011 – 7 mars 2018 | |
Kryetari i Partisë Fryma e Re | |
Në detyrë 5 nëntor 2010 – 31 mars 2011 | |
Paraprirë nga | Zyra u themelua |
Pasuar nga | Zyra u shfuqizua |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 18 prill 1978 Prishtinë, Kosovë |
Partia politike | Partia Socialdemokrate e Kosovës (2018–2019) |
Lidhjet e tjera politike | Lëvizja Vetëvendosje (2011–2018) Fryma e Re (2010–2011) |
Bashkëshortja/et | Ardiana Gjinolli-Ahmeti |
Fëmijët | 2 |
Shkollimi | Universitet Amerikan në Bullgari Universiteti i Harvardity (M.P.A.) |
Nënshkrimi | |
Shpend Ali Ahmeti (lindi më 18 prill 1978) është një politikan kosovar që ka shërbyer si kryetar i Prishtinës. Ai ishte kryetari i Partisë Fryma e Re, e cila u shkri në Vetëvendosje në vitin 2011 dhe shërbeu si nënkryetar i tyre. Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve të brendshme ai u largua nga partia në vitin 2018 për t'u bërë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës.[1] Në vitin 2019 ai u bë një politikan i pavarur.[2]
Ahmeti morri pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 për kryetar të Prishtinës, ku në raundin e parë të zgjedhjeve, Ahmeti ishte rreth 8000 vota prapa Isa Mustafës, por në raundin e dytë më 1 dhjetor 2013 ai fitoi me rreth 2500 vota. Mustafa akuzoi Ahmetin për mashtrim.[3] Fitorja e Ahmetit u konfirmua më pas duke i dhënë fund mandatit 15 vjeçar të LDK-së në kryeqytetin e Kosovës.
Në tetor 2017 ai kandidoi sërish për zgjedhjet lokale si kandidat i Vetëvendosjes dhe me sukses arriti të mbajë postin e tij si kryetar i Prishtinës.
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet universitare i ka filluar më 1996 në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG) për ekonomi dhe administrim biznesi, duke u specializuar në ekonomi të aplikuar dhe administrim biznesi. Ka përfunduar studimet master në politika publike më 2004 në Universitetin e Harvardit, duke u specializuar në zhvillimin politik dhe ekonomik.
Gjatë kohës së studimeve në AUBG, Ahmeti ishte senator dhe më pas kryetar i qeverisë studentore atje, si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet.
Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i politikave publike dhe politikave ekonomike ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpend Ahmeti u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës me balotazhin e 1 dhjetorit të vitit 2013 ku ai mori rreth 2500 vota më shumë se paraardhësi i tij Isa Mustafa ndërsa fitoi mandatin e dytë më 2017 poashtu në balotazh.
Gjatë periudhës 2011-2018 ishte nënkryetar i Lëvizja Vetëvendosje, i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm. Ai u tërhoq nga nga Vetëvendosje më 7 mars 2018.
Përveç shqipes, Ahmeti flet edhe gjuhën angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me janar të 2015-ës, Ahmeti është zgjedhur kryetari më i mirë bashkiak në botë për atë muaj sipas Citymayors. Në rubrikën e kësaj organizate "Kryetari i Muajit" për këtë muaj e ka zgjedhur Ahmetin. “Zgjidhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh. Ahmeti e ka rrëzuar nga pushteti një prej liderëve më të mëdhenj të Kosovës, partia e të cilit kishte udhëhequr 14 vite pas luftës. Ahmeti e përfaqëson Vetëvendosjen, një parti politike e formuar në vitin 2005”, shkruan ndër të tjera “CityMayor”.
Ahmeti është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.
Jeta private
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmeti jeton në Prishtinë me bashkëshorten Ardiana Gjinolli dhe dy fëmijëve të tyre, Tean dhe Anrin.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shpend Ahmeti kryetar i PSD-së". Kallxo. Marrë më 10 maj 2018.
- ^ "Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga PSD". Telegrafi. 2019-12-15. Marrë më 2021-01-09.
- ^ "LDK humb Prishtinën, fiton tri qytete tjera të mëdha". Telegrafi. 2 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 2 dhjetor 2013.