Targat e automjeteve të Bashkimit Evropian
Appearance
Targat e automjeteve të Bashkimit Evropian ose targat e automjeteve të sheteve anëtare të BEsë, janë të bazuara në një format të përbashkët:
- ato kanë një shirit blu në të majtë të targës, në të cilin ndodhet flamuri i BE me 12 yje dhe sigla ndërkombëtare në të cilin automjeti është regjistruar.
- kanë një format standart si ato të cilat kanë fushë të bardhë, si ato të cilat janë me fushë të verdhë, gërmat i kanë në ngjyrë të zezë. Targat me fushë të verdhë përdoren në, Holandë, Luksemburg, Britani e Madhe edhe (Francë deri në vitin 2009), përdorin targa të verdha vetëm atë të pasme, ndërsa ato përpara janë të bardha. Luksemburgu, Britania e Madhe edhe Franca përdorin gjithashtu targa plastike, ndryshe nga vëndet e tjera të BE të cilat përdorin targa metalike.
Përpara se targat të kishin një format të përbashkët, automjetet që udhëtonin në shtete të huaja duhet të kishin në pjesën e pasme të autmojetit shenjën ovale me siglën ndërkombëtare të shtetit përkatës. Por tani nuk është më e nevojshme me formatin e ri të targave.
Sistemi i kodeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Suedia, Finlanda, Lituania dhe Belgjika përdorin kombinacionin e tre gërmave dhe tre shifrave (Belgjika përdor gërma me ngjyrë të kuqe ne fushë të bardhë).
- Danimarka përdor kombinacionin e dy gërmave dhe pesë shifrave, janë të ngjashme me targat e Norvegjisë shtet jo anëtar i BE, por targat daneze kanë një kontur të kuq, dhe me ligj shtetet përkatëse duhet të vendosin siglat ndërkombëtare.
- Franca që prej vitit 2009 përdor një format të ri targash shembull AA 123 AA i ngashëm me atë të Italisë e cila e përdor që prej vitit 1994.
- Shqipëria megjithëse nuk është shtet anëtar i BE, i ka formatizuar targat me sistemin e BE-së dhe prej janarit 2011 përdor formatin e ri të targave të ngjashëm me atë francez e italian.
Lista e targave të BE-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shteti | Iniciale | Shembull |
---|---|---|
Austria | A | |
Belgjika | B | |
Bullgaria | BG | |
Qipro | CY | |
Republika Çeke | CZ | |
Danimarka | DK | |
Estonia | EST | |
Finlanda | FIN | |
Franca | F | |
Gjermania | D | |
Greqia | GR | |
Hungaria | H | |
Irlanda | IRL | |
Italia | I | |
Letonia | LV | |
Lituania | LT | |
Luksemburgu | L | |
Malta | M | |
Holanda | NL | |
Polonia | PL | |
Portugalia | P | |
Rumania | RO | |
Sllovakia | SK | |
Sllovenia | SLO | |
Spanja | E | |
Suedia | S |
Targa alternative Britania e Madhe | Iniciale | Shembull |
---|---|---|
Britania e Madhe | UK | |
Gjibraltari | GBZ | |
Anglia | ENG | |
Skocia | SCO | |
Uellsi | CYM | |
Irlanda Veriore | GB |