Eqrem Çabej: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
|||
Rreshti 30: | Rreshti 30: | ||
== Tituj të veprave == |
== Tituj të veprave == |
||
* ''[[Diana dhe Zana]] - 2011 |
* ''[[Diana dhe Zana]]'' - 2011 |
||
* ''[[Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe]]'' |
* ''[[Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe]]'' |
||
* ''[[Hyrje në Indoeuropianistikë]]'' |
* ''[[Hyrje në Indoeuropianistikë]]'' |
||
* ''[[Sonete (Eqrem Çabej)|Sonete]] - 2008 |
* ''[[Sonete (Eqrem Çabej)|Sonete]]'' - 2008 |
||
* '' |
* ''Studime etimologjike në fushë të shqipes'' |
||
** [[Studime etimologjike në fushë të Shqipes I|I]] - 1976; [[Studime etimologjike në fushë të shqipes II|II]]: A-B - 1982; III: C-D - 1987; [[Studime etimologjike në fushë të shqipes IV|IV]]: Dh-J - 1996; [[Studime etimologjike në fushë të shqipes VI|VI]]: N-Rr - 2002; [[Studime_etimologjike_në_fushë_të_shqipes_VII|VII]]: S-Zh - 2006. |
|||
* ''[[Studime etimologjike në fushë të shqipes II]] - 1976 |
|||
* ''[[Hyrja në historinë e gjuhës shqipe]],'' Tiranë 1958 |
* ''[[Hyrja në historinë e gjuhës shqipe]],'' Tiranë 1958 |
||
* ''[[Fonetika historike e shqipes]]'', Tiranë 1968 |
* ''[[Fonetika historike e shqipes]]'', Tiranë 1968 |
Versioni i datës 2 shtator 2015 22:44
Eqrem Çabej | |
Fotoporteti | |
Emri | Eqrem |
Mbiemri | Çabej |
Lindur më | 6 gusht 1908 |
Lindur në | Gjirokastër |
Vdiq më | 13 gusht 1980 |
Vdiq në | Romë |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | albanolog |
Eqrem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980 në Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare.
Biografia
Eqrem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër.
Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqipëtare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqipëtare për arsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.
Universiteti i Gjirokastrës mban emrin "Eqrem Çabej".
Veprimtaria shkencore
Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.
Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
Tituj të veprave
- Diana dhe Zana - 2011
- Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe
- Hyrje në Indoeuropianistikë
- Sonete - 2008
- Studime etimologjike në fushë të shqipes
- Hyrja në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë 1958
- Fonetika historike e shqipes, Tiranë 1968
- Shqipja në Kapërcyell
- Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes
- "Meshari i Gjon Buzukut, Tiranë 1968
- Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)
- Odiseu dhe Konstandini
Mirënjohjet
- Urdhrin "Nderi i Kombit", Shqipëri 10 maj 2003
- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
- Universiteti i Gjirokastrës mban emrin e tij, pra Universiteti Eqerem Çabej