Shtëpia e Luleve (mauzoleum)
Shtëpia e Luleve (serbisht: Кућа цвећа, romanizuar: Kuća cveća; kroatisht: Kuća cvijeća; maqedonisht: Куќа на цвеќето; sllovenisht: Hiša cvetja) është vendipushimi i Presidentit të Jugosllavisë Josip Broz Tito (1892–1980) dhe Zonjës së Parë të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë Jovanka Broz (1892–1980). Ndodhet në mjediset e Muzeut të Historisë Jugosllave në Dedinje, Beograd, Serbi.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri Shtëpia e Luleve vjen nga fakti se shumë lule rrethuan varrin derisa u mbyll për publikun pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Sot aty ku kanë qenë lulet ka vetëm gurë të bardhë. Gjatë jetës së Titos quhej nga brenda "dyqani i luleve" kur shërbente si zyra e tij ndihmëse me kopsht të mbuluar.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Shtëpia e Luleve” është ndërtuar në vitin 1975, mbi bazën e një projekti të arkitektit Stjepan Kralj. Është ndërtuar si një kopsht dimëror me hapësira për punë dhe pushim të Josip Brozit me një sipërfaqe prej 902 metrash katrorë pranë rezidencës ku ai banonte. Ai përbëhet nga tre pjesë: ajo qendrore - një kopsht lulesh dhe dy korridore të gjera paralele në anët. Në anën e kundërt të hyrjes është një tarracë e pambuluar me pamje nga Beogradi. Në pjesën qendrore, sipas dëshirës së tij personale, Tito u varros në maj të vitit 1980. Pranë tij në vitin 2013 u varros gruaja e tretë Jovanka Broz.
Ekspozitat e përhershme në "Shtëpia e Luleve" përbëhen nga Stafetë të Rinisë lokale, republikane dhe federale të periudhës pas vitit 1957, prej kur 25 maji u festua si Dita e Rinisë. Përveç kësaj, në muze janë të ekspozuara mesazhe të shkruara që Tito i ka marrë me stafeta, fotografi të njerëzve që mbanin dhe shkëmbejnë shkopinj, bileta dhe programe mitingjesh dhe materiale të tjera të ngjashme.[1]
Për gati një dekadë pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i gjithë kompleksi (varri dhe muzeu përkujtimor) u mbyll për publikun dhe rojet ushtarake u hoqën përgjithmonë. Megjithatë, siti u hap përsëri për turistët dhe për njerëzit që dëshirojnë të bëjnë nderimet e tyre. Vendin e vizitojnë shumë të ftuar, nga e gjithë ish-Jugosllavia, veçanërisht në 25 maj (data zyrtare e lindjes së Titos) - Dita e Rinisë në ish-Jugosllavi. Memoriali thuhet se u vizitua nga më shumë se njëmbëdhjetë mijë njerëz në vitin 2004, dhe midis 1982 dhe 2012, më shumë se 17,000,000 njerëz.[2][3]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Varret e Josip Broz Titos dhe Jovanka Brozit krah për krah
-
Varri i Josip Broz Titos brenda mauzoleut
-
Hyrja kryesore e Shtëpisë së Luleve
-
Rojë nderi i mauzoleumit
-
Brendësia e Shtëpisë së Luleve
-
Muzeu i Shtëpisë së Luleve, me Stafetë të Rinisë në mur
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kuća cveća". Noć muzeja (në serbo-kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2012. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "Titovi poklonici opsedaju Kuću cveća". kurir.rs (në serbo-kroatisht). 4 maj 2012. Marrë më 16 nëntor 2022.
- ^ "Kuću cveća 2004. posetilo 11.000 ljudi". kontrapunkt (në serbo-kroatisht). 17 dhjetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2013. Marrë më 16 nëntor 2022.