Jump to content

Sunneti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Synet)

Sunneti ose Syneti (ar. سنة; sunnah) është korpusi i zakoneve tradicionale shoqërore dhe ligjore i bashkësisë islame,[1] që së bashku me Kuranin dhe Hadithet përbën një nga burimet e së drejtës islame, Sheriatit. Ky korpus zakonor është i bazuar tek hadithet: mësimet, bëmat, thëniet, lejimet (apo moslejimet) në heshtje të Muhammedit, profetit të Islamit - përcjellur gojarisht nga sahabët e tij.[2][3] Sunneti përkufizohet gjithashtu si "udhë, rrugë, mënyrë të jetuarit"; "të gjitha hadithet dhe sunnetet" e pejgamberit që janë shndërruar në "mësime për t'u ndjekur" nga muslimanët.[4]

Në periudhën para-Islame fjala sunnah përdorej me kuptimin "mënyrë të vepruari", qoftë keq apo mirë. Gjatë periudhës së hershme të Islamit, fjala përdorej për të diktuar çdo të mirë pararendëse që kishin bërë njerëzit në të kaluarën, përfshirë profetin e Islamit Muhammedin. Me ndikimin e esh-Shafiiut, i cili argumentoi përparësinë e shembujve të Muhammedit siç qenë regjistruar ndër hadithe ndaj shembujve të autoriteteve të tjera, termi al-sunnah erdhi duke u njëjtësuar me sunnetin e Muhammedit.[5]

Sunneti i Muhammedit përfshin fjalët e tij specifike (Sunnah Qawliyyah), zakoneve, praktikave (Sunnah Fiiliyyah), dhe pohimeve të heshtura (Sunnah Taqririyyah).[6] Sipas besojmës muslimane, Muhammedi përbën shëmbullin më të mirë për muslimanët,[7] dhe praktikat e tij duhet të ndiqen në mënyrë që të përmbushen urdhërimet hyjnore, për të kryer ritet fetare dhe për të mbrujtur jetën në përkim me vullnetin e Zotit. Për të ngritur këto praktika, sipas Kuranit, qe pjesë e përgjegjësisë së Muhammedit si i dërguar i Zotit.[8][9]

Etimologjia dhe përdorimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sunnah (سنة, shumësi سنن sunan) është një fjalë arabe që vjen nga folja rrënjë treshkronjore س ن ن (sīn nūn nūn; s-n-n), me të cilën arabët përshkruajnë rrjedhën e vazhdueshme dhe të shtruar të ujit; ujët aq shtruar rrjedh saqë duket si një e tërë e bashkëngjitur, e njëtrajtshme. Kuptimi i fjalëpërfjaltë përdorej nga arabët për të përshkruar një shteg të pastër ose për të mëtuar një zakon dokësor, ose një sifat tashmë të caktuar, qoftë i mirë apo i keq; sifat ky që mund të jetë caktuar nga një individ apo një bashkësi.

E kundërta e sunnah është bid'ah (përmes osmanishtes në shqip bidat, risi), që karakterizohet si i paprecedent dhe pa lidhje vijimësie me të shkuarën. Azhariu çmonte sunnah si vetëm shtegun e duhur, andaj edhe termi ahl al-sunnah për ata që ndjekin Sunnah-në siç duhet. Do të thotë gjithashtu "shtegu i shkelur" dhe përdorej në periudhën para-islamike nga arabët për të mëtuar takëmin e sjelljeve të paracaktuar nga të parët e fisit.[10]

Së moçmi në shqip sunnetli u thonin përshkuesve të udhës së drejtë, në kuptimin e traditës islame.

Llojet e Sunnetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llojet e sunneti në të drejtën e Sheriatit janë tri llojesh:

  1. Lloji i parë është sunneti i cili ka norma të ngjashme dhe përputhet me burimin e parë të së drejtë së Sheriati, pa shtuar as munguar asgjë në norma, ligje etj, shembulli i tillë është urdhërimi për agjërim, që në të njëjtën mënyrë e gjejmë edhe në Kur’an.
  2. Lloji i dytë është sunneti i cili komenton-sqaron normat, dispozitat, ligjet, urdhëresat, ndalesat etj, të burimit të parë të së drejtës së Sheriatit (Kur’anit) që janë të pa detajizuara, e që nuk mund të kuptohen pa sqarimin e sunnetit, shembull për këtë kemi: pastrimi i tërësishëm i trupit pas marrëdhënieve intime, mënyra e të falurit, tatimi vjetor, etj.
  3. Lloji i tretë është sunneti i cili paraqet ndonjë dispozitë, normë, ligj, urdhër,ndalesë etj. që nuk e ka cekur Kur’ani, por që e ka aplikuar dhe sqaruar Pejgamberi. Shembull për këtë kemi, ndalesën e veshjes së mëndafshit për meshkuj, ndalimi i bartjes së arit për meshkuj, etj.

Sa i përket fjalëve të Profetit ato në gj. Arabe quhen “Hadithe”, dhe këto hadithe kanë disa kategori, por ne do t’i përmendim vetëm disa më esenciale duke mos u zhytur shumë në këto terminologji, ngase ka disa shkenca të posaçme në të drejtën e Sheriatit për studimin e mirëfilltë të burimit të dytë të së drejtës së Sheriatit, kategoria e parë: janë Hadithet e vleftëshme që lejohet të mbështetemi për bazë ligjore dhe kategoria e dytë : janë ato hadithe të pavlefshme të tjetërsuara të bastarduara që nuk lejohet kurrsesi të punojmë me të për t’i marrë si bazë ligjore.

  1. Kategoria që lejohet të punohet janë sipas këtij klasifikimi:
  1. Kategoria e dytë që nuk lejohet janë sipas këtij klasifikimi:
  1. ^ Afsaruddin, Asma. "Sunnah". Encyclopedia Britannica. Marrë më 21 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sunnah në britannica.com". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hameed, Shahul (24 nëntor 2014). "Why Hadith is Important". onislam.net. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2015. Marrë më 2 shtator 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Qazi, M.A.; El-Dabbas, Maohammed Sa'id (1979). A Concise Dictionary of Islamic Terms. Lahore, Pakistan: Kazi Publications. fq. 65. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Juynboll, G.H.A. (1997). "Sunna". përmbledhur nga P. Bearman, Th. Bianquis, C.E. Bosworth, E. van Donzel, W.P. Heinrichs (red.). Encyclopaedia of Islam. Vëll. 9 (bot. 2nd). Brill. fq. 878–879. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja)
  6. ^ Nasr, Seyyed H. "Sunnah and Hadith". World Spirituality: An Encyclopedia History of the Religious Quest. 19 vols. New York: Crossroad Swag. 97–109.
  7. ^ Islahi, Amin Ahsan (1989). "Difference between Hadith and Sunnah". Mabadi Tadabbur i Hadith (translated as: Fundamentals of Hadith Intrepretation) (në urduisht). Lahore: Al-Mawrid. Marrë më 1 qershor 2011.
  8. ^ Kurani 3:164.
  9. ^ Kurani 33:21.
  10. ^ Kayadibi, Saim (2010). Istihsan: The Doctrine of Juristic Preference in Islamic Law. The Other Press. fq. 16–17. ISBN 9789675062476. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)