Angjelina Araniti: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 21: | Rreshti 21: | ||
[[Kategoria:Vdekje - Shekulli XVI]] |
[[Kategoria:Vdekje - Shekulli XVI]] |
||
[[Kategoria:Vdekje 1520]] |
[[Kategoria:Vdekje 1520]] |
||
[[Kategoria:Shenjtorë shqiptarë]] |
|||
[[Kategoria:Njerëz nga Berati]] |
[[Kategoria:Njerëz nga Berati]] |
Versioni i datës 5 prill 2013 14:09
Shën Angjelina e Arbërisë (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520; shqip: Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës, Shën Angjelina e Arbërisë, serbisht: Angelina Branković, Мати Ангелина, Ангелина Бранковић, Shën Angjelina e Serbisë) ishte një despoteshë e shekullit të XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Branković. Ajo rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunatë e Skënderbeut. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe.
Jeta
Angjelina Arianit Komneni u lind në Berat dhe ishte bija e gjashtë e Gjergj Arianit Komnenit,[1] në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë.[2] Angjelina u martua me udhëheqësin serb Stefan Branković (afro. 1458—1459), të birin e despotit serb Đurađ Branković (afro. 1427—1456).[3][4]
Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.[5] Zonja Angjelina dhe despoti Branković u larguan për në territoret e lidhjes së Lezhës dhe më pas në Itali, kur Despotati serb dhe territoret e Lidhjes u pushtuan nga Perandoria osmane.[5]
Në vitin 1485, me vdekjen e bashkëshortit, dhe shpalljen e të birit, Gjergjit, despot titullar i Despotatit serb në ekzil Angjelina shkoi në Mbretërinë e Hungarisë. Territori i despotatit që nag viti 1459 ishte nën pushtimin osman. Më vonë Angjelina u tërhoq në manastirin Krušedol, në malin Fruška Gora, Syrmia, kue dhe vdiq në fillim të shek. XVI.[5]
Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha ortodokse serbe me emrin Shën Angjelina e Serbisë dhe dita e saj festohet më 30 korrik nga serbët dhe më 10 dhjetor nga Kisha ortodokse shqiptare.[5][3] Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës (serbisht: Житије мајке Ангелине).
Lidhej të jashtme
Referenca
- ^ Musachi, John (1515). "1515". Marrë më 3 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty" (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Lives of the Serbian Saints, by Voyeslav Yanich
- ^ a b St. Angelina of Serbia
- ^ Saint Angelina of Serbia
- ^ a b c d Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. New York University Press. fq. 9. ISBN 0-8147-2214-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)