Aqif pashë Elbasani: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Fapaf (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
Fapaf (diskuto | kontribute) →Biografia: lidhje per kryengritjen |
||
Rreshti 27: | Rreshti 27: | ||
Lindi në Elbasan më 1860, i biri i Mustafa pashë Biçakut dhe Shefikat hanëm Alizotit, në oxhakun e Biçakçinjve. Nga e ëma vinte nga një familje e rëndësishme bejlere e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], binte kushëri i parë me [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]]<ref>E. Vlora, ''Kujtime'', Tiranë: IDK, fq. 569. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të lartat në [[Stambolli|Stamboll]]<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|K. Dervishi]], ''[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]'', Tiranë: 55, fq. 90. ISBN 9789994356225</ref>. |
Lindi në Elbasan më 1860, i biri i Mustafa pashë Biçakut dhe Shefikat hanëm Alizotit, në oxhakun e Biçakçinjve. Nga e ëma vinte nga një familje e rëndësishme bejlere e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], binte kushëri i parë me [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]]<ref>E. Vlora, ''Kujtime'', Tiranë: IDK, fq. 569. ISBN 99927-780-6-7</ref>. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të lartat në [[Stambolli|Stamboll]]<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|K. Dervishi]], ''[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]'', Tiranë: 55, fq. 90. ISBN 9789994356225</ref>. |
||
Shërbeu në funksione të larta administrative dhe ushtarake në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]]. Më 1905 me dekret sulltanor emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të [[Sanxhaku i Elbasanit|Sanxhakut të Elbasanit]]. Në vitin 1907 nga sulltan [[Abdyl Hamiti II]] i jepet titulli ''Rumeli Bejlerbej'' për "besnikëri të merituar". Më 1908 me shpalljen e kushtetutës ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të klubit "Bashkimi". Më 1909 mori pjesë në [[Kongresi i Dibrës|Kongresin e Dibrës]]. Më 1910 është ndër kontribuesit e mitingut kundër gërmave arabe që xhonturqit donin t'ua detyronin shqiptarëve. Me fushatat ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës u largua në [[Napoli]], prej ku më 1912 përdori gjithë ndikimin e tij për suksesin e kryengritjes së përgjithshme. |
Shërbeu në funksione të larta administrative dhe ushtarake në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]]. Më 1905 me dekret sulltanor emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të [[Sanxhaku i Elbasanit|Sanxhakut të Elbasanit]]. Në vitin 1907 nga sulltan [[Abdyl Hamiti II]] i jepet titulli ''Rumeli Bejlerbej'' për "besnikëri të merituar". Më 1908 me shpalljen e kushtetutës ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të klubit "Bashkimi". Më 1909 mori pjesë në [[Kongresi i Dibrës|Kongresin e Dibrës]]. Më 1910 është ndër kontribuesit e mitingut kundër gërmave arabe që xhonturqit donin t'ua detyronin shqiptarëve. Me fushatat ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës u largua në [[Napoli]], prej ku më 1912 përdori gjithë ndikimin e tij për suksesin e [[Kryengritja e vitit 1912|kryengritjes së përgjithshme]]. |
||
Në nëntor 1912 delegatët e Elbasanit për në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] ([[Mid'hat bej Frashëri|Frashëri]], [[Shefqet Dajiu|Dajiu]], [[Lef Nosi|Nosi]]) u zgjodhën në shtëpinë e tij. Më 26 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Elbasan. Në prill të 1913 me largimin e trupave serbe nga qyteti, Ismail Qemali e emëroi prefekt të Elbasanit, detyrë të cilën e ushtroi derisa u emërua ministër më 1914. Emërohet ministër i Brendshëm dhe i Luftës në periudhën e [[Princ Vidi|Princ Vidit]]. |
Në nëntor 1912 delegatët e Elbasanit për në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] ([[Mid'hat bej Frashëri|Frashëri]], [[Shefqet Dajiu|Dajiu]], [[Lef Nosi|Nosi]]) u zgjodhën në shtëpinë e tij. Më 26 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Elbasan. Në prill të 1913 me largimin e trupave serbe nga qyteti, Ismail Qemali e emëroi prefekt të Elbasanit, detyrë të cilën e ushtroi derisa u emërua ministër më 1914. Emërohet ministër i Brendshëm dhe i Luftës në periudhën e [[Princ Vidi|Princ Vidit]]. |
Versioni i datës 4 mars 2018 02:04
Stampa:Kutia Politikan Aqif pashë Biçakçiu i njohur nga historiografia më tepër si Aqif pashë Elbasani (Elbasan, 1860 - 10 shkurt, 1926) ka qenë një figurë politike shqiptare.
Biografia
Lindi në Elbasan më 1860, i biri i Mustafa pashë Biçakut dhe Shefikat hanëm Alizotit, në oxhakun e Biçakçinjve. Nga e ëma vinte nga një familje e rëndësishme bejlere e Gjirokastrës, binte kushëri i parë me Esad pashë Toptanin[1]. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të lartat në Stamboll[2].
Shërbeu në funksione të larta administrative dhe ushtarake në Perandorinë Osmane. Më 1905 me dekret sulltanor emërohet anëtar i Këshillit Administrativ të Sanxhakut të Elbasanit. Në vitin 1907 nga sulltan Abdyl Hamiti II i jepet titulli Rumeli Bejlerbej për "besnikëri të merituar". Më 1908 me shpalljen e kushtetutës ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të klubit "Bashkimi". Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës. Më 1910 është ndër kontribuesit e mitingut kundër gërmave arabe që xhonturqit donin t'ua detyronin shqiptarëve. Me fushatat ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës u largua në Napoli, prej ku më 1912 përdori gjithë ndikimin e tij për suksesin e kryengritjes së përgjithshme.
Në nëntor 1912 delegatët e Elbasanit për në Kuvendin e Vlorës (Frashëri, Dajiu, Nosi) u zgjodhën në shtëpinë e tij. Më 26 nëntor 1912 ngriti flamurin kombëtar në Elbasan. Në prill të 1913 me largimin e trupave serbe nga qyteti, Ismail Qemali e emëroi prefekt të Elbasanit, detyrë të cilën e ushtroi derisa u emërua ministër më 1914. Emërohet ministër i Brendshëm dhe i Luftës në periudhën e Princ Vidit.
Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shkoi në Bari[3], ku qëndroi 6 muaj dhe më pas u vendos në Shkodër. Internohet për disa muaj nga malazezët dhe nga rrethanat e krijuara nga zhvillimet e Luftës së Parë Botërore dhe ofensiva austro-hungareze kundër Malit të Zi, u lirua.
Më 1916 bashkë me Ahmet bej Zogollin ishte nismëtar i kongresit të pambajtur të Elbasanit. Më 1920 është kryetari i Kongresit të Lushnjes, ku me vendosjen e rendit të Regjencës, emërohet si një nga anëtarët e Këshillit të Naltë duke përfaqësuar elementin bektashi.
Pas trazirave të dhjetorit 1921 dhe pranverës 1922, emigroi në Vienë, ku formoi "Partinë Kombëtare". Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 zgjidhet deputet i Korçës në Kuvendin Kushtetues.
Ndërroi jetë më 10 shkurt 1926[2].
Trashëgimia politike
Sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati që çoi në vrasjen e Esad pashë Toptanit ishte i shtyrë nga Aqif Pasha, si rival politik i atyre kohëve - dhe paratë për ta financuar u nxorrën nga fondet e Këshillit të Naltë[4]. Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”[5]. Nuk ka mbetur jashtë as nga botimet memuaristike: Sejfi Vllamasi e cilëson si patriot “të flaktë”, por “kokëfortë dhe këmbëngulës deri në fund”[6]. Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të[7].
Në vitet e pluralizmit politik, është ngritur për të një përmendore, e vendosur në njërin prej shesheve publike të Elbasanit[8].
Referencat
Citimet
- ^ E. Vlora, Kujtime, Tiranë: IDK, fq. 569. ISBN 99927-780-6-7
- ^ a b K. Dervishi, Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, fq. 90. ISBN 9789994356225
- ^ Gazeta “Liri i Shqipërisë”, Sofje, 21 janar 1915, f.1, lajmi: Në Shkodër.
- ^ Kastriot Dervishi (2010). Plumba politikës. "55". fq. 46. ISBN 978-99943-56-43-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gazeta Liria Kombëtare, 28 korrik 1926, f. 1
- ^ 19 S. Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë, 1995, f. 136-137
- ^ Gazeta “Zëri i Popullit”, 27 nëntor 1962
- ^ Kotherja 2012, p. 122.
Burimet
- Pavarësia e Elbasanit 1912: (35 firmëtarët), Hyqmet Kotherja, Tirana, Shtëpi Botimi "2 Lindje, 2 Perëndime", 2012, ISBN 9789995606503