Wikipedia:Kuvendi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 72: Rreshti 72:


=== Diskutim ===
=== Diskutim ===
*Jam dakord që [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] të bëhet administrator ndërfaqeje i përhershëm, në mënyrë që të mund të vazhdojë të përmirësojë projektin. – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 5 qershor 2020 13:02 (CEST)

Versioni i datës 5 qershor 2020 13:02

Wikipedia:Kuvendi/Hyrje


Stemat e Kuvendeve

Përshëndetje!

Si faqe me rëndësi, ka qenë në vëmendjen e kahershme timen pasja e një steme të veçantë për faqen e Kuvendit. Pas ca bisedave me @Arjanhalili, një vullnetar në projekt nga Kosova me profesion skicues, krijuam një stemë për të. Stema paraqet dy njerëz shqiptarë, një burrë dhe një grua, të ulur pranë një sofre duke kuvenduar. Ky model mund të shërbejë thjesht si një ide sa për ta nisur e gjithsekush është i mirëpritur të japë nga një sugjerim sado të vogël ose dhe ndryshime rrënjësore duke ndryshuar dhe stilin krejtësisht dhe Arjani do të kujdeset t'i reflektojë në skicë. Do të doja një pjesëmarrje sa më masive në këtë temë duke qenë se nuk para ndodh shpesh të kemi skicues në dispozicion dhe bëhet fjalë për identitetin e një faqeje me rëndësi. Si pjesë e fushatës standardizuese mes projekteve shqipe, stema do të shërbejë për të gjitha kuvendet wiki shqiptare, pra respektivisht 8 versione të ndryshme të saj.

Ju rikujtoj se stema aktuale është thjesht një prerje nga stema zyrtare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Për të rritur pjesëmarrjen në diskutim, po përmend disa vullnetarë me të cilët më ka rënë rasti të ndërveproj më shpesh këto kohë. Jeni të lutur të përmendni të tjerë.

@Euriditi, @Liridon, @Sadsadas, @Berishasinan, @Drenisa, @Shqiperia2000, @Tiimiii, @Βατο, @Qendrimi15, ju lutem, hidhini një sy stemave më poshtë e thoni mendimin tuaj.

- Klein Muçi (diskutimet) 20 maj 2020 16:07 (CEST)[përgjigjuni]

Diskutimi

@Klein Muçi, Pershendetje, eshte mir qe ke marr mundimin per te bere kete modernizim sebashku me @Arjanhalili,. Nga pikpamja ime, do t doja qe femra te kishe pak me shum fytyr femerore. Gjithsesi ideja eshte e mir dhe shqiptare, pozitive, por sikur t behej nje modifikim i vogel te pjesa qe permenda do ishte m bukur. Uroj qe te mos ofendoheni nga kjo qe thash :):)– Sadsadas (diskutimet) 20 maj 2020 19:35 (CEST)[përgjigjuni]

Pershendetje @Sadsadas,, faleminderit shume per komentin. Patjeter qe do ta provoj ta modifikoj fytyren e femres, kur kam filluar ta realizoj sic duket kam mbetur tek mendimi i seriozitet qe ka Kuvendi dhe per ate se per cka do te perdoret, e per kete ndoshta femra na ka dal bajagi e "veshtire" :P. Merendsi eshte qe te jemi ne rregull sa i perket konceptit dhe si eshte realizuar ne pergjithesi, perndryshe @Klein Muçi, me ka ndihmuar shume si fillestar ne Wikipedia, keshtu qe po e shfrytezoj kete koment edhe per te ju thene qe mund te ju ndihmoj edhe ne aspektin vizuel per cfaredo qe keni nevoje ne kete komunitet :)--Arjanhalili (diskutimet) 20 maj 2020 20:45 (CEST)[përgjigjuni]
Të falenderoj shum @Arjanhalili, per kontributin ktu. @Klein Muçi, m ka ndihmuar edhe mua shum ketu, keshtu q kete e kemi te perbashket. Si ide, e thash q eshte shum e mir, veshtje tradicionale, sofra gjithcka e bukur, por syrin ma prishi pak fare ajo q t thash m lart, por edhe sikur te dy te ishin me te rinje ne fytyre dhe mosh, do te ishte perfekt fare. – Sadsadas (diskutimet) 20 maj 2020 20:55 (CEST)[përgjigjuni]
@Sadsadas, @Arjanhalili, ju falenderoj për konsideratën. :) Në fakt ky ishte dhe komenti im fillestar në lidhje me stemën. "Ngrysja" që rrezatojnë personazhet e bëjnë të duket paksa më serioze seç duhet hapësirën e Kuvendit. Është e vërtetë që ne e trajtojmë me respekt si hapësirë dhe mundohemi t'i trajtojmë paksa me solemnitet vendimet që mund të merren këtu. Ama duhet pasur parasysh që mbetet një faqe për diskutime të përgjithshme rreth projekteve wiki dhe fryma e përgjithshme e këtyre projekteve zakonisht lidhet me fjalët "zhvillim, liberalizëm, eufori, rini, entuziazëm" e të tjera fjalë të ngjashme. Nga ana tjetër, duke u përpjekur të përçojmë idenë e "kuvendimit", stema përçon ca mesazhe në krah disi të kundërt me atë frymë dhe ndërlidhet estetikisht me fjalë si "traditë, konservatorizëm, maturi"...
Përveç kësaj, unë kisha dhe një kritikë të dytë. Mbase jam lidhur padashje shumë me stemën aktuale por më duket sikur modeli me dy njerëzit më sipër ngjan më shumë me një fotografi se sa një stemë të mirëfilltë. Ka kaq shumë detaje brenda sa dështon në përçimin e imazhit klasik të një steme. Mbase jam shumë minimalist në shije unë.
Të them të drejtën, u mundova t'i sugjeroja ndonjë ndryshim konkret Arjanit kur e pashë për të adresuar këto dy komentet më sipër. Diskutuam jo të shtonim ngjyra, jo të shtonim njerëzit... Si përfundimr s'ia dola dot të gjeja diçka specifike që mund t'ia thoja për të vënë në jetë ndryshimet që kërkoja të shihja e kështu "u dorëzova" e vendosa ta prezantoj e të pyes për mendime këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 21 maj 2020 00:39 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje! Ju përgëzoj për idenë dhe motivin për të krijuar një stemë kaq TË MADHE. Pasi e pashë edhe diskutimin më sipër, jam i një mendjeje që stema të bëhej me ngjyra, ndoshta edhe të ketë më shumë njerëz, ose meqë me emrin "Kuvendi" e kemi nënkuptuar atë mbledhjen ku tradicionalisht tubohen burrat për të marrë vendime dhe gratë, zakonisht nuk marrin pjesë... të vihen vetëm figura që prezantojnë burra. Por, kjo do të ishte shumë... e padrejtë, të themi. Unë e kuptoj qëllimin e mirë të emrit "Kuvendi", se fundja është vendi ku kuvendohet, ku diskutohet pa dallim gjinie, ose ndonjë dallim tjetër.

Në ditët e sotme, me fjalën "kuvend", nënkuptohet institucioni shtetëror ku po ashtu bëhen diskutime në lidhje me vendimet që duhet t'i ndërmarrë shteti në atë rast dhe, njëlloj sikur këtu, në diskutim merr pjesë, në masë të madhe, edhe gjinia femërore, andaj do të ishte e padrejtë. Në gjuhët e tjera për këtë "vend" kanë përdorur terma si: "Bari", "Salloni", "Kafeteria", ose diçka të këtij tipi, domethënë diçka më të butë, se sado serioze të duket marrja e vendimeve këtu, siç tha edhe @Klein Muçi, aty bëhen diskutime të zakonshme, të përgjithshme. Sidoqoftë, përveçse fytyrat e tyre duken kaq shumë serioze, sikur po flasin për të marrë hak për dikë të vrarë apo ku ta di unë, që është tipike shqiptare, figurat duhet të përfaqësojnë më shumë të rinjtë.

Unë do të thosha, të paraqiteshin disa të rinj, meshkuj dhe femra, me veshje tradicionale, me një sofër përpara, tamam sikur te kjo stema që po propozohet; të jetë me ngjyra dhe... asgjë më shumë. – Berishasinan (diskutimet) 21 maj 2020 13:13 (CEST)[përgjigjuni]

Përshëndetje! Është punim shumë i bukur @Arjanhalili, @Klein Muçi,. Edhe unë mendoj se duhet të ketë më shumë njerëz, mundësisht me veshje tradicionale të ndryshme edhe me ngjyra. Ju falenderoj për përpjekjen. – Βατο (diskutimet) 21 maj 2020 18:57 (CEST)[përgjigjuni]
Faleminderit shume per komentet. E kam te kjarte kerkesen dhe sa te mbaroj disa projekte te mia qe kam nisur me heret, do te ulem e ti realizoj keto qe kemi diskuatuar. Ndegjohemi--Arjanhalili (diskutimet) 31 maj 2020 00:07 (CEST)[përgjigjuni]
Shume ide e mire kjo. Une do shtoja, gjithmone nqs eshte e mundur dhe pa lodhje te madhe, ngjyra dhe fytyrat do ti beja me te qeshura. Ktrimi991 (diskutimet) 31 maj 2020 15:22 (CEST)[përgjigjuni]
@Arjanhalili, hidhi një sy "Kuvendeve" të tjera në gjuhë të tjera që të krijosh një ide pak a shumë më të qartë për atmosferën që ekziston në këto lloj faqesh. I gjen te lidhjet majtas. Mund të të shërbejnë si frymëzim. :) - Klein Muçi (diskutimet) 31 maj 2020 21:38 (CEST)[përgjigjuni]

Administrator ndërfaqeje

Përshëndetje! :)

Dje më ka mbaruar mandati si administrator ndërfaqeje pas 1 viti me atë privilegj. Për të gjithë ata që s'e dinë, e thënë shkurt, administratori i ndërfaqes është një privilegj disi teknik që lejon redaktimin e faqeve Javascript. Praktikisht krijojnë e ndryshojnë veglat (gadgets) e zgjatimet (extensions). Përveç sjelljes së disa veglave të ndryshme, puna ime kryesore në atë drejtim ka qenë përshtatja e zgjatimit "WikiLove". Nëse e shihni të udhës, do të kërkoja të bëhesha i përhershëm si me privilegjet e administratorit të zakonshëm (ose të paktën të vazhdoja të isha i përkohshëm).

Si në rastin e administratorit të zakonshëm, do ta vlerësoja nëse do të thonit mendimin tuaj, qoftë dhe negativ, për punën time në lidhje me veglat e zgjatimet te nëndarja e mëposhtme.

Ju faleminderit! - Klein Muçi (diskutimet) 3 qershor 2020 13:37 (CEST)[përgjigjuni]

Diskutim